Intervistë – ALSE synon listimin e Obligacionit të parë Korporativ në fund të vitit

TIRANA (Shqipëri), Korrik 27 (SeeNews) – Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, bursa e parë private e titujve në vend, në të cilën janë tregtuar vetëm tituj qeveritarë, shpreson që të shohë në fund të vitit listimin e parë të Obligacionit korporativ, u shpreh për SeeNews drejtori ekzekutiv Artan Gjergji.

Bursa ALSE ka kryer disa ndryshime në rregulloret e saj për të lejuar tregtimin e titujve të emetuar me ofertë private në platformën e bursës, me shpresën e krijimit të mundësisë se emetimit në periudhën Shtator-Tetor, u shpres Z. Gergji për SeeNews gjatë një eventi javën e shkuar ku u lançua një platformë online lidhur me publikimin e të dhenave ditore nga fondet e investimit dhe pensioneve vendas.

“Ne e shohim platformën e re si hapin e parë në tërheqjen e më shumë investitorëve, krijimin e besimit, rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e transparencës”, u shpreh z. Gjergji.
“Shpresojmë që në vjeshtë arkitektura që mbulon shërbimet e pas-tregtimit për tregun e titujve vendas do të jetë gati”, shtoi ai.

Bursa ALSE është licensuar në Korrik 2017 si bursa e pare e titujve në vend. Që nga fillimi i funksionimit në Shkurt 2018, vetëm titujt e qeverisë janë tregtuar në bursë për arsye se ka munguar infrastuktura, u shpreh z. Gjergji.

“Pavarësisht ekzistencës së AFISaR, depozitarit të titujve të borxhit të qeverisë të administruar nga banka qëndrore, ne na ka munguar një depozitar qëndror për titujt e biznesit. Tashmë depozitari qëndor i quajtur Rregjistrari Shqiptar i Titujve (ALREG) është licencuar si nga rregullatori financiar ashtu dhe nga banka qëndrore si sistemi i shlyerjes së titujve. Aktualisht ALREG është duke kryer integrimin e sistemit të tij me sistemin RTGS të bankës qëndrore”, u shpreh z. Gjergji. “Sapo ky proces të përfundojë, n do të jemi teknikisht gati”.

Z. Gjergji gjithashtu u shpreh se rregullatori financiar është duke punuar me Ministrinë e Financës për të identifikuar kompanitë në pronësi të shtetit të cilat kanë bilanc që plotëson kriteret e nevojshme për t’u listuar në bursë.

Përsa i përket ALSE, janë identifikuar disa kompani të mëdha që po tentohet të nxiten drejt listimit në bursë.

Bursa ALSE është themeluar nga Banka Credins dhe Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), banka me seli në Tiranë të cilat zotërojnë respektivisht nga 45.59% të aksioneve dhe AK Invest, një nga institucionet më të mëdha financiare jo-bankë e cila zotëron 8.82% të aksioneve. Banka Credins dhe ABI Bank zotërojnë 15.3% dhe 5.1% të totalit të aseteve në sistemin banker të Shqipërisë.

Një pikë kryesore në axhendën e Burses ALSE është bashkëpunimi rajonal.

Në momentin që do të jetë plotësisht funksionale, Bursa ALSE është e hapur për cdo lloj bashkëpunimi ndërkombëtar duke përfshirë pjesmarrjen në platformat e tregtimit rajonal si SEE Link të lancuar nga bursat e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë dhe të mbështetura nga Banka Europiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim, u shpreh z. Gjergji.

Më tej, vitin e fundit, ALSE nënshkroi një marrveshje për shpërndarjen e të dhënave në kohë reale me Bursen e Vienës. Sipas kësaj marrveshje, investitorët institucional në më shumë se 88 shtete do të kenë akses në të dhënat e Bursës ALSE në fund të ditës.

Burimi: SeeNews