Ofertat Publike Fillestare (IPO-të) Europiane shënojnë fillimin më të mirë të vitit që nga 2015-ta me një fluks prej 8 miliardë euro

Londra ka kryesuar Ofertat Fillestare Publike (IPO-ve), me katër kompani që emetuan në tregun kryesor të aksioneve dhe dy në Aim sipas Bloomberg.

Një vërshim i listimeve të kompanive teknologjike dhe tregtisë elektronike (e-commerce) i kanë dhënë tregut të ofertave fillestare publike të Evropës fillimin më të mirë të vitit që nga viti 2015, pasi bllokimet e zgjatura të pandemisë kanë rritur entuziazmin e investitorëve për kompanitë digjitale.

Deri më tani, kompanitë e listuara në bursat Europiane, përfshirë Londrën, kanë shitur 8.4 miliardë euro kapital përmes 16 marrëveshjeve, sipas të dhënave të Refinitiv. Kjo shifër, e cila përfshin fonde të reja të mbledhura dhe zotërues titujsh që likuiduan pozicionet e tyre, ishte numri i IPO-ve për periudhën që nga viti 2015. Ishte shuma e dytë më e madhe e rritur e kapitalit që nga viti 1998.

Rreth 70 % e kapitalit të emetuar ishte në kompani të cilat kanë përfituar nga kalimi i biznesit online si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët gjatë pandemisë, duke përfshirë shitësin e kartave Moonpig dhe biznesin e dollapëve InPost.

“Ne kemi dëshmuar zhvendosjeve tektonike në fushën e tregtisë elektronike (e-commerce) si rezultat i Covid – gjërat që menduam se do të zgjasnin pesë vjet kanë marrë pesë muaj”, tha James Fleming, bashkëkryetar i departametit të tregjeve të kapitalit ndërkombëtare në Citigroup. Si rezultat, shtoi ai, ka pasur një “vlerësim të konsiderueshëm të vlerave të kompanive teknologjike”.

Rritja e IPO-ve tregon se përfituesit nga “mbyllja” po rrisin fonde per shkat të rritjes së kërkesës të investitorëve dhe një rikuperimi të vlerave të kopmpanive në tregjet globale. Listimet në SH.B.A. janë rritur gjithashtu, duke arritur një rekord prej 22.6 miliardë dollarësh për të njëjtën periudhë.

Emetime të Titujve ne Publik (floating) të tilla si Moonpig në Londër, tregtari online i automjeteve Auto1 në Frankfurt dhe kompania e lojërave të lëvizshme Huuuge në Varshavë u kanë dhënë bankierëve një mundësi për të shfaqur kredencialet dixhitale dhe të rritjes së tregjeve Europiane të kapitalit të cilat zakonisht janë lënë nën hije nga investitorët e teknologjisë në Wall Street.

“Evropa ka pasur një tkurrje të kompanive të teknologjisë [krahasuar me] SHBA në vitet e fundit,” tha Barry Meyers, kreu i departamentit të tregjeve të kapitalit të JPMorgan në UK. “Ka entuziazëm në këtë moment sepse këto janë kompani me cilësi të lartë.”

Kërkesa tejkalon numrin e bizneseve të gatshme për të dalë me ofertë publike në rajon, tha Meyers. Emetimi i kapitalit po zhvillohet 26 herë më shumë se e njëjta periudhë të vitit të kaluar.

Londra ka mbajtur vendin kryesues sa i përket IPO-ve, me katër kompani që kanë emetuar në tregun kryesor dhe dy në tregun alternativ (AIM), pavarësisht nga frika se me kalimin e kohës mund të humbasë treg ndaj BE-së, pas Brexit. Kompania InPost e Polonisë u listua në Amsterdam, duke e quajtur tregun një alternativë “të preferuar” për kompanitë e teknologjisë së rajonit.

Disa nga marrëveshjet më të mëdha të Evropës kanë përfshirë gjithashtu të ashtuquajturit  “investitorë kryesorë fillestarë (cornerstone investors) – të cilët bien dakord paraprakisht për të blerë një vlerë të caktuar të aksioneve. Praktika, e njohur në Azi,  e ndihmon kompaninë të përfitojë pasi ajo ka një blerës të garantuar dhe ndihmon investitorët duke siguruar realizimin e kërkesën e tyre për aksione.

“Investitorët janë duke u bërë shumë më të hapur për të qenë “cornerstone” si dhe për të punuar me nënshkruesit e titujve në qëllim arritjen e një rezultati të suksesshëm,” tha Fleming.

Zakonisht investitorët nuk marrin gjithmonë aksionet e plota që ata dëshirojnë, veçanërisht në emetimet më “premtuese” kur menaxherët e fondeve garojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e aksioneve.

Listimet e fundit në Londër nga Moonpig dhe Dr. Martens përfshinë investitorët kreysorë fillestarë (cornerstone investors) nga BlackRock, menaxheri më i madh i fondeve në botë, si dhe firma e investimeve me bazë në San Francisko, Dragoneer.

Burimi: Financial Times