Yield-et e bonove të thesarit në tregun primar shënuan një rritje të lehtë në ankandet e zhvilluara këtë javë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar 2.17%, nga 2.10% që kishte qenë yield-i në ankandin e mëparshëm. Interesi i tregut për këto instrumente ngelet i lartë dhe përkundrejt 8.8 miliardë lekësh të shpallura për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 11.65 miliardë lekëve.

Rritje e lehtë u regjistrua edhe në yield-et e bonove me maturim 3-mujori që arritën nivelin 1.37%, nga 1.29% që kishin qenë në ankandin e mëparshëm. Edhe për këto instrumente kërkesave rezultoi mjaft e lartë, në vlerën e 3.1 miliardë lekëve, dy herë më shumë se shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë kanë shfaqur një korrigjim të lehtë në rritje, por me luahtshmëri relativisht të ulët. Rritja e lehtë e yield-eve ishte e pritshme, për shkak të një rritje të kërkesës së qeveria për hua në tregun e brendshëm krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm. Bëhet fjalë për një normalizim të huamarrjes së brendshme, pasi në gjysmën e dytë të vitit 2020 një pjesë e konsiderueshme e kësaj huamarrjeje u zëvendësua me eurobondin e muajit qershor.

Raportet mes kërkesës dhe ofertës gjatë kësaj periudhe kanë dëshmuar se tregu i brendshëm financiar i është përgjigjur mirë rikthimit të kërkesës së qeverisë për financime në nivelet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sektori bankar që është edhe financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare ngelet mjaft likuid, i mbështetur nga një rritje e qëndrueshme e depozitave, por edhe nga politika e furnizimit të pakufizuar me likuiditet afatshkurtër nga Banka e Shqipërisë. Përveç bankave, bonot dhe obligacionet ngelen gjithashtu alterntiva kryesore e investimeve financiare për individët dhe investitorët institucionalë të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, gjendja likuide e sektorit financiar dhe ulja e lehtë e deficitit buxhetor e parashikuar për këtë vit janë të gjithë faktorë që i mbajnë të ulëta presionet për rritjen e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë në afatin e shkurtër. Qëndrueshmëria e yield-eve të titujve qeverisë është një hallkë e rëndësishme edhe në ecurinë e përgjithshme të interesave në tregun financiar, duke qenë se ato janë edhe instrumente benchmark në përaktimine  interesave të haudhënies afatgjatë në lekë për sektorin privat të ekonomisë.

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 12.03.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 994,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.03.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 10.03.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 300 njësi Bono Thesari 12 Mujore dhe 75 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 2,945,400 LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 8,676,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 10.03.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 05.03.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 3 transaksione në 3 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 15 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 1,563,450 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 05.03.2021 klikoni këtu

Në një intervsitë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje të efekteve që ka pasur pandemia Covid-19 në tregun vendas të letrave me vlerë si dhe dha një panoramë të sfidave që e presin këtë industri për vitin 2021.
“Ashtu si çdo treg financiar në mbarë botën edhe tregu vendas i titujve është ndikuar nga pandemia Covid-19 – tha z. Gjergji – megjithatë në ndryshim nga eksperienca botërore ndikimi në uljen e veprimtarisë së investimeve apo tregtimeve në tituj nuk erdhi si pasojë e vendimmarrjes së investuesve për të administruar portofolet e tyre, por në gjykimin tonë erdhi kryesisht për dy arsye të tjera.
E para ka të bëjë më pamudësinë fizike dhe operacionale të qytetarëve për të komunikuar me ndërmjetësit financiar në drejtim të veprimeve me letra me vlerë. Oraret e shkurtuara të punës, mungesa dhe aksesit online mes klientëve dhe brokera, padyshim që ka ndikuar negatitivsht në këtë drejtim.
E dyta, ka të bëjë më prioritetet më imediate të ndërmjetësve financiarë në tregun e titujve, pjesa dominuese e të cilëve janë bankat tregtare. Të gjendura të pa-regatitura nga një situatë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedentë, bankat e nivelit të dytë patën prioritet madhor mundësimin e likujditetit për qytetarët si dhe ofrimin e shërbiemve të pagesave online, duke lënë mënjanë shërbimet e tjera financiare të cilësura si të një rëndësie shumë herë më të vogël siç është investimi apo tregtimi në tituj.
Pikërisht për këto dy arsye kryesore, vlera e trasaksioneve të ekzekutuara në Bursën ALSE gjatë vitit 2020 ra me rreth 40% krahasuar me vitin para-ardhës”.
Më tej i pyetur nga gazatarja në lidhje me sfidat e tregut të kapitaleve për vitin 2021, z. Gjergji e vuri theksin tek rëndësia e plotësimit të infrastrukturës institucionale, sidomos asaj që merret me procesin e pas-tregtimit (klerim-shlyerja).
“Tashmë tregu financiar në vend ka të plotë infrastrukturën e klerimit dhe shlyerjes per transaksionet në letra me vlerë të biznesit (aksione apo obligacione korporatash). Institucioni financia që mbulon këtë hallkë të rëndësishme të procesit, Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG, pasi licensimit nga rregullatorët AMF e BSH ka përfunduar edhe lidhjet e sistemeve elektronike me Bursën ALSE dhe sistemin e pagesave me vlerë të madhe (AIPS) i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë. Për rrjedhojë tashmë çdo gjë është gati për të pritur listimin e kompanive të para në Bursën ALSE.
Pavarësisht plotësimsit të infratrukturës teknike, tashmë është e rëndësishme që biznesi vendas ta shikojë Bursën ALSE dhe tregun e kapitaleve si një alternativë mjaft të volitshme për rritjen e kapitalit dhe financiamin e aktivitetit” – përfundoi z. Gjergji.

Për më shumë info ndiqni intervistën në SCAN TV këtu.

Gjatë datës 04.03.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 6 transaksione në 6 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njësi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK, 350 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, 500 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK, 200 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar ishte 4,983,500 LEK, në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 36,365,000 LEK, në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 52,878,000 LEK, në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 23,080,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 04.03.2021 klikoni këtu

Duke filluar nga data 1 Mars 2021, Regjistrari Shqiptar i Titujve ALREG, një institucion i ri financiar, i cili pritet të operojë si regjistrar dhe depozitar qendror për titujt e biznesit është pranuar si anëtar operator në sistemin e pagesave me vlerë të madhe (AIPS) të administruar nga Banka e Shqipërisë.

Lidhja e sistemit të depozitarit qendror të titujve të biznesit ALREG si me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE ashu edhe me sistemin e pagesave AIPS, plotëson të gjithë arkitekturën e nevojshme për procesin e “tregtimit-klerimit-shlyerjes” së titujve të tregtuara në bursë. Ky padyshim është një hap revolucionar në drejtim të zhvillimit të tregut të kapitaleve në vend, pasi i hap rrugën pa asnjë pengesë procesit të listitmit të biznesit vendas në Bursën Shqiptare ALSE.

Në kushtet e efekteve negative që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në ekonominë e vendit, si dhe rritjes së nivelit të sjelljes prudenciale që po ndjek sektori bankar në drejtim të kredisë së re për ekonominë, bursa shikohet si një alternativë mjaft e domosdoshme për financimin afatgjatë të biznesit në Shqipëri.

Për më shumë info ndiqni specialen e përgatitur nga SCAN TV duke klikuar ketu.

Banka e Shqipërisë njoftoi zyrtarisht sot se operatori i sistemit të shlyerjes së Titujve ALREG, nisi operimin nëpërmjet anëtarësimit në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe (AIPS).

ALREG është licencuar nga Banka e Shqipërisë si operator i sistemit për shlyerjen e titujve dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si regjistrar, duke përmbushur kështu kërkesat ligjore për t’u konsideruar një Depozitar Qendror i Titujve sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Nisja e operimiit të ALREG në systemin AIPS në praktikë i hap rrugë kryerjes së transaksioneve me tituj të emetuar në bursë nga kompani private. Prej tre vitesh, në Shqipëri operon një bursë private e titujve, por deri tani në të janë tregtuar vetëm instrumente borxhi të qeverisë shqiptare. Anëtarësimi i ALREG në systemin AIPS ishte parakusht i domosdoshëm për shlyerjen e transaksioneve me tituj, qofshin instrumente borxhi apo kapitali, në bursë.

ALREG është anëtarësuar në nën​kategorinë “Pjesëmarrës Operatorë”, nënkategoria “i”, si operator i një sistemi të shlyerjes së titujve. Veprimtaria e cila synon të kryejë operatori nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje lidhet me shlyerjen e transaksioneve me tituj të kryer në bursë, duke përfshirë këtu emetimin e titujve privat por edhe tregtimin e titujve të emetuar në të. Anëtarësimi i ALREG si pjesëmarrës në sistemin AIPS, lidhet me shlyerjen e këmbës së parasë fizike (cash) të transaksioneve. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky anëtarësim ishte i nevojshëm për funksionimin e këtij sistemi të shlyerjes së titujve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare duke garantuar maksimalisht shlyerjen dhe mbrojtjen e sistemit dhe të pjesëmarrësve në të.

Me fillimin e operimit ditën e sotme, ALREG në tregun shqiptar do të ushtrojë veprimtarinë e regjistrarit të titujve për të gjithë titujt e lejuar dhe veprimtarinë e klerimit dhe shlyerjes së titujve si operator i sistemit të shlyerjes së titujve në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ në fuqi e në përputhje me licencat e miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë.

“​Vlen të theksohet se ALREG, krahas sistemit AFISAR të operuar nga Banka e Shqipërisë për regjistrimin dhe shlyerjen e titujve të qeverisë, është i pari subjekt privat i këtij lloji që licencohet dhe fillon operimin në tregun shqiptar. Plotësimi dhe funksionimi i të gjithë infrastrukturës së nevojshme për procesimin e transaksioneve pas tregtimit në bursë (post trading) shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve të kapitalit dhe në përgjithësi tregjeve financiare, duke dhënë kështu një kontribut shtesë në nxitjen e formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë,” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Burimi: Revista Monitor

Për më shumë informacion në lidhje me ALREG, klikoni këtu

Lëvizje te postimet