Gjatë datës 29.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 24 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,545,440 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 29.06.2021 klikoni këtu

Në kuadër të punës që po bëjmë për edukimin financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik në lidhje me tregun e kapitaleve në vend, në bashkëpunim me institucionin prestigjioz German Sparkassenstiftung Albania (DSIK Albania) dhe Shoqatën e Tregtimit të Titujve (ASTA), po organizojmë për herë të parë pjesëmarrjen e Fakulteteve Ekonomike të universiteteve shqiptare publike dhe jo-publike në konkursin ndërkombëtar me temë: “BURSA VIRTUALE E TITUJVE – Të Mësojmë rreth Tregut të Letrave me Vlerë”.

Konkursi konsiston në aksesimin e skuadrave me 3-4 studentë, në një ambjent virtual në formën e një platformë interneti të centralizuar, e cila do t’i pajisë ata me fonde virtuale (50.000 EUR) dhe do t’u japë mundësinë të aksesojnë çmimet reale të tregtimit të titujve (aksione, obligacione, fonde investimesh etj.), duke ndërtuar një portofol virtual investimesh në letra me vlerë, me qëllim maksimizimin e normës së kthimit nga investimi. Konkursi ndërkombëtar fillon në mes të muajit Shtator 2021 dhe zgjat rreth 6 javë. Në Dhjetor 2021 një juri e pavarur ndërkombëtare do të vlerësojë performancën e portofoleve virtuale dhe do të shpallë skuadrën fituese më një çmim ndërkombëtar. Gjithashtu, DSIK Albania është angazhuar për ofrimin e një çmimi të veçantë kombëtar (në Shqipëri), i cili do të shpërblejë skuadrën universitare me performancën më të lartë të investimit.

Për këtë qëllim sot më datën 24 Qershor 2021 organizatorët e këtij eventi në Shipëri ofruan një trajnim të detajuar e profesional për të gjithë studentet e universiteteve publike e jo-publike në vend të cilët do të përfshihen në këtë konkurs ndërkombëtar. Interesi karshi këtij eventi ishte i jashtëzakonshëm dhe pati një pjesëmarrje të gjerë të më shumë se 150 studentëve, të ndarë në më shumë se 50 skuadra, duke përfaqësuar rreth 15 universitete publike dhe jo-publike.

Këtë trajnim, i cili realizohet për herë të parë në vendin tonë dhe në një hapësirë kaq gjithëpërfshirëse e përshendeti edhe zj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në fjalën e saj zj. Kaçi e vuri theksin tek rëndësia që ka edukimi financiar për të gjitha grupmoshat, si një element që nxit në mënyrë cilësore dhe sasiore zhvillimin e tregjeve financiare e sidomos ato të tregut të kapitaleve. Më tej vijoi me punën që po bënë aktualisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë për krijimin e një Strategjie Kombëtare të Edukimit Financiar. Gjithashu njohi të pranishmit për punën e realizuar deri më tani nga ana e Autoritetin (AMF) për përmirësimin e Kuadrit Ligjor dhe Rregullator të industrisë me përpilimin dhe miratimin e katër Ligjeve dhe Rregullatoreve mbështetëse të tyre.  Në përfundim zj. Kaçi falendroi organizatorët për këtë nismë si dhe u bëri thirrje universiteteve të jenë sa më prezent në çdo event në thelb të të cilit është rritja e ndërgjegjësismit të publikut në lidhje me tregun dhe shërbime financiare.

Më tej përaqësuesit e DSIK Albania, Bursës ALSE dhe ASTA realizuan një trajnim intensiv për studentët në thelb të të cilit ishin të përshirë informacione të detajuara në lidhje me:

  1. Rregullat, procedurat dhe çmimet e pjesëmarrjes në Konkursin Ndërkombëtar “Bursa Virtuale-Të Mësojmë për Tregun e Letrave me Vlerë”,
  2. Anën operacionale të hedhjes së Urdhrave në Platformë dhe Tregtimi i Titujve në Bursa,
  3. Krijimin e një Portofoli në Tituj dhe Menaxhimin e Aseteve

Interesi i investitorëve për obligacionet e qeverisë shqiptare ngelet i lartë, në kërkim të përfitimeve sa më të larta në periudhën kur normat e interesit janë në nivele më të ulëta se kurrë më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në rihapjen e ankandit të obligacioneve 7 vjeçare që u zhvillua ditën e hënë u paraqitën kërkesa për të blerë me një vlerë totale prej afro 5.6 miliardë lekësh, nga 4.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim.

Në fund, Ministria e Financave vendosi të pranojë një shumë më të lartë se ajo e shpallur, për afro 4.9 miliardë lekë. Duke qenë rihapje, kuponi i obligacioneve ishte i njëjtë me atë të ankandit fillestar të zhvilluar në muajin mars, në nivelin 4.25%. Ku kupon është lehtësisht më i ulët krahasuar me nivelin 4.38% të ankandit të mëparshëm, që ishte mbajtur në shtator 2020. Megjithatë, një kthim vjetor në këto nivele duket se është tërheqës për të gjitha kategoritë e investitorëve.

Për individët që nuk kanë qëllim t’i përdorin në një afat të shpejtë kursimet e tyre këto yield-e janë ndjeshëm më të larta krahasuar me ato që ofrojnë depozitat bankare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tremujorin e parë të këtij viti blerjet e obligacioneve në tregun primar nga individët arritën në 2.73 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. Statistikat tregojnë se investimet e individëve në këto instrumente u rritën me 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, individët, në mënyrë direkte apo nëpërmjet bankave, mbanin rreth 17% të stokut të borxhit të brendshëm publik në fund të muajit mars 2021. Në vlerë, kjo përkthehet në afërsisht 110 miliardë lekë.

Ndër blerësit më të interesuar të obligacioneve afatgjata janë edhe fondet e pensioneve dhe të investimit në lekë. Në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase, këto fonde orientohen kryesisht drejt obligacioneve me afate të gjata maturimi, me qëllim rritjen e kthimit për anëtarët e tyre. Obligacionet janë instrumenti kryesor në portofolin e fondeve të investimit në lekë, me një përqindje kundrejt totalit të aktiveve në intervalin mes 60% dhe 86%, në varësi të fondit.

Edhe për vetë bankat një normë e tillë kthimi janë mjaft të kënaqshme, duke llogaritur shkallën më të ulët të rrezikut krahasuar me kreditimin e subjekteve private. Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se në fund të marsit 2021 portofoli i letrave me vlerë të bankave arriti vlerën e 594 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 16%. Besohet se obligacionet e qeverisë shqiptare, përfshi këtu edhe ato në euro, kanë peshën kryesore në këtë portofol.

Investimi në obligacione ka gjithashtu avantazhin që këto instrumente janë të tregtueshme dhe zotëruesit e tyre mund t’i shesin, në momentin që kanë nevojë për likuiditetet e investuara në to. Megjithëse tregu dytësor në Shqipëri nuk është shumë i zhvilluar, sërish ai ofron mundësinë e tregtimit të këtyre instrumenteve, me kundërpalë kryesisht bankat tregtare.

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 18.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 50,540,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.06.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 14.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 21 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,136,540 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.06.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 11.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 92 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 9,824,680 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 11.06.2021 klikoni këtu

 

Sot me datën 11 Qershor 2021, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE realizoi një trajnim të veçantë për punonjësit e Bankës Credins, të cilët janë përgjegjës për marrëdhënien me klientët e vegjël në të gjithë rrjetin e degëve të bankës. Qëllimi i këtij trajnimi ishtë që të ndihmonte bankierët e rinj për të njohur më mirë:

  • procesin e ofrimit të shërbimeve të investimit,
  • ofertën publike të titujve,
  • procedurën operacionale të ofertës publike,
  • rëndësinë e prospektit dhe informacionin e nevojshëm për t’u bërë transparent,
  • informacionin që u duhet vënë në dispozicion klientëve që investojnë në tituj,
  • transmetimin e urdhrave në Departamentin e Thesarit për të blerë/shitur tituj për llogari të klientëve etj.

Banka Credins mbetet një pionere në ofrimin e shërbimeve të investimit për klientët që janë investitorë vendas. Gjithashtu, banka ka qenë një ndër operatorët më të rëndësishëm të tregut në drejtim të shfrytëzimit të potencialit që kanë tregjet e kapitalit duke u financuar nëpërmjet emetimit të obligacioneve korporative në tregun vendas.

 

Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Z. Artan Gjergji ishte prezent sot në ceremoninë e shprëndarjes së çmimeve për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Epoka, të cilët morën pjesë në Garën Virtuale të Bursës. Kjo garë e organizuar nga Rrjeti i Ekonomistëve të Rinj (YEN), pjesë e Fakultetit Ekonomik, kishte për qëllim pjesëmarrjen e studentëve në një lojë të stimuluar virtuale për blerjen e titujve, ku skuadrat ndërtojnë portofole virtuale letrash me vlerë, bazuar në vlera monetare (cash) virtuale dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin për një normë sa më të lartë kthimi nga portofoli i invetuar.

Rrjeti i Ekonomistëve të Rinj (YEN) është krijuar në vitin 2014 nga studentët e Departamentit të Ekonomics-it në Universitetin Epoka. Ky organizëm u ofron  studentëve të rinj kontakte me profesorët e fushës me qëllim bashkëpunimin në drejtim të organizimit të eventeve me tematikë ekonominë në Shqipëri si dhe u mundëson atyre një rritje profesionale dhe së bashku me një rrjet të fortë pedagogësh dhe kompanish në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Z. Gjergji theksoi rëndësinë e këtyre iniciativave jo vetëm  për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtim të koncepteve të rëndësishme si investimi, instrumentet financiare dhe tregjet e kapitalit, por edhe për t’i familjarizuar ata me risqet dhe përfitimet që vijnë nga ky proces. Gjithashtu, Z. Gjergji bëri një prezantim të shkurtër të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE duke përfshirë edhe sfidat që presin zhvillimin e tregut të kapitaleve në të ardhmen në Shqipëri.

Në fund të eventit, fituesve të garës iu shpërndanë çmimet përkatëse.

Në kuadër të punës që po bën për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me tregjet e kapitalit, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nënshkruar me Univesritetin Mesdhetar te Shqipërisë (UMSH) sot më datën 9 Qershor 2021, një Marrëveshje Bashkëpunimi në thelb të së cilës konsiston bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e kërkimit shkencor dhe organizimit të konferencave akademike që fokusohen në tregun e kapitaleve. Gjithashtu, marrëveshja dakordëson edhe realizimin e praktikave mësimore pranë Bursës Shqiptare të Titujve ALSE për studentët e UMSH.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, Z. Artan Gjergji dhe Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici.

Bursa Shqiptare e Titujve bashkëpunon prej vitesh ngushtë me institucionet e arsimit të lartë në vend me qëllim rritjen e nivelit të edukimit financiar sa i përket industrisë së letrave me vlerë në vend.

Lëvizje te postimet