Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë preku një rekord të ri në fund të muajit nëntor 2021.

Statistikat tregojnë se rezerva arriti shumën e pothuajse pesë miliardë eurove, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Vetëm gjatë muajit nëntor, rezerva valutore u zmadhua me gati 780 milionë euro.

Ndikimin kryesor e ka dhënë Eurobondi prej 650 milionë eurosh i emetuar në muajin nëntor në Bursën e Londrës. Eurobondi ishte faktor kryesor në rritjen me pothuajse 19% të rezervës valutore në një muaj. Megjithatë, efekti i Eurobondit pritet të jetë i përkohshëm, sepse, sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, pjesa dërrmuese e fondeve do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të borxhit të jashtëm të maturuar.

Një rritje e ngjashme e lartë e rezervës valutore erdhi edhe në qershor 2020, sërish si rezultat i Eurobondit të emetuar në atë kohë.

Me përjashtim të faktorëve me ndikim jo të zakonshëm, siç është emetimi i Eurobondeve, zmadhimi i rezervës valutore bëhet kryesisht nëpërmjet ankandeve të blerjes së valutës në tregun vendas. Mbështetur në të dhënat e mbledhura nga “Monitor” vitin e kaluar Banka e Shqipërisë bleu rreth 117 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Por, madhësia e rezervës valutore ndikohet edhe nga ecuria e vlerës së tregut të instrumenteve në të cilat është investuar pjesërisht rezerva valutore, si, për shembull, obligacionet apo metalet e çmuara (kryesisht ari).

Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në depozita dhe obligacione që në fund të nëntorit 2021 përbënin mbi 90% të vlerës së rezervës valutore. Pjesa e mbetur konsiston kryesisht në të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në rezerva të arit.

Sipas valutave, struktura e rezervës valutore dominohet nga euroja, që përbën më shumë se 65% të vlerës totale të saj. Në vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka diversifikuar më tej përbërjen e rezervës sipas valutave të ndryshme. Që nga viti 2020, banka qendrore ka përfshirë në rezervën valutore edhe monedhën kineze dhe atë australiane, përveç euros, dollarit amerikan dhe jenit japonez. Duke qenë se në vitet e fundit kthimet nga investimet në euro kanë qenë në nivele shumë të ulëta ose negative, diversifikimi i rezervës sipas valutave ka qenë i nevojshëm edhe për të përmirësuar kthimet nga investimi.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Por, ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar. Madhësia e rezervës valutore vlerësohet mëse e mjaftueshme në raport me objektivat kryesorë të saj, një nga të cilët është mbulimi i katër muajve importe. Për 11 muajt e vitit 2021, vlera mesatare mujore e importeve ishte rreth 535 milionë euro. Vlera e rezervës valutore në fund të muajit nëntor do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar rreth 9.3 muaj importe./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 29.12.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 6 transaksion në 6 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2000 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK, 1570 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe 130 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK ishte 200,992,000 LEK , ne Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 162,637,000 LEK dhe ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 13,491,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 29.12.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 23.12.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 60 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 6,044,400 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 23.12.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 16.12.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 170 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 1,681,980 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.12.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 09.12.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 3 transaksione në 3 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK, në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK dhe Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 47 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK , 18 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK dhe 380 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 4,661,460 LEK, ne Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK ishte 1,808,820 LEK dhe ne Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 3,770,740 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.12.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 06.12.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna: Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK

  • U ekzekutuan 3 transaksione në 3 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK, në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 45 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK ,3 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 1000 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 4,531,050 LEK, ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 322,800 LEK dhe ne Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 101,140,000 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 06.12.2021 klikoni këtu

Pas plotësimit të bazës ligjore dhe të infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit, tashmë shoqëritë e regjistruara në Shqipëri do të kenë mundësi t’i ofrojnë tituj ose aksione publikut të gjerë në një treg të rregulluar, përmes rregullores së re të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që detajon prospektin (materialin informues) përpara daljes në Bursë me ofertë publike.

Në zbatim të Ligjit të ri për tregjet e kapitalit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe  ka nxjerrë për konsultim publik projektrrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e prospektit që publikohet kur titujt i ofrohen publikut dhe pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”. Projektrregullorja, e hartuar me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, në kuadër të harmonizimit me legjislacionin evropian, është përafruar me Rregulloren e BE 2017/1129 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

Miratimi i rregullores detajon për herë të parë kërkesat e shoqërive të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë për të dalë në një treg të rregulluar (Bursë) me ofertë të hapur publike, duke kërkuar fonde nga qytetarët/investitorët. Për të realizuar këtë, shoqëria duhet të publikojë më parë një prospekt, sipas rregullave të përcaktuara, i cili miratohet nga Autoriteti.

Prospekti përfaqëson dokumentin që ofron informacion të plotë mbi shoqërinë që do të emetojë tituj ose do të ofrojë për publikun e gjerë aksione të saj, si edhe karakteristikat e tyre. Përmes këtij dokumenti, shoqëria i fton qytetarët të investojnë në titujt që po emeton apo të blejnë aksione të saj në një treg të rregulluar (bursë).

Rregullorja përcakton në mënyrë të detajuar të gjithë informacionin e nevojshëm që duhet të publikohet nga shoqëria, duke u mundësuar investitorëve të bëjnë një vlerësim mbi performancën dhe perspektivat e shoqërisë. Në këtë mënyrë, përpara se ata të ndërmarrin investimin, do të jenë të mirëinformuar për shoqërinë.

Një nga elementët e rëndësishme të prospektit është vlerësimi i faktorëve të rrezikut nga emetuesi, mbështetur në probabilitetin e shfaqjes së tyre dhe shkallën e pritshme të ndikimit të tyre tek emetuesi. Përshkrimi në mënyrë të plotë i faktorëve të rrezikut ndërgjegjëson investitorët e mundshëm se investimi në një titull të caktuar mund të shoqërohet edhe me risk.

Përpara procesit të miratimit, Autoriteti verifikon që prospekti përmban të gjithë informacionin e kërkuar, sipas kërkesave ligjore dhe rregullative. Në anën tjetër, Autoriteti nuk verifikon saktësinë apo vërtetësinë e informacioneve të paraqitura në prospekt. Çdo investitor ka përgjegjësi ekskluzive për vendimin e tij për të investuar në tituj, mbështetur në informacionin e ofruar në prospekt dhe nëse është i pasigurt për investimin mund të konsultohet me një profesionist të fushës.

Bazuar në rregulloren që pritet të miratohet nga Autoriteti, prospekti duhet të jetë i qartë, i plotë, i lehtë për t’u lexuar dhe kuptuar nga investitorët. Prospekti është i vlefshëm për 12 muaj nga miratimi i ofertës drejtuar publikut. Pas këtij afati, ky dokument është objekt miratimi sërish nga Autoriteti. Në këtë mënyrë, publiku do të jetë gjithmonë i informuar dhe për çdo përditësim të informacionit.

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 25.11.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 14 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 198 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 1,411,200 LEK dhe ne Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,984,320 LEK ;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 25.11.2021 klikoni këtu

Ka nisur në Bursën e Londrës procesi i emetimit të eurobondit të qeverisë shqiptare. Sipas burimeve nga tregu synimi është që të emetohet një shumë prej 700 milionë eurosh, me një afat maturimi deri në 10 vjet.

Mësohet se pritshmëritë janë pozitive dhe norma te jete brenda nivelit  3.5 deri 4%, sipas vlerësimeve aktuale por norma e nisjes zyrtarisht eshte mes 3.75%-4%. .

Deri në drekë do të zhvillohet i ashtuquajturi proces i “book”, që nënkuptom grumbullimin e urdhrave që jepen nga nënshkruesit e eurobondit, JP, Morgan, Societe Generale, Intesa SanPaolo, për llogari të investitorëve që duan të blejnë.

Ky proces pritet të vazhdojë deri në drekë. Më pas ka një periudhë kur nuk jepet më info dhe përcaktohet cmimi, i cili mund të shpallet brenda ditës së sotme të punës dhe ka shumë pak mundësi që të shtyhet edhe për nesër.

Ky është eurobondi i pestë i qeverisë shqiptare. Dalja e parë ishte në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro. Ajo arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75%, me maturim 5-vjeçar.

Dalja e tretë në 2018 për Shqipërinë në tregjet e kapitalit shënoi një interes më të favorshëm se Eurobondet e mëparshme. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.50% dhe afat maturimi 7-vjeçar.

Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar.

Luhatja e interesave në emetimet e eurobondeve gjatë viteve ka qenë e lidhur me kushtet në tregjet ndërkombëtare në momentet përkatëse.

Burimi: Revista Monitor

Lëvizje te postimet