Ministria e Financave zhvilloi këtë javë rihapjen e dytë të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare.

Ankandi konfirmoi edhe njëherë shtrëngimin e ndjeshëm të kërkesës së investitorëve dhe një rritje të fortë të normave të interesit.

Yield-i mesatar i ankandit rezultoi 6.9%, në rritje të ndjeshme nga yield-i prej 5.84% i rihapjes së parë që ishte zhvilluar në muajin shkurt dhe 5.88% që kishte yield-i i ankandit të parë të këtyre obligacioneve, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

Nga 2 miliardë lekë që ishte vlera e obligacioneve të nxjerra në shtije nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e më pak se 1.27 miliardë Lekëve.

Për shkak të yield-eve të larta të kërkuara, Ministria e Financave përfundimisht vendosi të pranonte kërkesa për një shumë totale prej vetëm 785 milionë Lekësh. Kjo ndodhi sepse yield-et e kërkuara nga investitorët e tjera rezultuan edhe më të larta se ato të pranuara, deri në një nivel maksimal prej 7.65%.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021. Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi mjaft pozitivisht.

Nga një miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë Lekë, ndërsa kuponi i obligacionit rezultoi 5.88%.

Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave ta rriste vlerën e obligacioneve të shitura edhe me 150 milionë Lekë të tjera, për një huamarrje totale prej 1.15 miliardë Lekësh.

Kërkesa e lartë që shfaq tregu e nxiti Ministrinë e Financave të organizonte dhe një rihapje të këtij ankandi, në muajin shkurt të këtij viti. Në rihapjen e muajit shkurt, nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë 3.44 miliardë Lekë.

Në ankand u paraqitën 64 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 41 të tilla. Yield-i i obligacionit rezultoi në nivelin 5.84%, Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave sërish të pranonte kërkesa për një shumë edhe më të lartë se ajo e shpallur, gjithsej 2.3 miliardë Lekë.

Megjithëse ankandi fillestar i nëntorit 2021 dhe rihapja e muajit shkurt rezultoi e suksesshme, kushtet e tregut së fundmi kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pasiguria rreth investimeve afatgjata është rritur.

Kërkesa më e pakët dhe rritja e ndjeshme e yield-eve në rihapjen e kësaj jave të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare e dëshmojnë më së miri këtë ndryshim. Në përgjithësi, gjatë dy muajve të fundit normat e interesit në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje, ndërkohë që pjesëmarrja e investitorëve në ankande ka qenë më e ulët.

Rritja e shpejtë e inflacionit gjatë këtij viti dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore e kanë shtuar ndjeshëm pasigurinë rreth investimeve afatgjata. Për këtë arsye, shumë investitorë kanë preferuar të presin rritjen e normave të interesit, para se të ndërmarrin investime të reja.

Në kushtet kur pritshmëritë ngelen për një rritje të mëtejshme të normave, investitorët po tentojnë të sigurojnë kthime më të larta, edhe për t’u mbrojtur nga një zhvlerësim eventual në kohë i instrumenteve ekzistuese./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 16.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 7 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe 15 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 716,800 LEK dhe ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 1,576,350 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.05.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 12.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2000 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 19,666,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.05.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 09.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 35 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 3,270,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.05.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 29.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 5 transaksione në 5 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 156 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 39 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 15,627,800 LEK dhe ne Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 3,921,060 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 29.04.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 28.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 300 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 2,962,670 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.04.2022 klikoni këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE Ju njofton se, duke filluar nga data 26 Prill 2022, tregtimet në Bursë do të mund të realizohen nga e Hëna në të Premte.

Fashat orare të tregtimeve mbeten të pandryshuara.

Shtimi i ditëvë të tregtimit, nga dy ditë në Javë ( E Martë dhe e Enjte) në pesë ditë në Javë, do të rrisë mundësitë e Anëtarëve për të realizuar transaksionet e tyre apo të klientëve të tyre në Bursë.

Gjatë datës 21.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 9 transaksione në 7 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO, Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO, 14 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, 74 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 10 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO ishte 6,048,497 LEK, ne Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 1,406,000 LEK, ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 7,446,470 LEK dhe ne Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 1,117,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.04.2022 klikoni këtu

Banka e Shqipërisë ka miratuar një përjashtim të ri, të përkohshëm, nga kërkesat e zakonshme rregullatore, për t’iu lehtësuar bankave tregtare investimin në obligacionet në valutë të qeverisë shqiptare.

Ky vendim lidhet kryesisht me ankandin e obligacioneve në euro që qeveria shqiptare do të zhvillojë më datë 13 prill.

Obligacionet do të kenë maturim dyvjeçar dhe shuma e shpallur për financim është 100 milionë euro. Bankat kanë kërkuar që investimi në obligacione t’iu njihet me koeficent rreziku 0, në përllogaritjen e vlerës së aktiveve në rrezik, mbi të cilat ndërtohet treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ky tregues përfaqëson vlerën e kapitalit rregullator të bankës, në raport me vlerën totale të aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës rregullatorë të rrezikut.

Koeficienti i rrezikut i aplikuar nga Banka e Shqipërisë për obligacionet në valutë të qeverisë shqiptare, prej fillimit të vitit 2022, është 100%. Megjithatë, pas shpërthimit të pandemisë vitin e kaluar, Këshilli Mbikëqyrës pati vendosur që për periudhën 2020-2021, investimet e bankave në obligacione në valutë të huaj të njiheshin përkohësisht me peshë rreziku zero.

Llogaritja me peshë rreziku zero nënkupton se bankave nuk iu kërkohet kapital për mbulimin e këtyre investimeve. Rrjedhimisht, vlera e obligacioneve të blera nuk do të ndikojë negativisht raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës.

Nëse bankave do t’iu kërkohej mbulimi me kapital në vlerat standarde të parashikuara nga kuadri rregullator, pjesëmarrja e tyre në ankandin e obligacioneve do të ishte më e kufizuar dhe yield-et e kërkuara do të ishin më të larta, pikërisht për shkak të kostos mbi treguesin bazë të kapitalizimit.

Normat e interesit në tregun financiar kanë nisur rritjen, duke reflektuar rritjen e normës bazë të Bankës së Shqipërisë dhe pritshmëritë se një hap të tillë do ta hedhë së shpejti edhe Banka Qendrore Europiane, në përgjigje të normave të larta të inflacionit.

Rritja e normave të interesit pritet të rrisë edhe kostot e shërbimit të borxhit nga qeveria shqiptare. Për të amortizuar pjesërisht efektet e rritjes së normave të interesit dhe për të lehtësuar huamarrjen e qeverisë shqiptare, Banka e Shqipërisë po aplikon, herë pas here, masa balancuese në kërkesat e veta rregullatore ndaj bankave.

Në vitin 2020, një masë e tillë u miratua për t’iu krijuar bankave më shumë hapësira investimi, por edhe për t’i dhënë më shumë siguri proceseve të emetimit të Eurobondeve nga qeveria shqiptare në periudhën e pandemisë. Falë masave të përkohshme, bankat arritën të investonin shuma të konsiderueshme në Eurobonde, me një normë kthimi të kënaqshme.

Vlera e obligacioneve në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancet e sektorit bankar arriti në rreth 70 miliardë lekë ose pothuajse 580 milionë euro në fund të vitit 2021. Në një vit, vlera e këtij portofoli u zgjerua me 54%.

Një masë të ngjashme Banka e Shqipërisë e miratoi edhe në nëntor të vitit të kaluar, duke njohur si asete me peshë rreziku zero edhe kreditë e dhëna nga bankat për kompanitë publike të sektorit energjetik dhe të garantuara nga qeveria shqiptare.

Kjo masë mundësoi mbështetjen me kredi me interesa të ulëta të kompanive të grupit OSHEE dhe importet e energjisë gjatë muajve të fundit të vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022. /E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Lëvizje te postimet