Njoftim – Ndryshimi i Ditëve Zyrtare të Tregtimit në Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE Ju njofton se, duke filluar nga data 26 Prill 2022, tregtimet në Bursë do të mund të realizohen nga e Hëna në të Premte.

Fashat orare të tregtimeve mbeten të pandryshuara.

Shtimi i ditëvë të tregtimit, nga dy ditë në Javë ( E Martë dhe e Enjte) në pesë ditë në Javë, do të rrisë mundësitë e Anëtarëve për të realizuar transaksionet e tyre apo të klientëve të tyre në Bursë.