Sot datë 19.03.2019, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Triumf Grup sh.a.

Triumf Grup është e para Shoqëri Brokerimi e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë ne Bursë me vendimin nr. 2 datë 25.06.2009.

Më pas, Triumf Grup u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 30 datë 30.01.2019 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë (Bono Thesari) të Qeverisë. Duke filluar nga data 19.03.2019 Triumf Grup është anëtari i pestë  i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve, Bankën Ndërkombëtare Tregtare dhe Tirana Bank.

Anëtarësimi i Triumf Grup është një risi për tregun e titujve pasi është e para Shoqëri Brokerimi që ndërlidh, Firmat e Brokerimit, Kujdesarët e Titujve dhe Depozitarin e Titujve, vetëm nëpërmjet platformës së tregtimit të Bursës ALSE. Për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e ALSE klikoni këtu

Gjatë datës 12.03.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 253 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 27,022,930 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 12.03.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 28.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 528 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 53,718,720 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 28.02.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 4 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 415,240 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.02.2019 klikoni këtu

Në kuadër të punës për edukimin e publikut, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE lançon për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme (user friendly) për grupe të caktuara interesi si: investitorët, fondet e  investimeve, gazetarët, akademikët, studiuesit e tregut të kapitaleve, studentët e universiteteve të ndryshme si dhe të gjithë individët të cilët kanë interes në tregun e titujve të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në këtë databazë grupet e interesit mund të hulumtojnë për instrumenta të ndryshëm, periudha të ndryshme të tregtimit, çmimeve historike të titujve, volumit të tregtimeve të kryera në Bursë, madhësinë (kapitalizimin) e tregut si dhe shumë indikatorë të tjerë të rëndësishëm në tregun e kapitaleve.

Hulumtoni Të Dhënat Statistikore në ALSE Database

Për më shumë informacion klikoni Guidën ALSE Database

Sot, datë 25.02.2019, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE z. Gjergji nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me dekanin e fakultetit të Biznesit zj. Azeta Tartari dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave të Integruara me Praktikën (FASTIP) zj. Ela Golemi, fakultete pjesë të UAMD.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të nismës së Bursës ALSE për sensibilizimin e publikut dhe edukimin financiar lidhur me tregun e kapitalit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrveshje u diskutua rreth organizmit të konferencave të përbashkëta ndërmjet Bursës ALSE, UAMD dhe FASTIP. Zj.Tartari shprehu gjithashtu dëshirën që disa nga studentët e UAMD të zhvillonin praktika mësimore pranë ambjenteve të Bursës ALSE.

Dekani i FASTIP tërhoqi vëmendjen drejt bashkëpunimit për temat e diplomave të programeve bachelor dhe master në drejtim të tregut të kapitaleve dhe industrisë së titujve.

Gjithashtu z. Gjergji u shpreh se Bursa ALSE ka lancuar për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme, e cila do t’i ndihmojë studentët dhe pjestarët e stafit akademik në humultimet e tyre për studimet rreth tregut të kapitaleve.

 

Sot më datë 21.02.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe shkencor të CIT si dhe studentë të Masterit Shkencor pranë këtij universiteti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Z. Artan Gjergji përdori raste konkrete të emetimit të titujve nga sipërmarrjet private në Shqipëri si dhe informoi rreth mundësive apo rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE. Gjithashtu Znj. Erinda Fiku, specialiste e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut, foli rreth arkitekturës së industrisë së titujve në Shqipëri si dhe ju bëri studentëve një prezantim simultan të platformës së tregtimit të titujve në ALSE.

Lëvizje te postimet