Gjatë datës 01.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 977,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 01.08.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 290 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 36,847,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 26.07.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 25.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 547,450 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 25.07.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 18.07.20199 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 90 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 897,930 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.07.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione  ne 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore dhe 400 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 98,590 LEK dhe në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 43,028,000  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 09.07.2019 klikoni këtu


Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Prill – Qershor 2019 (T2-2019).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 04.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuara ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar ;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 20 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 2,099,800  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 04.07.2019 klikoni këtu

Artan Gjergji and Ludwig Nießen duke nënshkruar kontratën.

Vienë/Tiranë, 17 Qershor 2019

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Bursa e Vienës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të dhënat e tregut. Ofruesit e informacionit financiar në treg, të ashtuquajturit shitës të dhënash (data vendors), mund të aksesojnë të dhënat e tregut të titujve në Shqipëri nëpërmjet platformës qendrore të shpërndarjes së të dhënave që administron Bursa e Vienës. Të dhënat e tregut të titujve nga Shqipëria mund të aksesohen potencialisht në kohë reale nga më shumë se 18,000 përdorues në rreth 60 vende të ndryshme. Kjo platformë qendrore e shpërndarjes së të dhënave sipas parimit me një sportel (one-stop shop) redukton në maksimum punën për klientët në aspektin administrativ, ligjor dhe teknologjisë së informacionit. Bursa e Vienës shpërndan të dhëna financiare nga 11 shtete nëpërmjet kësaj platforme qendrore: përditëson të dhënat për tregjet e titujve nga Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Kazakistani, Maqedonia e Veriut, Serbia e Sllovenia si dhe të dhënat e tregtimit nga Bursa Austriake e Energjisë (EXAA).

“Me mbështetjen e donatorit zvicerian SECO dhe Bankës Botërore, Shqipëria ka përgatitur projekt-ligje në fushën e fondeve të investimeve dhe në tregun e kapitaleve për të përafruar më shumë legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po punojnë së bashku për të licensuar dhe mbikëqyrur depozitarin qendror për titujt jo-qeveritarë, i cili pritet t’i japë një zhvillim të shpejtë tregut të titujve në Shqipëri. Bashkëpunimi me platformën qendrore të shpërndarjes së të dhënave që administron Bursa e Vienës, do të krijojë një vlerë të madhe në drejtim të rritjes së besimit në tregun vendas si dhe do të ndihmojë në promovimin e tregut të titujve të Shqipërisë në Europë,” thotë Artan Gjergji, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE. “Bashkëpunimi ynë me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE tregon se si dy bursa mund të përfitojnë nga pikat e forta dhe mundësitë e njëra-tjetrës. Jemi krenarë të ndajmë njohuritë dhe teknologjinë tonë për të rritur vizibilitetin në shkallë ndërkombëtare dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së të një tregu të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit,” u shpreh Ludwig Nießen, Drejtori i Përgjithshëm Operacional dhe Teknik (COO & CTO) i Bursës së Vienës.

Për të lexuar Njoftimin për Shtyp të Bursës së Vienës, klikoni ketu

Rreth Bursës Shqiptare të Titujve ALSE
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE është e vetmja bursë që ushtron veprimtarinë aktualisht në Shqipëri. Ajo filloi si një projekt ambicioz në vitin 2014, i mbështetur financiarisht nga disa banka dhe institucione financiare në vend, për të kulmuar me marrjen e licensës për ushtrimin e aktivitetit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Korrik 2017. ALSE është një treg klasik i organizuar titujsh në Shqipëri, i cili i hapi zyrtarisht dyert për tregtim në Shkurt 2018, duke u ofruar operatorëve të tregut një platfromë elektronike tregtimi krejtësisht të automatizuar. Në ditët e sotme, në ALSE mund të tregtohen të gjitha klasat e titujve përveç titujve derivativë. Misioni i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE është të ofrojë një treg eficient dhe transparent me një mekanizëm të ndershëm e të paanshëm për përcaktimin e çmimeve të titujve, i cili do t’u mundësojë kompanive shqiptare rritjen e kapitalit dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Gjatë datës 13.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 16 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 159,344  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 13.06.2019 klikoni këtu

Lëvizje te postimet