Gjatë datës 18.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione ne 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 90 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 9,790,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.02.2019 klikoni këtu

Sot më datë 15.02.2019, me kërkesën e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua takimi i parë në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE në kuadër të projektit 500+, ndërmjet Presidentit të UET Prof. Dr. Ardian Civici dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bursës ALSE Z. Artan Gjergji.

Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ardhshëm midis dy institucioneve. Gjithashtu u fol për realizimin e projekteve të përbashkëta në drejtim të edukimit financiar me fokus të vecantë tek tregu i kapitaleve dhe Bursa. Një tjetër temë e diskutuar ishte zhvillimi i konferencave të përbashkëta si dhe praktikave mësimore të studentëve të UET pranë ambjenteve të Bursës ALSE. Z. Civici u shpreh se ishin të gatshëm ta përfshinin Bursën ALSE në axhendën e aktiviteteve të tyre ku u dha ideja e krijimit të aktivitetit me emrin “Java e Bursës në UET”, një risi me institucionet e arsimit të lartë.

Gjatë këtij takimi të parë u vendos që të nënshkruhej së shpejti Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Europian të Tiranës dhe Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Gjatë datës 11.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione ne 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 26 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 2,656,670 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 11.02.2019 klikoni këtu:

Gjatë ditës së tregtimit të datës 08.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacione Thesari 10 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithësej një numër prej 25 njesi Obligacion Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 2,622,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 08.02.2019 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 07.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 10 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 20 njësi Obligacione Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 20,015,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 07.02.2019 klikoni këtu.

Gjatë datës 05.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 269 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 27,879,160 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 05.02.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 04.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashte orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 533 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 66,678,300 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimet e tregtimit të datës 04.02.2019 klikoni këtu

Lëvizje te postimet