Më datë 16.05.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të programit master të Universitetit Marin Barleti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE Z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje të tregut financiar në vend dhe më pas shpjegoj më gjërësisht rreth tregut të kapitaleve dhe më në detaje rreth Bursës ALSE.

Më tej pjesmarrësit e këtij leksioni u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS), platform që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me rastet e ekzekutimit të transaktioneve, mundësive për abuzim me tregun dhe masave që merr Bursa ALSE për të parandaluar situata të tilla dhe garantuar një treg të shëndetshëm dhe transaparent.

Në vijim të punës për plotësimin e kuadrit rregullativ, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikon rregullore dhe udhëzues që kanë hyrë automatikisht në fuqi sipas vendimit datë 24.04.2018, Nr. 80 “ Për miratimin e shtesës dhe disa ndryshimeve në Rregulloren Nr.120 datë 02.10.2010 “Për licensimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve”, e ndryshuar të Bordit të Autoritetit të Mikëqyrjes Financiare.

Në këto rregullore dhe udhëzues përfshihen:

  1. Rregullorja e Kodifikimit (i ndryshuar) – Kjo rregullore përcakton mënyrën e kodifikimit (identifikimit) në bursë të emetuesve, anëtarëve, titujve si dhe pjesmarrësve të tjerë të tregut;

(Për më shumë klikoni këtu)

  1. Udhëzuesi mbi mënyrën e Tregtimit, Klerimit dhe Shlyerjes së Transaksioneve në Bursë (i ndryshuar) – Ky udhëzues përcakton mënyrën e tregtimit në bursën ALSE, ditët dhe oraret e tregtimit, ciklet e tregtimit, llojet e transaksioneve, kufijtë e cmimeve si edhe mënyrën e klerimit dhe shlyerjes së titujve Qeveritarë;

(Për më shumë klikoni këtu)

  1. Udhëzuesi i procedurave mbi Dështimin e Shlyerjes së Transaksioneve në ALSE – Ky udhëzues përcakton procedurat që do të ndiqën nga Bursa ALSE, kujdestarët e titujve, shoqëritë komisionere si dhe palët e tjera në lidhje me rastet e dështimit të klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në vlera monetare (cash) dhe/ose në tituj.

(Për më shumë klikoni këtu)

Gjithashtu kanë hyrë në fuqi edhe Rregullorja e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit së bashku me Rregulloren e Informacionit Konfidencial në Bursën ALSE.

Gjatë datës 14.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 30,000 njësi Bono Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 299,370,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 14.05.2019 klikoni këtu

Sot më datë 08.05.2019, në ambientet e Universitetit “Metropolitan Tirana” u organizua leksion i hapur me temë “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik pranë këtij universiteti.
Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Pjesmarrësit ishin të interesuar rreth tregtimeve të bursës gjatë vitit si dhe rreth shoqërive komisionere si pjesmarrës në bursë.
Pas përfundimit të leksionit u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim midis z. Artan Gjergji dhe presidentit të universiteti z. Arjan Çukaj. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të sjellë bashkëpunimin midis dy institucioneve lidhur me edukimin e studentëve rreth tregjeve të kapitalit.

Gjatë datës 07.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 3 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 347,730 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 07.05.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 30.04.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 2 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 19 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit të Obligacion Thesari ishte 1,927,930 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 30.04.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.04.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Bono Thesari 1 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 150 njësish Bono Thesari;
  • Vlera e tregtimit të Bono Thesarit 1 Vjeçar ishte 121,486,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 26.04.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 25.04.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 6 Mujor;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 30 njësi Bono Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 6 Mujore ishte 298,650 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 25.04.2019 klikoni

këtu

 

Sot datë 25.04.2019, u krye transaksioni i parë nga një shoqëri komisionere në Bursën ALSE. Triumf Grup tregtoi 30 njësi Bono Thesari me afat maturimi 6 muaj, në vlerën 298,650 ALL. Tregtimi u krye gjatë orarit zyrtar të bursës dhe nuk paraqiti asnjë problem edhe në procesin e pas-tregtimit (raportim tek agjenti shlyerës, klerim-shlyerje).

Ky transaksion shënon një gur të rëndësishëm themeli në procesin e zhvillimit të tregut të titujve në Shqipëri pasi tregon rritjen e interesit të institucioneve të tjera financiare (jo banka) për të qenë aktiv në ndërmjetësimin e transaksioneve në tituj për llogari të qytetarëve dhe subjekteve që kanë pozicione në letra me vlerë.

Tashmë subjektet e interesuara për të tregtuar titujt e borxhit që kanë në portofolet e tyre para afatit të maturimit në Shqipëri, mund t’u drejtohen jo vetëm bankave por edhe shoqërive komisionere të licensuara nga Autoriteti i Mbikëqyjes Financiare e të pranuara si anëtarë nga Bursa ALSE.

Për një informacion më të detajuar në lidhje me anëtarët e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, ju lutem klikoni këtu.

Lëvizje te postimet