Për më shumë informacion rreth Raportit Statistikor të muajit Maj 2019 klikoni këtu
Gjatë datës 03.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishe në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 12 njësi Obligacione Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 1,458,840 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 03.06.2019 klikoni këtu
Gjatë datës 30.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan 2 transaksione ne 2 tituj;
- Transaksionet u ekzekutuan gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari dhe 1246 njesi Obligacion Thesari;
- Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,810 LEK dhe Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 141,944,320 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 30.05.2019 klikoni këtu
Më datë 30.05.2019, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE zhvilloi për herë të parë, me nxënës të vitit të tretë të shkollës së mesme New York High School Tirana, një leksion të hapur lidhur me tregun e kapitalit dhe bursën. Nëpërmjet këtij aktiviteti Bursa ALSE synon të zgjerojë më tej edukimin financiar duke përfshirë edhe nxënesit e viteve të treta në shkollat e mesme, si pjesë e kurrikulës arsimore lidhur me bazat e ekonomisë.
Në këtë leksion, ekspertët e Bursë ALSE i shpjeguan nxënësve koceptet bazë të investimit, të letrave me vlerë, të kërkesë – ofertës për fonde, ndërmjetësve financiarë dhe bursës së titujve.
Nisur nga interesi i treguar në këtë leksion, Bursa ALSE ka si synim të zgjerojë më tej bashkëpunimin edhe me shkolla të mesme publike dhe jo publike, në kuadër të edukimit financiar në Shqipëri.
Gjatë datës 29.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njësi Bono Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 495,250 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.05.2019 klikoni këtu

Sot më datë 29.05.2019 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikoi Raporti Vjetor 2018. Në raportin vjetor të vitit 2018 pasqyrohet mbarëvajtja e aktivitetit të Bursës ALSE gjatë vitit të parë të funksionimit si treg i organizuar aktiv duke përfshirë informacione rreth anëtarësimeve të para në Bursë, listimin e titujve të borxhit Qeveritar dhe transaksioneve me to, aktiviteteve të organizuara nga Bursa ALSE në kuadër të edukimit të publikut si edhe një gamë të gjerë informacionesh të detajuara, pjesë e veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2018.
Për më shumë informacion klikoni këtu
Gjatë datës 27.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 29 njësi Obligacione Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 3,083,570 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.05.2019 klikoni këtu
Më datë 16.05.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të programit master të Universitetit Marin Barleti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE Z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje të tregut financiar në vend dhe më pas shpjegoj më gjërësisht rreth tregut të kapitaleve dhe më në detaje rreth Bursës ALSE.
Më tej pjesmarrësit e këtij leksioni u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS), platform që mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me rastet e ekzekutimit të transaktioneve, mundësive për abuzim me tregun dhe masave që merr Bursa ALSE për të parandaluar situata të tilla dhe garantuar një treg të shëndetshëm dhe transaparent.
Në vijim të punës për plotësimin e kuadrit rregullativ, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikon rregullore dhe udhëzues që kanë hyrë automatikisht në fuqi sipas vendimit datë 24.04.2018, Nr. 80 “ Për miratimin e shtesës dhe disa ndryshimeve në Rregulloren Nr.120 datë 02.10.2010 “Për licensimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve”, e ndryshuar të Bordit të Autoritetit të Mikëqyrjes Financiare.
Në këto rregullore dhe udhëzues përfshihen:
- Rregullorja e Kodifikimit (i ndryshuar) – Kjo rregullore përcakton mënyrën e kodifikimit (identifikimit) në bursë të emetuesve, anëtarëve, titujve si dhe pjesmarrësve të tjerë të tregut;
(Për më shumë klikoni këtu)
- Udhëzuesi mbi mënyrën e Tregtimit, Klerimit dhe Shlyerjes së Transaksioneve në Bursë (i ndryshuar) – Ky udhëzues përcakton mënyrën e tregtimit në bursën ALSE, ditët dhe oraret e tregtimit, ciklet e tregtimit, llojet e transaksioneve, kufijtë e cmimeve si edhe mënyrën e klerimit dhe shlyerjes së titujve Qeveritarë;
(Për më shumë klikoni këtu)
- Udhëzuesi i procedurave mbi Dështimin e Shlyerjes së Transaksioneve në ALSE – Ky udhëzues përcakton procedurat që do të ndiqën nga Bursa ALSE, kujdestarët e titujve, shoqëritë komisionere si dhe palët e tjera në lidhje me rastet e dështimit të klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në vlera monetare (cash) dhe/ose në tituj.
(Për më shumë klikoni këtu)
Gjithashtu kanë hyrë në fuqi edhe Rregullorja e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit së bashku me Rregulloren e Informacionit Konfidencial në Bursën ALSE.
Gjatë datës 14.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 30,000 njësi Bono Thesari;
- Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 299,370,000 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 14.05.2019 klikoni këtu
