Sot datë 19.03.2019, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Triumf Grup sh.a.
Triumf Grup është e para Shoqëri Brokerimi e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë ne Bursë me vendimin nr. 2 datë 25.06.2009.
Më pas, Triumf Grup u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 30 datë 30.01.2019 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë (Bono Thesari) të Qeverisë. Duke filluar nga data 19.03.2019 Triumf Grup është anëtari i pestë i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve, Bankën Ndërkombëtare Tregtare dhe Tirana Bank.
Anëtarësimi i Triumf Grup është një risi për tregun e titujve pasi është e para Shoqëri Brokerimi që ndërlidh, Firmat e Brokerimit, Kujdesarët e Titujve dhe Depozitarin e Titujve, vetëm nëpërmjet platformës së tregtimit të Bursës ALSE. Për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e ALSE klikoni këtu
