Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në datën 27 Maj 2021 në Bukuresht të Rumanisë, nga BURSA Press Group në bashkëpunim me Shoqatën e Brokerave të Rumanisë, me temë ““Mundësitë e bashkëpunimit mes Bursave të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore”.

Në qendër të këtij eventi, i cili u shfaq direkt në faqen e internetit www.bursa.ro, në mediat sociale dhe ato të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, ishte fokusimi tek trendet e së ardhmes dhe mundësitë e zhvillimit të tregjeve rajonalë të kapitalit në Europën Qendrore e Lindore (CEE) dhe në Europën Jugore e Lindore (SEE). Gjatë kësaj konference virtuale u ndanë mendime mjaft të vyera mes drejtuesve të lartë të bursave kombëtare në rajon si Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, Bursat e Beogradit, Bukureshtit, Budapestit, Bullgarisë, Lubjanës, Moldavisë, Vienës, Varshavës dhe Zagrebit. Gjithashtu, një feedback mjaft interesant erdhi nga përfaqësues të emetuesve të mëdhenj të listuar në bursat kombëtare të rajonit.

I ftuar si një folës kryesor në këtë event, Z. Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE mbajti një prezantim ku njohu pjesëmarrësit me karakteristikat e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe sfidat me të cilat përballet për të arritur ritmin e zhvillimit të bursave të tjera në rajon. Në anën tjetër Z. Gjergji ndau qasje e tij në lidhje me zhvillimin potencial të tregjeve rajonale të kapitalit, duke sugjeruar idenë që bursat e mëdha e të mesme në CEE dhe SEE të marrin stafetën e bashkimit dhe/apo blerjes së pjesëve të kapitalit në bursat e vogla (specifikisht në vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor), me qëllim nxitjen e një procesi integrimi më të organizuar. Kjo mënyrë zhvillimi – tha Z. Gjergji, nuk do t’u transferojë bursave të vogla ekspertizën “know-how”, kapitalin dhe likuiditetin, por do të ndihmonte të gjithë tregun rajonal të kapitaleve të bëhej një qendër e rëndësishme financiare në sytë e aktorëve të mëdhenj të investimit të portofolit.

Në fund të konferencës, të gjithë përfaqësuesit e bursave të rajonit ranë dakord mbi nevojën e rritjes së vizibilitetit të tregjeve të kapitalit në CEE dhe SEE. Për këtë arsye, propozimi i Bursës së Bukureshtit dhe Shoqatës së Brokerave të Rumanisë në lidhje me ngritjen e një Grupi Pune të përbashkët për të parë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, gjeti një mbështetje unanime. Mes alternativave potenciale më të dakordësuara për bashkëpunim dominuan krijimi i produkteve financiare të përbashkëta, indekset, listimet e dyfishta, përdorimi i teknologjisë së përbashkët si dhe bashkimet dhe blerjet e mundshme mes bursave.

Për të dëgjuar të gjithë prezantimet e pjesëmarrësve klikoni këtu

DEKLARATË PËR MEDIAT

Mbahet Mbledhja e 11-të e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar

Në datën 21.05.2021, nën kujdesin dhe drejtimin e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, dhe me prezencën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe organizatave anëtare, u organizua takimi i 11-të (njëmbëdhjetë) i Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE). Pjesëmarrësit në këtë takim virtual u ndalën dhe diskutuan mbi disa tema me interes për tregun financiar, të cilat përfaqësojnë kontributin e anëtarëve të Rrjetit në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit për edukimin financiar dhe përmirësimin e nivelit të tij në të gjitha shtresat e popullatës.

Një vend të rëndësishëm në diskutime zuri inisiativa e Bankës së Shqipërisë për të hartuar një Strategji Mbarëkombëtare për Edukimin Financiar, inisiativë e cila është mirëpritur nga ANFE dhe anëtarët e saj janë angazhuar të kontribojne maksimalisht për ta bërë këtë strategji sa më gjithëpërfshirëse dhe me ndikim sa më të gjërë në shtresat e popullatës. Në këtë drejtim pati edhe disa prezantime dhe ndërhyrje nga eskpertë ndërkombëtarë, të cilët sollën eksperiencën e tyre në këtë drejtim, të aplikuar në vende të tjera.

Kontribute të vlerësuara maksimalisht u prezantuan edhe nga anëtarët në drejtim të veprimtarive të ndërmarra në kuadrin e rritjes se edukimit financiar, si “Java e Parasë 2021”, krijimi i “Fjalorthit të Termave Financiare”, një kontribut mjaft serioz i të gjithë anëtarëve të ANFE për tregun financiar vendas. Po ashtu, u mirëpritën edhe informacionet në lidhje me veprimtaritë e planifikuara gjatë këtij viti, si “Java Globale e Investitorit 2021”, “Dita Botërore e Kursimeve 2021”, “Fushata Huamarrje e Zgjuar 2021”, si edhe veprimtari të tjera të cilat janë duke u organizuar në vijimësi.

Për informacionin e Rrjetit dhe të anëtarëve të tij, u ofruan gjithashtu edhe prezantime ne lidhje me statusin aktual të operimit të Regjistrit të Titujve ALREG, si edhe ne lidhje me Ligjin e ri Nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë dhe risitë që ai sjell si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit legjislativ me standartet europiane.

Pjesëmarrësit ofruan diskutime konstruktive dhe dhanë kontribut të rëndësishëm në hartimin e plan veprimit në lidhje me rolin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar në vijimësi, qoftë në drejtim të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar, si edhe në drejtim të aktiviteteve të planifikuara përgjatë vitit.

Në lidhje me Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), është një organizëm i krijuar në vitin 2018, i cili mbështetet nga dhjetë institucione financiare dhe organizata përfaqësuese të operatorëve të tregut: Shoqata Shqiptare e Bankave, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata Mikrofinanca  Shqiptare, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqata e Tregtimit të Titujve, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Shërbimi Kombëtar Rinor dhe German Sparkassestiftung in Albania. Misioni kryesor i këtij rrjeti organizatash është të kontribojnë në përmirësimin e nivelit të edukimit financiar në vend, duke ndërgjegjësuar, advokuar dhe promovuar aktivitete të organizuara nga organizatat pjesëmarrëse për këtë qëllim.

Sot më datë 21.05.2021 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikoi Raporti Vjetor 2020, në të cilin pasqyrohet mbarëvajtja e aktivitetit gjatë vitit të tretë të funksionimit si treg i organizuar aktiv. Në këtë Raport përfshihen informacione rreth anëtarësimeve, listimit të titujve të borxhit Qeveritar dhe transaksioneve me to, aktiviteteve dhe nismave të organizuara nga Bursa ALSE në kuadër të edukimit të publikut si edhe një gamë të gjerë informacionesh të detajuara, pjesë e veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit ushtrimor.

Edhe pse 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështirë në historinë e njerëzimit, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, i cili futi në një krizë të thellë shëndëtsore, sociale dhe ekonomike mbarë botën, për tregun e financiar të vendit ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në drejtim të revolucionarizimit të kuadrit ligjor. Parlamenti Shqiptar miratoi 4 ligje shumë të rëndësishme që mbulojnë tregjet financiare (sektorin e tregut të kapitaleve, fondeve të investimeve, sistemit të pagesave dhe sektorin e teknologjisë së regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT) ose siç njihet ndryshe “Teknologjia Blockchain”.

Sa i përket menaxhimit të situatës dhe efekteve që solli pandemia COVID-19 në të gjithë tregun financiar dhe sjelljen e konsumatorëve, Bursa ALSE arriti të menaxhonte me sukses në mënyrën më të mirë të mundshme të gjithë problematikën e krijuar, duke mos e ndikuar në asnjë moment mbarëvajtjen e seancave të tregtimit të titujve dhe punëve të përditshme. Raporti vjetor përfshin informacion më të detajuar në lidhje me masat e marra nga Bursa ALSE për menaxhimin e situatës post-COVID.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Gjatë datës 12.05.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 28 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,834,440 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.05.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 06.05.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 250 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 2,455,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 06.05.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 04.05.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 1 titull;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 125 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 12,717,500 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 04.05.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 20.04.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 31 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 3,323,510 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 20.04.2021 klikoni këtu

Në mbledhjen e datës 30 Mars 2021, Bordi Drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham), ka miratuar kërkesën e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE për aderimin si Anëtar i Asociuar i këtij organizmi të rëndësishëm në fushën e mbrotjes së interesave të komunitetit të biznesit në vend.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE është i vetmi treg i rregulluar i titujve në Shqipëri i licensuar në vitin 2017 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili në thelb të aktivitetit të saj ka mundësimin e përputhjes së kërkesës me ofertën për kapitale afatgjate në tregun vendas. Ajo do t’i shërbejë biznesit në përgjithësi dhe korporatave të mëdha në veçanti, si një alternativë serioze dhe më pak e kushtueshme për rritjen e kaptialit dhe financimin e aktivitetit të tyre, nëpërmjet listimit të titujve në bursë.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) është një organizatë biznesi që operon prej 20 vitesh dhe gëzon reputacion të mirë në komunitetin e biznesit, falë punës dhe bashkëpunimit me anëtarët e saj. AmCham është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët dhe punon fort për identifikimin dhe adresimin e problematikave të tyre, duke i bërë rekomandimet e duhura institucioneve shtetërore dhe Qeverisë Shqiptare. Gjithashtu, AmCham është mjaft aktive në proceset lobuese që prekin çështjet fiskale dhe ligjet e reja të cilat rregullojnë veprimtarinë e biznesit, duke qenë një avokat i fortë i bizneseve të saj anëtare, por edhe faktor në proceset rregullative të ekonomisë së tregut dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Nëpërmjet anëtarësimit në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Bursa ALSE synon të jetë më afër bizneseve korporatë të cilat plotësojnë kriteret e listimit në tregun zyrtar. Si pjesë e aktivitetit të përvitshëm në funksion të trajnimeve profesionale që AmCham organizon për anëtarët e saj, Bursa ALSE do të organizojë takime informuese në lidhje mbi mundësitë që ofron tregu i kapitaleve për financimin afatgjatë të biznesit, si dhe do të ofrojë asistencën e saj teknike për t’ia lehtësuar sa më shumë këtë proces korporatave më të mëdha në vend.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Janar – Mars 2021 (T1-2021).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Lëvizje te postimet