ALSE trajnon rrjetin e degëve të Bankës Credins në lidhje me Ofertën Publike të Titujve

 

Sot me datën 11 Qershor 2021, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE realizoi një trajnim të veçantë për punonjësit e Bankës Credins, të cilët janë përgjegjës për marrëdhënien me klientët e vegjël në të gjithë rrjetin e degëve të bankës. Qëllimi i këtij trajnimi ishtë që të ndihmonte bankierët e rinj për të njohur më mirë:

  • procesin e ofrimit të shërbimeve të investimit,
  • ofertën publike të titujve,
  • procedurën operacionale të ofertës publike,
  • rëndësinë e prospektit dhe informacionin e nevojshëm për t’u bërë transparent,
  • informacionin që u duhet vënë në dispozicion klientëve që investojnë në tituj,
  • transmetimin e urdhrave në Departamentin e Thesarit për të blerë/shitur tituj për llogari të klientëve etj.

Banka Credins mbetet një pionere në ofrimin e shërbimeve të investimit për klientët që janë investitorë vendas. Gjithashtu, banka ka qenë një ndër operatorët më të rëndësishëm të tregut në drejtim të shfrytëzimit të potencialit që kanë tregjet e kapitalit duke u financuar nëpërmjet emetimit të obligacioneve korporative në tregun vendas.