ALSE nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Në kuadër të punës që po bën për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me tregjet e kapitalit, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nënshkruar me Univesritetin Mesdhetar te Shqipërisë (UMSH) sot më datën 9 Qershor 2021, një Marrëveshje Bashkëpunimi në thelb të së cilës konsiston bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e kërkimit shkencor dhe organizimit të konferencave akademike që fokusohen në tregun e kapitaleve. Gjithashtu, marrëveshja dakordëson edhe realizimin e praktikave mësimore pranë Bursës Shqiptare të Titujve ALSE për studentët e UMSH.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, Z. Artan Gjergji dhe Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici.

Bursa Shqiptare e Titujve bashkëpunon prej vitesh ngushtë me institucionet e arsimit të lartë në vend me qëllim rritjen e nivelit të edukimit financiar sa i përket industrisë së letrave me vlerë në vend.