Gjatë datës 18.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 50,540,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.06.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 14.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 21 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,136,540 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.06.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 11.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 92 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 9,824,680 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 11.06.2021 klikoni këtu

 

Sot me datën 11 Qershor 2021, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE realizoi një trajnim të veçantë për punonjësit e Bankës Credins, të cilët janë përgjegjës për marrëdhënien me klientët e vegjël në të gjithë rrjetin e degëve të bankës. Qëllimi i këtij trajnimi ishtë që të ndihmonte bankierët e rinj për të njohur më mirë:

  • procesin e ofrimit të shërbimeve të investimit,
  • ofertën publike të titujve,
  • procedurën operacionale të ofertës publike,
  • rëndësinë e prospektit dhe informacionin e nevojshëm për t’u bërë transparent,
  • informacionin që u duhet vënë në dispozicion klientëve që investojnë në tituj,
  • transmetimin e urdhrave në Departamentin e Thesarit për të blerë/shitur tituj për llogari të klientëve etj.

Banka Credins mbetet një pionere në ofrimin e shërbimeve të investimit për klientët që janë investitorë vendas. Gjithashtu, banka ka qenë një ndër operatorët më të rëndësishëm të tregut në drejtim të shfrytëzimit të potencialit që kanë tregjet e kapitalit duke u financuar nëpërmjet emetimit të obligacioneve korporative në tregun vendas.

 

Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Z. Artan Gjergji ishte prezent sot në ceremoninë e shprëndarjes së çmimeve për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Epoka, të cilët morën pjesë në Garën Virtuale të Bursës. Kjo garë e organizuar nga Rrjeti i Ekonomistëve të Rinj (YEN), pjesë e Fakultetit Ekonomik, kishte për qëllim pjesëmarrjen e studentëve në një lojë të stimuluar virtuale për blerjen e titujve, ku skuadrat ndërtojnë portofole virtuale letrash me vlerë, bazuar në vlera monetare (cash) virtuale dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin për një normë sa më të lartë kthimi nga portofoli i invetuar.

Rrjeti i Ekonomistëve të Rinj (YEN) është krijuar në vitin 2014 nga studentët e Departamentit të Ekonomics-it në Universitetin Epoka. Ky organizëm u ofron  studentëve të rinj kontakte me profesorët e fushës me qëllim bashkëpunimin në drejtim të organizimit të eventeve me tematikë ekonominë në Shqipëri si dhe u mundëson atyre një rritje profesionale dhe së bashku me një rrjet të fortë pedagogësh dhe kompanish në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Z. Gjergji theksoi rëndësinë e këtyre iniciativave jo vetëm  për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtim të koncepteve të rëndësishme si investimi, instrumentet financiare dhe tregjet e kapitalit, por edhe për t’i familjarizuar ata me risqet dhe përfitimet që vijnë nga ky proces. Gjithashtu, Z. Gjergji bëri një prezantim të shkurtër të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE duke përfshirë edhe sfidat që presin zhvillimin e tregut të kapitaleve në të ardhmen në Shqipëri.

Në fund të eventit, fituesve të garës iu shpërndanë çmimet përkatëse.

Në kuadër të punës që po bën për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me tregjet e kapitalit, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nënshkruar me Univesritetin Mesdhetar te Shqipërisë (UMSH) sot më datën 9 Qershor 2021, një Marrëveshje Bashkëpunimi në thelb të së cilës konsiston bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e kërkimit shkencor dhe organizimit të konferencave akademike që fokusohen në tregun e kapitaleve. Gjithashtu, marrëveshja dakordëson edhe realizimin e praktikave mësimore pranë Bursës Shqiptare të Titujve ALSE për studentët e UMSH.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, Z. Artan Gjergji dhe Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici.

Bursa Shqiptare e Titujve bashkëpunon prej vitesh ngushtë me institucionet e arsimit të lartë në vend me qëllim rritjen e nivelit të edukimit financiar sa i përket industrisë së letrave me vlerë në vend.

Gjatë datës 07.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishter në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 170 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,673,820 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.06.2021 klikoni këtu

 

Sot në 2 Qershor 2021, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në bashkëpunim me Bursën Shqiptare të Titujve (ALSE) dhe Grant Thornton Albania organizuan me anëtarët e AmCham tryezën e rrumbullakët me temën: “Tregu i Kapitaleve dhe Listimi në Bursën Shqiptare si një alternativë financimi për Korporatat ”.

Eventi u përshëndet nga Z. Enio Jaço, Presidenti i AMCham si dhe nga Z. Ervin Mete, Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare (AMF). Z. Jaço diskutoi rëndësinë e tregjeve të kapitalit për një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë, si një mjet efektiv për t’u eksploruar nga bizneset shqiptare, ndërsa Z. Mete shprehu vullnetin e tij dhe filozofinë e organit rregullator të drejtuar prej tij, për zhvillimin e tregut të brendshëm të kapitalit. Gjithashtu, Z. Mete bëri një ekspozim të reformave ligjore dhe infrastrukturore të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe AMF për të përmirësuar legjislacionin e tregut të kapitalit duke e afruar atë me Direktivat e BE si dhe informoi pjesëmarrësit mbi strategjinë për zhvillimin e tregut të kapitalit vendas, e cila po përgatitet nga AMF me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore.

Me pas u vijua me prezantimet e folësve kryesorë që përfaqësojnë operatorët e tregut të kapitalit. Z. Mark Crawford, presidenti i Aksioner Securities Brokerage tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e tregut të kapitalit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke e krahasuar me shembuj nga vendet fqinje të Ballkanit. Ai gjithashtu e konsideroi shumë të rëndësishme përfshirjen e projekteve të mëdha të investimeve të brendshme dhe të huaja në procesin e tregut të kapitalit dhe listimin në bursë si një mjet i mirë jo vetëm për të rritur kapital, por edhe për të mobilizuar burimet lokale të kapitalit.

Artan Gjergji, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve i informoi pjesëmarrësit në lidhje me modelet e financimit të biznesit përmes emetimit të aksioneve dhe/ose obligacioneve të korporatave, duke u përqëndruar në përfitimet e biznesit për të përdorur tregjet e kapitalit si mënyra më efektive e financimit për veprimtarinë e tyre. Ai gjithashtu informoi pjesëmarrësit mbi kriteret dhe kostot e procesit të listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Kledi Kodra, Partner Menaxhues i Grant Thornton Albania u dha pjesëmarrësve një pasqyrë të parimit të qeverisjes së korporatave dhe detyrimeve financiare që duhet të përmbushen nga bizneset që do të emetojnë aksione dhe obligacione në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Ai theksoi rëndësinë e transparences financiare dhe procedurave të auditimit si faktorë kryesorë për korporatat e listuara të cilat konsiderohen nga ligji si Njësi me Interes Publik (PIE).

Në fund të takimit, të gjithë folësit e ftuar iu përgjigjën pyetjeve nga pjesëmarrësit.

Gjatë datës 01.06.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 528,050 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 01.06.2021 klikoni këtu

Lëvizje te postimet