Gjatë datës 03.03.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 200 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,992,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 03.03.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 27.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,860 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 27.02.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 19.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 25 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 2,560,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 19.02.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 18.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 20 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 197,440 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.02.2020 klikoni

këtu

Bashkëpunimi synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me edukimin financiar në drejtim të parimeve bazë financiare si: kursimet, investimet, tregu financiar, titujt, bursa dhe tregu i kapitaleve.

Faza e parë e këtij bashkëpunimi fillon me përgatitjen e një serie videosh të animuara me fokus edukimin financiar dhe tregun e kapitaleve. Videot do të shërbejnë si instrument ndërgjegjësimi dhe edukimi për publikun e gjerë dhe të rinjtë në vecanti. Kjo fazë është parashikuar të zgjasë rreth 6 muaj dhe videot do të jenë lehtësisht të aksesueshme në  media dhe rrjetet sociale duke synuar një audiencë të gjerë.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. është e para bursë titujsh me kapital privat që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Korrik të vitit 2017 dhe ka filluar nga tregtimi për herë të parë në muajin Shkurt 2018. Në Bursën ALSE tregtohen të gjithë llojet e instrumenteve financiare që plotësojnë kriteret e listimit në përputhje të plotë me kuadrin ligjor e rregullativ në fuqi. Bursa ALSE synon krijimin e një tregu kombëtar titujsh i cili të kthehet një një pikë kyçe të tregut financiar vendas për të mundësuar aksesin sa më të lehtë e të shpejtë të biznesit shqiptar tek burimet e lira të financimit. Gjithashtu, Bursa ALSE synon të jetë një treg të besueshëm në sytë e investitorëve vendas por edhe në një partner serioz e i besueshëm për investitorët e huaj.

Organizata Junior Achievement of Albania (JAA) është një investim strategjik i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) me mbështetje institucionale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Misioni i Junior Achievement of Albania është, të nxisë dhe të mbështesë edukimin ekonomik, financiar dhe sipërmarrjen tek të rinjtë shqiptarë. Si një shembull unik midis 122 vendeve të cilët zbatojnë programin JA në shkolla, mbështetja siguron një përfshirje cilësore të programit JA në kurrikulën arsimore, ngritjen e kapaciteteve të stafit mësimdhënës dhe përfshirjen e vazhdueshme të komunitetit të biznesit në jetën shkollore. Për arritjet e saj, në vitin 2019, Junior Achievement of Albania është shpallur organizatë model mes 40 organizatave simotra në Europë.

Si pjesë aktive e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), Bursa ALSE dhe JAA konfirmojnë vullnetin pozitiv për të bashkëpunuar në vijimësi lidhur me rritjen e ndërgjegjësimit rreth moduleve financiare, tregut të titujve, kursimeve, investimeve etj.

               

Gjatë datës 13.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 200 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,991,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 13.02.2020 klikoni

këtu

Sot më datë 12.02.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa ALSE”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Universitetit Marin Barleti si dhe studentë të programit Master Shkencor pranë këtij universiteti.

Pjesmarrësit në këtë aktivitet u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialisti i Anëtarësimit dhe Listimit pranë Bursës ALSE, Z. Robin Lukaj i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS) që Bursa ALSE përdor aktualisht, platformë që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët pjesmarrës patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës.

Përfundon me sukses fushata “Termi i Ditës” (Term of the Day) ndërmarrë nga ana e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE rreth edukimit të publikut lidhur me tregun e kapitalit, bursën dhe llojet e tregtimeve që kryhen në të.
ALSE publikoi në rrjetet e saj sociale 50 foto informative në gjuhën shqipe me qëllim informimin e publikut.
Gjatë vitit 2019 Bursa ALSE ka publikuar këto terma në gjuhën angleze duke iu referuar përkufizimeve dhe standarteve më të mira bashkëkohore në industrinë e titujve. Me qëllim për të qenë sa më të kuptueshëm për publikun vendas këto terma financiare u përkthyen dhe u publikuan në gjuhën shqipe nga Bursa Shqiptare e Titujve.

Për të parë një pjesë të fotove klikoni këtu

Për të parë të gjithë termat na ndiqni në rrjete tona sociale: Facebook dhe LinkedIn

Lëvizje te postimet