Gjatë datës 21.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 22 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe 50 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 2,082,300 LEK dhe ne Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro ishte 6,307,970 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.04.2020 klikoni

këtu

 

Gjatë datës 15.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2,000 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 199,280,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 15.04.2020 klikoni

këtu

 

Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, bazuar në:

  • Urdhërin nr. 256, datë 10.04.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,
  • Vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me nr. 40, datë 26.03.2020, si dhe
  • Njoftimit zyrtar elektronik të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i cili administrohet nga Banka Shqipërisë në lidhje me vendimin për ri-kthimin e orareve standarde zyrtare të funksionimit,

oraret e tregtimit për transaksionet në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE, do të ri-kthehen në gjendjen normale të fashave standarde kohore si më poshtë vijon:

  1. Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë (E Martë dhe E Enjte)
Fazat e Tregtimit Oraret Standarde
Faza Jashtë Burse 1 09:00-10:00
Faza Para-Tregtim 10:00-12:00
Faza Kryesore e Tregtimit 12:00-14:00
Faza Jashtë Burse 2 14:00-17:00
  1. Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 17:00.

Këto orare do të jenë zyrtarisht të zbatueshme duke filluar nga data 15 Prill 2020.

Gjatë datës 14.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujor;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujor;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor ishte 99,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.04.2020 klikoni

këtu

 

Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, bazuar në:

  • Urdhërin nr. 256, datë 10.04.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,
  • Vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me nr. 40, datë 26.03.2020, si dhe
  • Njoftimit zyrtar elektronik të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i cili administrohet nga Banka Shqipërisë në lidhje me vendimin për ri-kthimin e orareve standarde zyrtare të funksionimit,

oraret e tregtimit për transaksionet në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE, do të ri-kthehen në gjendjen normale të fashave standarde kohore si më poshtë vijon:

  1. Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë (E Martë dhe E Enjte)
Fazat e Tregtimit Oraret Standarde
Faza Jashtë Burse 1 09:00-10:00
Faza Para-Tregtim 10:00-12:00
Faza Kryesore e Tregtimit 12:00-14:00
Faza Jashtë Burse 2 14:00-17:00
  1. Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 17:00.

Këto orare do të jenë zyrtarisht të zbatueshme duke filluar nga data 15 Prill 2020.

Gjatë datës 07.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1,000 njësi Obligacion Thesari 2 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar ishte 99,960,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.04.2020 klikoni

këtu

 

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Janar – Mars 2020 (T1-2020).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 31.03.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10,000 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,380,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 31.03.2020 klikoni

këtu

 

Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, për shkak të situatës dhe efekteve që ka sjellë COVID-19 në kufizimin nga ana e Qeverisë të orareve të punës dhe lëvizjes së njerëzve, kanë ndryshuar oraret operacionale të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i administruar nga Banka e Shqipërisë.

Duke qenë se procesi i tregtimit në Bursën ALSE është i lidhur ngushtë me procesin e shlyerjes së transaksioneve, si për titujt ashtu edhe për vlerat monetare cash (i njohur si procesi i pas-tregtimit), është e domosdoshne që të ndryshojnë edhe oraret e funksionimit të bursës, në mënyrë që i gjithë zinxhiri i proceseve tregtim-klerim-shlyerje të kryhet pa asnjë problem.

Për këtë arsye, Këshilli Mbikëqyrës i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, bazuar në nenin 162, pika 2, të ligjit  nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, ka realizuar mbledhjen e tij të jashtëzakonshme, sot më datë 26.03.2020, ku ka marrë vendimin për ndryshimin e fashave orare të transaksioneve në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE.

Oraret e reja të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës, të cilat hyjnë në fuqi që nga data 27.03.2020, janë si më poshtë vijon:

Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit (E Martë dhe E Enjte)

Fazat e Tregtimit Ishte Orari i Ri
Faza Jashtë Burse 1 09:00-10:00 08:30-09:30
Faza Para-Tregtim 10:00-12:00 09:30-10:30
Faza Kryesore e Tregtimit 12:00-14:00 10:30-11:30
Faza Jashtë Burse 2 14:00-17:00 11:30-12:30

Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 12:00.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE i bën thirrje publikut që të marrë në parasysh oraret e reja, në rast se dëshiron të tregtojë tituj të Qeverisë në bursë. Gjithashtu, Bursa ALSE u kërkon Anëtarëve të saj të njoftojnë klientët e tyre (kur është e mundur) në lidhje me ndryshimet e këtyre fashave orare të tregtimit në bursë.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE garanton publikun se ka bërë dhe do të bëjë gjithçka është e mundur që, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, të mundësojë një treg të lirë, të ndershëm, transparent dhe të paanshëm ku investitorët të mund të alokojnë portofolet e tyre të investimeve në tituj të Qeverisë, të listuara në tregjet tona.

Lëvizje te postimet