Sot më datë 17.01.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregjet Financiare dhe Bursa”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Universitetit New York Tirana si dhe studentë të programit Bachelor pranë këtij universiteti.

Pjesmarrësit e këtij leksioni u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS), platformë që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës, rastet e ekzekutimit të transaktioneve si dhe kërkesën e bizneseve për listim të titujve në Bursë. Gjithshtu u diskutua mbi mundësinë për abuzim me tregun dhe masave që merr Bursa ALSE për të parandaluar situata të tilla dhe garantuar një treg të shëndetshëm dhe transparent.

Gjatë datës 16.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 70 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 691,320 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.01.2020 klikoni

këtu

 

Gjatë datës 14.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 5,026,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.01.2020 klikoni

këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Tetor – Dhjetor 2019 (T4-2019).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 13.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 28 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,921,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 13.01.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 10.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar dhe Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 6 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar dhe 500 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 628,200 LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore ishte 4,998,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 10.01.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 3 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 333,270 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.01.2020 klikoni

këtu

Këndvështrim i Përgjithshëm

Viti 2019 shënoi vitin e dytë të operimit të Bursës ALSE. Edhe gjatë këtij viti u tregtuan vetëm Tituj Qeveritarë në ALSE. Volumi i tregtimit në bursë qëndroi në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018. Përkundrejt këtij fakti, gjatë vitit 2019, u pa një rritje interesi lidhur me anëtarësimin në Bursën ALSE, ku dy anëtarë të rinj u bashkuan (një bankë dhe një firmë brokerimi), duke sjellë numrin total të anëtarëve në katër.

Në kuadrin e përgjithshëm, gjatë vitit 2019, vlera totale e tregtuar në bursë ishte 2.46 miliard LEK, ose rreth 20.2 milion EUR, me një volum total prej 52,350 njësish të tregtuara në 101 transaksione. Në një analizë të përgjithshme të karakteristikave të tregtimit gjatë këtij viti, u vu re se kanë dominuar:

  • Transaksionet me Klientët (76.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet e ekzekutuara gjatë Orarit Zyrtar (59.8% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në Obligacionet e Thesarit (86.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në valutën LEK.

Përsa i përket llojit të titullit, shumica e tregtimeve janë kryer në Obligacione Thesari me maturitet 5 dhe 10 vjeçar, të ndjekur nga ato me maturitet 3 vjeçar. Ndërkohë, shumica e tregtimeve në Bono Thesari janë kryer me ato me maturitet 12 mujor, të ndjekura nga ato me maturitet 6 mujor.

Mungesa e një Depozitari Qendror Titujsh (DQT) funskional në arkitekturën e tregut financiar vendas, e ka bërë të pamundur tregtimin e titujve korporativ (aksione dhe obligacione korporative). Megjithatë, gjatë vitit 2019 një punë intensive është kryer nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) për të përgatitur kuadrin e plotë rregullativ, i cili nevojitet per licencimin e Rregjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG). Një DQT funksionale do të plotësojë infraskturën e munguar, e cila mundëson tregtimin e titujve korporativ vendas në bursë.

ALREG është i licensuar nga AMF si regjistrar titujsh që nga Janari 2019, si dhe nga BSH si operator i shlyerjes së titujve që nga Dhjetori 2019. Aktualisht, ALREG është gati për të ofruar shërbimet back – office (të klerimit dhe shlyerjes) për transaksionet me titujt korporativ të ekzekutuar në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Për më shumë informacione rreth aktivitetit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE gjatë viti 2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 87 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 9,754,440 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 26.12.2019 klikoni

këtu

Lëvizje te postimet