Gjatë datës 28.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 115,580,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.05.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 26.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan njeri jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange) dhe tjetri gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 345 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 3,402,910 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 26.05.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 18.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 43 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 4,814,710 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.05.2020 klikoni

këtu

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bursës ALSE miratoi në mbledhjen e datës 13 Maj 2020, udhëzuesin e listimit të titujve në tregjet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në vazhdim të plotësimit të kuadrit rregullativ të Bursës ALSE, udhëzuesi i listimit orienton kompanitë Shqiptare, të cilat duan të emetojnë tituj, apo ato të cilat janë të listuara në bursë, drejt proceseve më të detajuara rreth listimit.

Gjithashtu ky udhëzues ka për qëllim të orientojë emetuesit potencial apo ekzistues në bursë rreth:

  • Procedurave të delistimit të titujve ekzistues në tregjet e bursës;
  • Procedurave të transferimit të titujve midis tregjeve të bursës;
  • Procedurave dhe detyrimeve të raportimit që kanë kompanite e listuara në Bursë për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.

Për të lexuar më shumë rreth Udhëzimit të Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu

 

Gjatë datës 14.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan njeri jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange) dhe tjetri gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 44 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe 30 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 4,927,560 LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore ishte 299,100 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.05.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 13.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 2 Vjecar ne EURO;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 52 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe 194 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar ne EURO;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 5,222,880 LEK dhe ne Obligacion Thesari 2 Vjecar ne EURO ishte 24,122,330 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 13.05.2020 klikoni

këtu

 

Zhvillohet leksioni online nga Kolegji Universitar i Biznesit me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” me të ftuar Drejtorin Ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE

Sot më 08.05.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në leksionin e hapur online me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” të zhvilluar nga Kolegji Universitar i Biznesit. Gjatë këtij leksioni digjital, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji, njohu pjesmarrësit me arkitekturën e tregut financiar duke u fokusuar më në detaje në tregun e kapitalit dhe duke shpjeguar rreth funksionimit të ketij tregu dhe aktorëve kryesor.

Gjithashtu një interes të veçantë kishte për teoritë e menaxhimit të portofolit, ku Z. Gjergji shpjegoj në detaje llojet e menaxhimit të portofolit, risqet e mundshme që mbartin investitorët si dhe llojet e fondeve të investimit aktual në Shqipëri.

Në përfundim të këtij leksioni, Z. Gjergji preku në vija të përgjithshme procesin e klerimit dhe shlyerjes në Bursë, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në arkitekturën e tregut të kapitalit.

Ky leksion ishte mjaft interaktiv, në të cilin pjesmarrësit e këtij leksioni ishin mjaft të interesuar duke drejtuar pyetje të ndryshme rreth funksionimit të tregut të kapitalit, mënyrës së pjesmarrjes në Bursë, titujve aktual të tregtueshëm në Burse si dhe bizneseve potenciale për t’u listuar.

Gjatë datës 28.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujor;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujor;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor ishte 99,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.04.2020 klikoni

këtu

 

Sot më datë 24 Prill 2020, Komisioni parlamentar i Ekonomisë mori në Shqyrtim diskutimin në parim të Projekt-Ligjit “Për Tregun e Kapitaleve”, i cili është përgatitur nga ekspertët e SECO-Bankës Botërore, në bashkëpunim me ekspertët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrinë e Financave.
Në seancën dëgjimore, përvec institutcioneve rregullatore ishin ftuar edhe përfaqësues nga grupet e interesit duke përfshirë operatorët e tregut si: Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG, Shoqata Shqiptare e Tregtarëve të Titujve ASTA apo shoqëri komisionere. Këto grupe interesi kanë qenë mjaft aktive gjatë gjithë procesit të përgatitjes së Projekt-Ligjit duke ndikuar në mënyrë efikase në përmirësimin dhe përshtatjen e ligjit jo vetëm me Direktivat e BE-së por edhe duke marrë parasysh tregun e brendshëm.
Këtë e kemi bërë duke u bazuar në ekspertizën shumëvjecare jo vetëm të stafit të Bursës ALSE, por duke marrë edhe konsulencën e disa prej ekspertëve më të mirë të tregut të kapitaleve në rajon, të cilët na kanë asistuar sidomos në pjesën e përputhshmërisë më Direktivat e BE-së.
Krahasuar me bazën ligjore aktuale, Projekt-Ligji i ri sjell një frymë pozitive në tregun vendas të kapitaleve, kryesisht në drejtim të:
  • Mbledhjes nën të njëjtën ombrellë të të gjithë kuadrit ligjor për tregun e kapitaleve në vend,
  • Harmonizimit më të mirë të kuadrit ligjor me Direktivat e BE-së që mbulojnë industrinë financiare,
  • Përcaktimit më të mirë të rolit dhe aktivitetit të disa tregjeve dhe ndërmjetësve financiarë,
  • Sjelljes për herë të parë disa koncepte dhe institucione të reja në tregjet financiare të cilat mungonin në ligjin aktual si p.sh depozitari qëndror i titujve, agjensitë e vlerësimit të rrezikut të kreditit etj.),
  • Standardizimit të kritereve të përshtatshmërisë (fit & proper) për organet e larta drejtuese të institucioneve financiare në tregun e kapitaleve.
Pas diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pyetjeve nga të pranishmit për ekspertët, Projekt-Ligji u miratua në parim me votë unanime, nga të gjithë deputetët pjesëmarrës. Në javët në vazhdim pritet që të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Lëvizje te postimet