Zhvillohet leksioni online nga Kolegji Universitar Wisdom me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” me të ftuar Drejtorin Ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE
Sot më 05.06.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në leksionin e hapur online me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” të zhvilluar nga Kolegji Universitar Wisdom. Gjatë këtij webinari, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji, njohu pjesmarrësit me arkitekturën e tregut financiar duke u fokusuar më në detaje në tregun e kapitalit dhe duke shpjeguar rreth funksionimit të ketij tregu dhe aktorëve kryesor te tij.
Gjithashtu një interes të veçantë kishte për teoritë e menaxhimit të portofolit, ku Z. Gjergji shpjegoj në detaje llojet e menaxhimit të portofolit, risqet e mundshme që mbartin investitorët si dhe llojet e fondeve të investimit aktual në Shqipëri.
Në përfundim të këtij leksioni, Z. Gjergji preku në vija të përgjithshme procesin e klerimit dhe shlyerjes në Bursë, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në arkitekturën e tregut të kapitalit.
Ky leksion ishte mjaft interaktiv, në të cilin pjesmarrësit ishin të interesuar duke drejtuar pyetje specifike në lidhje renien e çmimeve të kuotave të fondeve të investimit në Republiken e Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Z. Gjegji sqaroi se levizja e çmimeve vjen si shkak i panikut që ka shkaktuar te investitoret kriza dhe ky fenomen është i përkohshëm duke mos krijuar risk sitemit ne treg.
