Bursa Shqiptare e Titujve ALSE po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe rajon përsa i përket ndikimit që ka në tregjet e kaptalit përhapja e virusit COVID-19 si dhe masat e marra nga Bursat homologet lidhur me vazhdimin e aktivitetit të tregtimit.
Nisur nga situata e pazakontë në vend, Bursa ALSE ka marrë masat e nevojshme për të mundësuar sigurinë e punonjësve të saj si dhe për të vazhduar njëkohësisht aktivitetin normal të tregtimit.
Proçeset e punës dhe infrastruktura e teknologjisë dhe informacionit (IT) i mundësojnë Bursës ALSE të përballojë situata krize të tilla duke operuar normalisht në distancë (remote access).
Për sa më sipër, njoftojmë publikun, investitorët si dhe operatorët e tregut, se Bursa Shqiptare e Titujve ALSE do vijojë aktivitetin e saj normal dhe pa ndërprerje njëlloj si më parë, duke ndjekur ngushtë zhvillimet ekonomiko-sociale ne vend si dhe vendimet e marra nga autoritetet publike dhe/ose rregullatore.