Përfundon me sukses projekti i nisur nga Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Junior Achievement of Albania me mbështetjen financiare të Albanian American Development Foundation, i cili synon edukimin e publikut me terminologjinë dhe procedurat e përgjithshme të tregut të kapitaleve, investimeve dhe tregtimit të letrave me vlerë. Nga ky projekt janë krijuar 10 video të animuara edukuese lidhur me tregun e kapitalit dhe operatorët e tij. Videot edukuese janë gjithpërfshirëse me fokus të gjitha grup moshat dhe shpjegojnë thjeshtësisht koncepetet më të rëndesishme bazë lidhur me tregut e kapitalit.

Në këto video edukuese temat kryesore fokusohen në informacione lidhur me Letrat me vlerë Qeveritare (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari), Tituj Borxhi Korporativ, Tituj Kapitali si aksionet, Bursa dhe mënyra e funksionimit të saj, Rregullatorët e Tregut të Kapitaleve, si dhe informacione rreth operatoreve të tregut si Firmat e Brokerimit, Fondet e Investimit dhe Fondet e Pensioneve Vullnetare.

Për të aksesuar videot si dhe një informacion të përmbledhur për secilën prej tyre, klikoni këtu.

Gjatë datës 24.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 25 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 2,680,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 24.12.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 21.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 98,970 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.12.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 15.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 15 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 1,508,250 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 15.12.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 07.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 19 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 1,889,930 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.12.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 03.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 10 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 10,416,000 LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 1,187,700 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 03.12.2020 klikoni këtu

                                                       

 

DEKLARATË PËR SHTYP

                        U zhvillua takimi i 9-të i Rrjetit Shqiptar mbi Edukimin Financiar

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), një organizëm i krijuar në vitin 2018, i cili mbështetet nga 9 institucione financiare dhe organizata përfaqësuese të operatorëve të tregut: Shoqata Shqiptare e Bankave, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Mikrofinancës  Shqiptare, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqata e Tregtimit të Titujve, Bursa Shqiptare e Titujve, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim si dhe Shërbimi Kombëtar Rinor, në kushtet e pazakonta të pandemisë Covid-19, realizoi on-line takimin e 9-të të saj, nën kujdesin e dy prej anëtarëve të saj, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatës të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

Në këtë takim mori pjesë edhe zj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtor Ekzekutiv i Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare. Në fjalën e saj përshëndetëse zj. Kaçi vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka edukimi financiar për konsumatorët dhe investitorët në tregjet financiare. Zj. Kaçi theksoi se Autoriteti është  angazhuar në këtë drejtim me një sërë nismash në zbatim të strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”. Sfidë mbetet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të tregut dhe disa institucioneve në këtë proces, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Banka e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në funksion të krijimit të një platforme kombëtare për edukimin financiar.

Pjesëmarrësit në këtë takim u ndalën dhe diskutuan mbi disa tema me interes për tregun financiar, si :

  • Sigurimi i Shëndetit në kushtet e pandemisë Covid-19;
  • Zhvillimet aktuale në tregun e pensioneve private, sigurimin e jetës dhe fondet e investimeve;
  • Të rejat më të fundit në Bursën Shqiptare të Titujve dhe Tregjet e Kapitaleve;
  • Fushata edukuese mbi “Huamarrjen e Zgjuar” në Tregun e Mikrofinancës;
  • Dua Partner Invest – Një platformë e re e Partnerëve Shqipëri që i shërben komunitetit të startup-eve duke sjellë bashkë investitorë, konsulente dhe startup-e

Me interes të veçantë u ndoq nga të pranishmit prezantimi i të ftuarës speciale, znj. Anja Deinzer, përfaqësuese e Savings Banks Foundation for International Cooperation.

Znj. Deinzer prezantoi Sparkassenstiftung für internationale Kooperation (Sparkassenstiftung) dhe projektin e kësaj të fundit në Shqipëri për një analizë të thelluar lidhur me edukimin financiar dhe përfshirjen financiare si në zonat urbane ashtu edhe në  ato rurale.

Sparkassenstiftung ështe një agjenci zbatuese e Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë. Në këtë kontekst ajo mbështet partnerë publikë, jo-publikë dhe sektorin privat që së bashku të realizojnë masa zhvillimore me qëllim rritjen e shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të fermerëve.

Gjatë datës 24.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 230 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në ishte 2,258,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 24.11.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 20.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 978,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 20.11.2020 klikoni këtu

Lëvizje te postimet