Gjatë datës 19.01.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 12 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 1,221,360 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 19.01.2021 klikoni këtu

Gjatë datës 15.01.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 1 titull;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 38 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 3,830,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 15.01.2021 klikoni këtu

Një zhvillim i dëshiruar do të ishte listimi në Bursë i shoqërive me kapital shtetëror. Në funksion të zhvillimit të tregjeve të kapitalit, Autoriteti është angazhuar në hartimin e një dokumenti strategjik në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Burimi: Revista MONITOR Viti i XXI i Botimit Nr.1 (963)

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Tetor – Dhjetor 2020 (T4-2020).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 07.01.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 12 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 1,236,360 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.01.2021 klikoni këtu

Përfundon me sukses projekti i nisur nga Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Junior Achievement of Albania me mbështetjen financiare të Albanian American Development Foundation, i cili synon edukimin e publikut me terminologjinë dhe procedurat e përgjithshme të tregut të kapitaleve, investimeve dhe tregtimit të letrave me vlerë. Nga ky projekt janë krijuar 10 video të animuara edukuese lidhur me tregun e kapitalit dhe operatorët e tij. Videot edukuese janë gjithpërfshirëse me fokus të gjitha grup moshat dhe shpjegojnë thjeshtësisht koncepetet më të rëndesishme bazë lidhur me tregut e kapitalit.

Në këto video edukuese temat kryesore fokusohen në informacione lidhur me Letrat me vlerë Qeveritare (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari), Tituj Borxhi Korporativ, Tituj Kapitali si aksionet, Bursa dhe mënyra e funksionimit të saj, Rregullatorët e Tregut të Kapitaleve, si dhe informacione rreth operatoreve të tregut si Firmat e Brokerimit, Fondet e Investimit dhe Fondet e Pensioneve Vullnetare.

Për të aksesuar videot si dhe një informacion të përmbledhur për secilën prej tyre, klikoni këtu.

Gjatë datës 24.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 25 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 2,680,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 24.12.2020 klikoni këtu

Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Artan Gjergji, ishte i ftuar në emisionin e përjavshëm A2 Business Week në A2, ku foli në lidhje me situatën e kreditimit nga ana e sistemit bankar dhe financimin e biznesit në vend në kushtet e një ekonomie që vuan pasojat e krizës së pandemisë COVID-19.

Të dhënat e fundit, tregojnë se bankat kanë shtuar dhe shtrënguar kushtet për dhënien e huave dhe kjo sipas z. Gjergji është diçka shumë normale në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Shtrëngimi i kushteve është një proces që vjen për shkak të efekteve negative që solli pandemia dhe ngjarjet që pasuan. Institucionet financiare janë të ndërtuara mbi besimin. Shembja e një institucioni financiar do të sillte efekte të jashtëzakonshme në të gjithë tregun. Kjo është arsye që rregullatorët tregohen të kujdesshëm. Edhe politika që ka ndjekur Banka Shqiptare është e logjikshme.

Kreu i Bursës rekomandoi, gjithashtu, një përshtatje më të madhe nga biznesi dhe nga bankat për të përballuar sa më mirë këtë situatë.

“Ajo që do të thoja është që aftësia e ekonomisë për t’iu përshtatur kushteve të ndryshme edhe po të shohësh në histori, i jep asaj një fleksibilitet të jashtëzakonshëm. Struktura të ndryshme, qoftë në aspektin e institucioneve financiare që përbëjnë ofertën në financimin në ekonomi, qoftë në anën e biznesit që duhet të përshtatet me kushtet e reja i japin mundësinë këtyre mikro-mekanizmave të ambientit ekonomik të përshtaten. Ashtu siç i bëjmë thirrje biznesit që të përshtatet më shumë në këtë situatë pandemie, e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe me institucionet bankare. Rregullatorët luajnë politikat e tyre siç duhet”, sugjeroi Gjergji.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij drejtori i Bursës ALSE u ndal tek domosdoshmëria e përfshirjes së bankave në shërbime financiare përtej bankingut tradicional, si një mundësi që mund të rivitalizonte financimin e ekonomisë në vend.

“Përfshirja më dinamike e bankave në zhvillimin e tregut financiar, duke dalë nga guacka e bankingut tradicioanl është një element mjaft i rëndësishëm. Bankat nuk duhet të mjaftohen vetëm me shërbimin e ofrimit të shërbimeve të tyre online, por duhet të jenë më akitive në drejtim të ofrimit të produkteve financiare jo-bankare sic janë shërbimet e investimit në letra me vlerë, shërbimet e sigurimeve etj. Kjo jo vetëm do t’i jepte një gjallërim më të madh tregut financiar në vend, por edhe për rregullatorët do të ishte një lëvizje e mirëpritur dhe e qëndrueshme, pasi bankat janë institucione të disiplinuara e solide, me burime financiare e njerëzore të shëndetshme e të afta për të ofruar shërbime të tilla. Për rrjedhojë edhe rreziku në sistem do ishte shumë herë më i vogël” përfundoi z. Gjergji.

Gjatë datës 21.12.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 98,970 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.12.2020 klikoni këtu

Lëvizje te postimet