Bursa Shqiptare të Titujve ALSE dhe Junior Achievement of Albania përfundojnë me sukses projektin për krijimin e videove edukative me fokus tregun e kapitaleve

Përfundon me sukses projekti i nisur nga Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Junior Achievement of Albania me mbështetjen financiare të Albanian American Development Foundation, i cili synon edukimin e publikut me terminologjinë dhe procedurat e përgjithshme të tregut të kapitaleve, investimeve dhe tregtimit të letrave me vlerë. Nga ky projekt janë krijuar 10 video të animuara edukuese lidhur me tregun e kapitalit dhe operatorët e tij. Videot edukuese janë gjithpërfshirëse me fokus të gjitha grup moshat dhe shpjegojnë thjeshtësisht koncepetet më të rëndesishme bazë lidhur me tregut e kapitalit.

Në këto video edukuese temat kryesore fokusohen në informacione lidhur me Letrat me vlerë Qeveritare (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari), Tituj Borxhi Korporativ, Tituj Kapitali si aksionet, Bursa dhe mënyra e funksionimit të saj, Rregullatorët e Tregut të Kapitaleve, si dhe informacione rreth operatoreve të tregut si Firmat e Brokerimit, Fondet e Investimit dhe Fondet e Pensioneve Vullnetare.

Për të aksesuar videot si dhe një informacion të përmbledhur për secilën prej tyre, klikoni këtu.