Gjatë datës 21.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 9 transaksione në 7 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO, Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK, Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO, 14 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, 74 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK dhe 10 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në EURO ishte 6,048,497 LEK, ne Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 1,406,000 LEK, ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 7,446,470 LEK dhe ne Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 1,117,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.04.2022 klikoni këtu

Banka e Shqipërisë ka miratuar një përjashtim të ri, të përkohshëm, nga kërkesat e zakonshme rregullatore, për t’iu lehtësuar bankave tregtare investimin në obligacionet në valutë të qeverisë shqiptare.

Ky vendim lidhet kryesisht me ankandin e obligacioneve në euro që qeveria shqiptare do të zhvillojë më datë 13 prill.

Obligacionet do të kenë maturim dyvjeçar dhe shuma e shpallur për financim është 100 milionë euro. Bankat kanë kërkuar që investimi në obligacione t’iu njihet me koeficent rreziku 0, në përllogaritjen e vlerës së aktiveve në rrezik, mbi të cilat ndërtohet treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ky tregues përfaqëson vlerën e kapitalit rregullator të bankës, në raport me vlerën totale të aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës rregullatorë të rrezikut.

Koeficienti i rrezikut i aplikuar nga Banka e Shqipërisë për obligacionet në valutë të qeverisë shqiptare, prej fillimit të vitit 2022, është 100%. Megjithatë, pas shpërthimit të pandemisë vitin e kaluar, Këshilli Mbikëqyrës pati vendosur që për periudhën 2020-2021, investimet e bankave në obligacione në valutë të huaj të njiheshin përkohësisht me peshë rreziku zero.

Llogaritja me peshë rreziku zero nënkupton se bankave nuk iu kërkohet kapital për mbulimin e këtyre investimeve. Rrjedhimisht, vlera e obligacioneve të blera nuk do të ndikojë negativisht raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës.

Nëse bankave do t’iu kërkohej mbulimi me kapital në vlerat standarde të parashikuara nga kuadri rregullator, pjesëmarrja e tyre në ankandin e obligacioneve do të ishte më e kufizuar dhe yield-et e kërkuara do të ishin më të larta, pikërisht për shkak të kostos mbi treguesin bazë të kapitalizimit.

Normat e interesit në tregun financiar kanë nisur rritjen, duke reflektuar rritjen e normës bazë të Bankës së Shqipërisë dhe pritshmëritë se një hap të tillë do ta hedhë së shpejti edhe Banka Qendrore Europiane, në përgjigje të normave të larta të inflacionit.

Rritja e normave të interesit pritet të rrisë edhe kostot e shërbimit të borxhit nga qeveria shqiptare. Për të amortizuar pjesërisht efektet e rritjes së normave të interesit dhe për të lehtësuar huamarrjen e qeverisë shqiptare, Banka e Shqipërisë po aplikon, herë pas here, masa balancuese në kërkesat e veta rregullatore ndaj bankave.

Në vitin 2020, një masë e tillë u miratua për t’iu krijuar bankave më shumë hapësira investimi, por edhe për t’i dhënë më shumë siguri proceseve të emetimit të Eurobondeve nga qeveria shqiptare në periudhën e pandemisë. Falë masave të përkohshme, bankat arritën të investonin shuma të konsiderueshme në Eurobonde, me një normë kthimi të kënaqshme.

Vlera e obligacioneve në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancet e sektorit bankar arriti në rreth 70 miliardë lekë ose pothuajse 580 milionë euro në fund të vitit 2021. Në një vit, vlera e këtij portofoli u zgjerua me 54%.

Një masë të ngjashme Banka e Shqipërisë e miratoi edhe në nëntor të vitit të kaluar, duke njohur si asete me peshë rreziku zero edhe kreditë e dhëna nga bankat për kompanitë publike të sektorit energjetik dhe të garantuara nga qeveria shqiptare.

Kjo masë mundësoi mbështetjen me kredi me interesa të ulëta të kompanive të grupit OSHEE dhe importet e energjisë gjatë muajve të fundit të vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022. /E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 12.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 48 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK ishte 4,768,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.04.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 08.04.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 54 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 5,093,820 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 08.04.2022 klikoni këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Janar – Mars 2022 (T1-2022).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Qeveria shqiptare do të organizojë këtë muaj një ankand për emetimin e obligacioneve në shumë e 100 milionë eurove.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, obligacioni do të ketë maturitet dyvjeçar dhe do të ofrojë për investitorët një kupon fiks.

Obligacion i ri në euro mund të ketë si qëllim rifinancimin e obligacionit dyvjeçar në euro që u emetua në prill të vitit 2020, pas shpërthimit të pandemisë. Në atë rast, qeveria siguroi 100 milionë euro hua nëpërmjet emetimit të obligacioneve 2-vjeçare në tregun e brendshëm, me një kupon fiks prej 1.96%.

Obligacionet e qeverisë shqiptare në euro mund të jenë një alternativë e mirë për ata investitorë të cilët zotërojnë likuiditete të lira në valutë, për të synuar norma kthimi më të larta se ato që ofrojnë depozitat bankare.

Qeveria shqiptare ka aplikuar herë pas here në vitet e fundit ankande të letrave në vlerë në euro për të shfrytëzuar likuiditetin e lartë që ka ekonomia shqiptare në këtë valutë. Në fund të muajit shkurt të këtij viti, sektori bankar kishte afërsisht 5.5 miliardë euro depozita në valutën europiane. Depozitat në euro përbëjnë afërsisht 52% të totalit të depozitave bankare në vend.

Avantazh i obligacioneve në euro kanë qenë edhe normat përgjithësisht më të ulëta të interesit. Për shkak të politikave të Bankës Qendrore Europiane, mbajtja e tepricave të papërdorura të likuiditetit në euro ka bartur kosto për bankat tregtare dhe normat e interesit në këtë monedhë kanë qenë më të ulëta në raport me lekun.

Në ankandin e vitit 2020, qeveria shqiptare siguroi një kupon prej 1.96%, ndërsa kërkesa e paraqitur në ankand ishte tejet e lartë dhe arriti në rreth 160 milionë euro. Në momentin aktual, pritshmëria për rritje të normave të interesit ndoshta do të bëjë që çmimi i kërkuar nga investitorët të jetë më i lartë.

Specifikisht për bankat tregtare (që janë edhe blerësit kryesorë të obligacioneve të qeverisë në euro) normat e ulëta të kërkuara janë ndikuar edhe nga politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë, që në dy vitet e fundit i ka lejuar t’i njohin këto insturmente me peshë rreziku 0, në përllogaritjen e treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit. Kjo nënkupton se bankave nuk iu është kërkuar mbulim me kapital rregullator për të investuar në këto instrumente. Kjo politikë ka favorizuar rritjen e investimeve të bankave në këto instrumente në dy vitet e fundit. Vlera e obligacioneve në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancet e sektorit bankar arriti në rreth 70 miliardë lekë ose pothuajse 580 milionë euro në fund të vitit të kaluar, në rritje vjetore me 54%.

Duke filluar nga viti 2022, Banka e Shqipërisë i ka shfuqizuar këto dispozita kalimtare dhe aktualisht çdo investim në obligacione në valutë të qeverisë shqiptare do të llogaritet me peshë rreziku. Nëse banka qendrore nuk zbaton përjashtime të reja, atëherë mundësitë e bankave për të investuar në këto instrumente do të jenë më të pakta dhe kosto në kapitalizim më e lartë. Në këto kushte, mund të jetë e pritshme që yield-et e kërkuara nga bankat të jenë më të larta.

Në ankandet e fundit, tregu ka shfaqur një tendencë për rritje të normave të interesit edhe në instrumentet në monedhën vendase. Kjo tendencë u ndikua ndjeshëm nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë muajin e kaluar.

Në fund të vitit të kaluar, Ministria e Financave raportonte një borxh publik në vlerën e 1.38 trilionë lekëve, shumë e vlerësuar sa 78.15% e PBB-së. Borxhi publik në terma realë u zmadhua për të dytin vit radhazi dhe rritja e pritshme e normave të interesit pritet të rrisë ndjeshëm kostot e shërbimit të borxhit. Vitin e kaluar, qeveria pagoi afërsisht 36 miliardë lekë për interesa borxhi, shumë kjo afërsisht sa 2% e PBB-së.

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 28.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 460 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 4,544,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.03.2022 klikoni këtu

Yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë po japin sinjale domethënëse rritjeje edhe në për afatet më të gjata të maturimit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, obligacionet 7-vjeçare u emetuan javën e fundit me një kupon prej 4.23%. Kjo vlerë ishte ndjeshëm më e lartë krahasuar me kuponin e ankandit të fundit të këtyre instrumenteve, prej 4.01%, në shtator të vitit të kaluar.

Edhe ankandi i obligacioneve 7-vjeçare dha shenja të qarta të një kërkese më të vogël nga tregu për të investuar në instrumentet e borxhit të qeverisë.

Nga 5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma e kërkuar rezultoi më pak se katër miliardë lekë, ndërsa në fund u pranuan kërkesa për më pak se 3.5 miliardë lekë. Këtë muaj, qeveria po has vështirësi në financimin e plotë të shumave të planifikuara të huamarrjes. Një tendencë e tillë ishte vërejtur qartë më herët gjatë këtij muaji edhe në ankandet e bonove 3-mujore dhe 12-mujore. Megjithatë, për momentin financimet më të ulët se planifikimi në emetimet e fundit nuk ka ende përmasa shqetësuese, duke pasur parasysh edhe zgjerimin e të ardhurave buxhetore, falë rritjes së çmimeve.

Rritja e yield-eve në pjesën e parë të këtij viti ishte një zhvillim i pritshëm, duke pasur parasysh prirjet inflacioniste dhe pritjet e përgjithshme për një rritje të normave të interesit, por edhe një kërkesë në rritje për borxh në tregun e brendshëm nga qeveria shqiptare. Megjithatë, kjo pritshmëri po materializohet vetëm në javët e fundit. Lufta në Ukrainë i ka forcuar më tej presionet inflacioniste dhe pasiguritë në tregje, faktorë që kanë rritur trysnitë në drejtim të rritjes së normave të interesit. Kuadri aktual ka bërë që prishmëritë për interesa më të larta në të ardhmen mes investitorëve të forcohen.

Nga ana tjetër, këtë vit Banka e Shqipërisë ka nisur edhe tërheqjen e pjesshme të stimulit monetar. Hapi i parë ka qenë ndryshimi i formulës së ankandeve të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes, prej muajit janar. Kjo ka ulur ndjeshëm huanë afatshkurtër të bankave tregtare prej Bankës së Shqipërisë, në nivelet më të ulëta që prej fillimit të pandemisë.

Në vazhdim gjatë këtij viti, është e pritshme që normalizimi i politikës monetare të vazhdojë edhe nëpërmjet rritjes graduale të normave të interesit. Megjithë sinjalet inflacioniste në muajt e fundit, Banka e Shqipërisë ka preferuar të marrë më shumë kohë për të ndërhyrë, duke ndjekur linjën e Bankës Qendrore Europiane.

Rritja e normave të interesit do të sjellë gradualisht mundësi për kthime më të larta nominale nga investimi, në kushtet kur nivelet në rritje të inflacionit po ndikojnë në kthime më të ulëta reale nga instrumentet e investimit financiar. Rritja e normave të interesit do të mundësojë kthime më të larta nga kursimet, por nga ana tjetër do ta bëjë më shtrenjtë huamarrjen./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 24.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 214,360 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 24.03.2022 klikoni këtu

Lëvizje te postimet