Yield-et e Bonove të Thesarit dhanë sinjale rritjeje në ankandin e zhvilluar së fundmi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Rritja e yield-eve është e lidhur me një rënie të ndjeshme të kërkesës së paraqitur në ankande, që çoi në mosfinancimin e të gjithë shumës së kërkuar nga Ministria e Financave.

Nga 9.7 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa për rreth 8.9 miliardë lekë. Ky ishte ankandi i dytë radhazi që qeveria nuk arriti plotësonte të gjithë shumën e kërkuar, pas ankandit të bonove 3-mujore të javës së kaluar. Së fundmi, duket se likuiditeti i lirë në treg është pakësuar. Një ndikim në këtë drejtim mund të ketë dhënë edhe ndryshimi i formës së ankandeve të marrëveshjeve të anasjelljta të riblerjes, nga Banka e Shqipërisë. Ato janë instrumenti kryesor i mbështetjes afatshkurtër me likuiditet për sektorin bankar në vend.

Prej fillimit të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka rikthyer formën e mëparshme të ankandeve, me çmim të fiksuar. Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit të kaluar dhe përfaqëson hapin e parë në drejtim të tërheqjes graduale të stimulit monetar. Ndërkohë, që nga marsi 2020, deri në fundin e vitit 2021 ishte aplikuar forma e ankandit me çmim uniform, që iu garantonte bankave furnizim të pakufizuar me likuiditet. Vendimmarrja erdhi pas sinjaleve të forta të inflacionit që u shfaqën në ekonominë europiane në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe që filluan të reflektoheshin edhe në nivelet e inflacionit në Shqipëri. Ky ndryshim ka ndikuar në uljen e ndjeshme të huasë së dhënë nga Banka e Shqipërisë për bankat tregtare, nëpërmjet REPO-ve. Vlera e huasë në fund të shkurtit zbriti në 28.3 miliardë lekë, në rënie për të tretin muaj radhazi dhe është njëkohësisht më e ulët e këtij treguesi që prej shkurtit 2020, para fillimit të pandemisë.

Një korrigjim në rritje i yield-eve të titujve të borxhit qeveritar gjatë tremujorit të parë të këtij viti ishte i pritshëm, duke parë sinjalet inflacioniste që po ndihen në ekonomi që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Megjithatë, përfkundrejt këtyre pritshmërive, yield-et qëndruan në nivele të ulëta gjatë muajve janar dhe shkurt. Tashmë, sinjalet inflacioniste janë bërë edhe më të forta, të ndikuara më tej nga lufta në Ukrainë, që ka sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve energjetike dhe të lëndëve të para. Këto zhvillime forcojnë pritshmëritë për rritjen e normave të interesit këtë vit. Deri para shpërthimit të luftës në Ukrainë, shumica e ekspertëve e prisnin rritjen e normave të interesit duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës për vendimmarrjen e politikës monetare javën e ardhshme. Për shkak të shkallës së lartë të varësisë nga ekonomia e Eurozonës, opinioni mbizotërues mes ekspertëve është se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërmarrë rritje të normave të interesit para se një hap të tillë ta hedhë Banka Qendrore Europiane (BQE). Javën e kaluar, BQE-ja vendosi t’i mbajë të pandryshuara normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur nivelin prej 5.8%. Megjithatë, Këshilli Drejtues i BQE-së paralajmëroi përfundimin e programit të blerjes së titujve në tremujorin e tertë të këtij viti, më herët krahasuar me orientimet e mëparshme.

Në Shqipëri inflacioni zyrtar ka arritur deri në 3.9%, në nivele më të ulëta krahasuar me ekonominë e Eurozoëns dhe me shumicën e ekonomive të rajonit. Megjithatë, një rritje e mëtejshme duket e paevitueshme, duke marrë në konsideratë tendencën e shtrenjtimit të mallrave të konsumit dhe kohën e nevojshme të përcjelljes së inflacionit të importuar. /E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 18.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 40 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 4,029,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 16.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 18 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 1,794,420 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 11.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 70 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 7,187,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 11.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 03.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 46 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK ishte 4,591,260 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 03.03.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 01.03.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 6 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 130 njesi Bono Thesari 6 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 6 Mujore në LEK ishte 1,292,330 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 01.03.2022 klikoni këtu

Pavarësisht normave modeste të fitimeve që ofruan, gjatë vitit 2021 ka pasur një rritje të fortë të numrit të qytetarëve që I kanë parë si një instrument te mire për të investuar kursimet e tyre. Plot 22 milionë dollarë janë shpenzuar nga shqiptarët në transaksione të formës blerje para afatit të maturimit, me një rritje prej 30% krahasuar me një vit më parë, kur u investuan nga individët rreth 17 milionë dollarë. Trend të kundërt ka pasur pjesëmarrja e subjekteve juridike në këtë lloj transaksionesh, ku totali I blerjeve para maturimi ka qenë rreth 4.7 milionë dollarë, afërisht 52% më pak se në vitin 2020.

Ndërkaq, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2021 në tërësisnë e tij, u dominua në masën 58.13% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 41.87% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 79.06% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për vitin 2021, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 50.60% dhe 33.92% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2021 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.21% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2021, ka pasur një ulje prej 394 milionë lekë ose 13.68% krahasuar me vitin 2020. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 22.32%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2021, ka pasur një rritje prej 6 milionë lekë ose 0.22%, ndërkohë pati gjithashtu rritje në numrin e transaksioneve në masën 7.44%, krahasuar me vitin 2020.

Në totalin e këtyre dy transaksioneve, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 388 milionë lekë, krahasuar me vitin 2020.

Burimi: SCAN

Qeveria shqiptare realizoi javën e kaluar rihapjen e ankandit të obligacioneve me maturitet 15-vjeçar.

Ashtu si në ankandin e parë, të muajit nëntor të vitit të kaluar, interesi i tregut për të investuar në këto instrumente rezultoi përsëri i konsiderueshëm. Nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë 3.44 miliardë lekë.

Në ankand u paraqitën 64 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 41 të tilla. Yield-i i obligacionit rezultoi në nivelin 5.84%, nga 5.88% që kishte qenë yield-i uniform (dhe kuponi i obligacionit) në ankandin e parë të emetimit. Kuponi i obligacionit ishte 5.88%, nivel më i ulët se kuponi indikativ prej 6.2% që ishte paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave. Yield-et e ofruara nga pjesëmarrësit në ankand ishin në intervalin mes 4.7% dhe 6.44%, interval ky edhe më i ulët në raport me ankandin fillestar të muajit nëntor.

Pjesëmarrje e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave të pranonte kërkesa për një shumë edhe më të lartë se ajo e shpallur, gjithsej 2.3 miliardë lekë. Rritja e shumës së huamarrjes po bëhet një praktikë e zakonshme në ankandet e instrumenteve me maturitet afatgjatë, me sa duket për të shfrytëzuar normat e favorshme të interesit që ofron sot tregu financiar.

Ky ankand duket se ka dhënë sinjale edhe më të qarta lidhur me ato që janë pritshmëritë e tregut në raport me normat e interesit. Megjithëse bëhet fjalë për instrumente afatgjata, sërish yield-et e kërkuara nga investitorët nuk janë rritur, në linjë me tendencën e tregut edhe për instrumentet më afatshkurtra. Kjo në thelb tregon se investitorët nuk presin ndonjë rritje shqetësuese të normave të interesit në të ardhmen e afërt.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi pozitivisht, duke bërë që Ministria e Financave të organizonte dhe një rihapje të këtij ankandi.

Ato janë një alternativë me shumë interes, sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata. Në tregun shqiptarë investitorët më tipikë të këtij lloji janë fondet e pensionit dhe ato të investimit.

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit mesatar të borxhit publik, me qëllim shfrytëzimin sa më shumë të periudhës me norma të ulëta interesi, por edhe për të ulur rreziqet e lidhura me rifinancimin.

Në fund të tremujorit të tretë 2021, borxhi afatgjatë, me maturim mbi një vit, përbënte mbi 67% të stokut të borxhit të brendshëm, nga më pak se 49% që zinte në fund të vitit 2013. Mes isntrumenteve afatgjata, vlerën më të lartë në strukturën e borxhit të brendshëm e kanë obligacionet 5 vjeçare, me 16.9% të totalit, të ndjekura nga obligacionet 10 vjeçare me 15.3%./ E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 17.02.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 3 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 327,540 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 17.02.2022 klikoni këtu

Lëvizje te postimet