Menu Close
Close
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

ALSE / SHËRBIMET / LISTIMI / Kërkesat e Listimit

Kërkesat e Listimit në Bursën ALSE

ALSE

Kriteret e përgjithshme

Kriteret e Përgjithshme të listimit vlejnë për të gjithë klasat e titujve dhe kërkojnë që Emetuesi aplikant pranë Bursës ALSE të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të jetë i regjistruar të paktën si Shoqëri me Pronësi të Kufizuar (SHPK) vetëm në rastin e emetimit të dëftesave tregtare ose si Shoqëri Aksionare (SHA) me ofertë private për emetimin e të gjithë Titujtve të tjerë në mënyrë që të kuotohet në Tregun Hyrës;
  • Të jetë i regjistruar si Shoqëri Aksionare (SHA) me ofertë publike në mënyrë që të kuotohet si në Tregun Standard ashtu edhe në Tregun Kryesor;
  • Të plotësojë kërkesat në lidhje me publikimin e prospektit apo të dokumenteve të tjera të ngjashme me të;
  • Titujt që janë subjekt i aplikimit për listim duhet të jenë lirisht të pagueshme dhe të transferueshme;
  • Të ketë procedura të përshtatshme për klerimin dhe shlyerjen e transaksioneve në lidhje me këto Tituj.
  • Të publikojë në faqen zyrtare të internetit të Emetuesit informacion lidhur me:
    (i) drejtimin e Emetuesit (drejtori i përgjithshëm; anëtarët e bordit; drejtuesit e tjerë të lartë),
    (ii) cdo informacion tjetër që rrjedh nga detyrimet e Emetuesit në përputhje me Udhëzuesin e Listimin të ALSE për:
    – raportim periodik në vazhdimësi,
    – raportimin e informacionit të rëndësisë së vecantë;

Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE  klikoni këtu

Kriteret specifike

Kriteret specifike janë kritere listimi shtesë përvec atyre të përgjithshme të parashikuara më lart. Kriteret specifike ndryshojnë sipas klasave të titujve si vijon:

Tregu Kryesor

  • Vlera minimale e kapitalit: një qind e tridhjetë milionë (130 000 000) Lek;
  • Minimumi tre (3) vjet aktivitet përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Rezultat financiar pozitiv gjatë dy (2) viteve të fundit përpara datës së listimit/tregtimit;

Tregu Standard

  • Vlera minimale e kapitalit: gjashtëdhjetë e pesë milionë (65 000 000) Lek;
  • Minimumi dy (2) vitet e fundit aktivitet përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Rezultat financiar pozitiv gjatë vitit të fundit përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Raporte vjetore të audituara për vitin e fundit financiarë përpara datës së listimit/tregtimit

Tregu Hyrës

  • Nuk ka kufizime sasiore specifike për pranimin për tregtimin e Titujve të Borxhit privat;
  • Në përputhje me pikën 6601/3 Emetuesi duhet të publikojë prospektin ose çdo dokumentacion tjetër përkatës sipas mënyrave të parashikuara në Udhëzimin e Listimit të ALSE;
  • Të publikojë në faqen zyrtare të internetit të tij pasqyrat finciare vjetore, minimalisht në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

Tregu Kryesor

(a) Të gjithë kuotat duhet të emetohen nëpërmjet një oferte publike;
(b) Kapitalizimi i Tregut më shumë se një miliardë e tre qind milionë (1 300 000 000) Lek;
(c) Përqindja e kuotave në duart e publikut më e madhe se 50%;
(d) Numri i mbajtësve të kuotave më i madh se 250;

Tregu Standard

(a) Të gjithë kuotat duhet të emetohen nëpërmjet një oferte publike; 
(b) Kapitalizimi i Tregut deri në një miliardë e tre qind milionë (1 300 000 000) Lek;
(c) Përqindja e kuotave në duart e publikut deri në 50%;
(d) Numri i mbajtësve të kuotave deri në 250;

Tregu Hyrës

Të gjithë kuotat e emetuara në një ofertë private tregtohen në Tregun Hyrës.

Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE  klikoni këtu