ALSE / SHËRBIMET / LISTIMI
Shërbimi i Listimit të Titujve
Shërbimi i Listimit të Titujve ka të bëjë me regjistrimin në listën zyrtare të ALSE të emetuesve potencialë që dëshirojnë të rrisin kapitalin nëpërmjet ofertave private dhe/ose publike.
ALSE
Pse listimi i titujve ka rëndësi
Emetuesit aplikojnë për listim me qëllim kuotimin për tregtim të titujve të tyre në tregun sekondar të bursës, duke u dhënë mundësi investitorëve potencialë të kthejnë në likuiditet pozicionet e tyre.
Listimi në bursën ALSE mund të bëhet edhe me qëllim rritjen e prestigjit të emetuesit, duke e shndërruar atë në një subjekt të referencës për tregun financiar shqiptar.

Financim më i lirë
Se kredimi nga sistemi bankar apo kapitali i ri i aksionerëve.

Likuiditet
Për investitorët që duan të shesin pozicionet në treg sekondar.

Transparencë
Përmes raportimit të vazhdueshëm dhe standardeve ndërkombëtare.

Rreth Listimit
Rritja e Kapitalit për Bizneset ose Financimi i Aktivitetit
Me qëllim zgjerimin e tij dhe përmbushjen e kërkesave që vijnë nga tregu, një sipërmarrje private duhet të ketë mjete të mjaftueshme financiare për të financuar aktivitetin e saj, por edhe për të realizuar investimet e nevojshme që do të sillnin rritjen e volumit të biznesit.
Në periudhën e tranzicionit 25-vjeçar (1990–2015), mjetet më të përdorura për financimin e biznesit në Shqipëri ishin financimi nëpërmjet ri-investimit të fitimeve apo kapitalit të ri të vënë nga aksionerët. Vitet e fundit subjektet private kanë filluar të përdorin edhe mjete të tjera si emetimi i titujve të borxhit privat.
Janë dy mënyra kryesore për financimin e biznesit: ajo nëpërmjet kapitalit dhe huamarrjes. Tradicionale janë ri-investimi i fitimit, kapitali shtesë nga aksionerët dhe kreditë nga bankat. Përdorimi i tregut të kapitaleve nëpërmjet emetimit të titujve të kapitalit dhe borxhit privat është pothuaj në fazat fillestare të lulëzimit në Shqipëri.
Mungesa e një tregu kapitalesh të zhvilluar dhe e një Bursë titujsh të zhvilluar ka penguar biznesin që t’i përdorë këto alternativa financimi. Nga praktikat më të mira ndërkombëtare rezulton se përdorimi i instrumenteve financiarë (aksioneve dhe obligacioneve) për financimin e aktivitetit është shumë më pak i kushtueshëm se kredimi nga sistemi bankar.

Në Shqipëri ekziston kuadri i plotë ligjor dhe institucional për të bërë të mundur përdorimin e këtyre instrumenteve nga ana e biznesit vendas si mënyrë për financim. Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu.
Çfarë është
Listimi i Titujve
Listimi i titujve në Bursë do të thotë regjistrimi i titujve në listën zyrtare të një bursë titujsh me qëllim tregtimin e tyre.
Individët e interesuar të shesin titujt që kanë në portofolet e tyre (oferta për tituj), apo individët që duan të investojnë fondet e tyre të lira (kërkesa për tituj), duhet të takohen së bashku në të njëjtin ambient të përbashkët që mundëson përputhjen e kërkesës me ofertën.
Që palët e interesuara të mund të shesin apo blejnë një titull të caktuar, emetuesi i tyre duhet më parë t’i ketë listuar titujt në njërin nga segmentet e tregut në ALSE, në përputhje me kërkesat e listimit.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu.
Përmbledhje e procesit
Aplikimi i emetuesit për listim
Vlerësimi i dokumentacionit nga ALSE
Përputhja me kriteret e listimit
Regjistrimi në listën zyrtare
Tregtimi në tregun sekondar

Pse një kompani listohet në Bursë
Rritja e Kapitalit
Bursa konsiderohet si një ndër mënyrat më të lira të financimit të aktivitetit të biznesit. Listimi realizohet kryesisht nëpërmjet Ofertave Publike Fillestare (IPOs), duke i mundësuar biznesit të ftojë publikun të investojë në titujt e tij.
Prestigj
Edhe kur subjektet nuk kanë nevojë për fonde të lira, ato preferojnë të listohen në Bursë duke e konsideruar atë si etalon të korrektësisë financiare dhe standardizimit të transparencës financiare e institucionale.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu.
Avantazhet
Avantazhet e Listimit
Listimi i titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE ofron një sërë benefitesh për emetuesit dhe investitorët.
Treg i përhershëm
Krijimi dhe sigurimi i një tregu të përhershëm ku mund të blihet dhe të shitet në çdo kohë një titull i caktuar.
Vend takimi
Bursa funksionon si vend takimi për përputhjen e shpejtë të kërkesës dhe ofertës për tituj.
Kosto minimale
Transaksionet ekzekutohen me kosto minimale, duke u regjistruar në kohë reale sapo ato kryhen.
Çmime transparente
Çmimet vendosen sipas parimit të kërkesë-ofertës, duke garantuar transparencë të plotë.
Vlerësim real
Përcaktimi i çmimeve reale mundëson vlerësimin real të vlerës së tregut të subjektit emetues.
Prestigj
Listimi i titujve në bursë konsiderohet etalon i korrektësisë financiare dhe transparencës institucionale.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu.
Instrumentet
Instrumenta Financiarë të Listuar në ALSE
Aktualisht në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE janë të listuar instrumentet kryesore të borxhit qeveritar.
Bono Thesari
Të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Obligacione Thesari
Gjithashtu të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.