ALSE / KUSH JEMI NE / Aksionerët
Aksionerët
Bursa Shqiptare e Titujve është e themeluar nga tre aksionerë institucionalë me përvojë të gjatë në sektorin financiar shqiptar.
Struktura aksionare
Pjesëmarrje e barabartë e dy aktorëve kryesorë bankarë
Dy banka kryesore zotërojnë secila 45.59% të aksioneve, ndërsa AK-INVEST sh.a. mban 8.82% të kapitalit. Kjo strukturë reflekton një themel të fortë institucional për zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.
Banka Credins sh.a.
45.59%
ABI Bank
45.59%
AK – INVEST sh.a.
8.82%
45.59%
Credins
45.59%
ABI
8.82%
AK-INVEST
Struktura aksionare
Pjesëmarrje e barabartë e dy aktorëve kryesorë bankarë
Dy banka kryesore zotërojnë secila 45.59% të aksioneve, ndërsa AK-INVEST sh.a. mban 8.82% të kapitalit. Kjo strukturë reflekton një themel të fortë institucional për zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.
Banka Credins sh.a.
45.59%
ABI Bank
45.59%
AK – INVEST sh.a.
8.82%
45.59%
Credins
45.59%
ABI
8.82%
AK-INVEST
Të dhëna mbi aksionerët
Aksionerët e ALSE
45.59%
Banka Credins sh.a.
PERSON JURIDIK
Banka e tretë në sistemin financiar shqiptar për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka ditur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha në vend kryesisht për shkak të fleksibilitetit në kreditimin e biznesit dhe përqafimit të ideve novatore, të cilat kalojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë edhe shërbimet e bankingut universal dhe atij investues.
45.59%
ABI Bank
PERSON JURIDIK
Banka Amerikane e Investimeve SHA (emri tregtar ABI Bank), është licensuar nga Banka e Shqipërisë në Tetor 2015 dhe është një filial i zotëruar tërësisht nga Tranzit SHPK, një institucion financiar jo-bankar shqiptar. E krijuar fillimisht në vitin 1998 si një degë e Bankës Tregtare të Greqisë (më pas e quajtur Banka Emporiki e Greqisë S.A.), në vitin 2012, iu shit IUB Holding 100% një shoqërie anonime Franceze 100% filial i drejtpërdrejtë i Credit Agricole S.A. Në Tetor 2015, IUB Holding shiti 100% te kapitalit aksionar të Banka Credit Agricole Shqipëri S.A, tek Tranzit Sh.p.k. Banka është e liçensuar për të kryer aktivitetet e kreditimit dhe depozitimit, shërbimet e pagesave në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe aktivitetet e tjera bankare në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi.
8.82%
AK – INVEST sh.a.
PERSON JURIDIK
AK-Invest sh.a, është një "Institucion Financiar Jo-Bankar" i licencuar nga Banka e Shqipërisë, që në vitin 2006 për të ofruar shërbimet e pagesave dhe arkëtimeve, shërbimet e transfertave monetare (përfaqësuesi i MoneyGram në Shqipëri), shërbimin e ndërmjetësimit për transaksionet monetare, shërbime si agjent apo këshilltar financiar, apo shërbimet e kredidhënies ndaj sipërmarrësve shqiptarë.
Dëshironi të mësoni më shumë për ALSE?
Ekipi ynë është i disponueshëm për çdo pyetje mbi strukturën aksionare, shërbimet dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Na kontaktoni