ALSE / SHËRBIMET / LISTIMI / Mirëqeverisja e Korporatave
Mirëqeverisja e Korporatave
Transparenca Financiare
Transparenca në bursë është niveli i aksesit në të cilën investitorët kanë në lidhje me të dhënat e kompanive të listuara në bursë si nivelet e çmimeve, raportet financiare apo të dhëna të tjera që kanë ndikim të madh në çmimin e tregut të titullit të kompanisë së listuar.
Bizneset e listuara në Bursë duhet të sigurohen që të kryejnë një publikim të saktë të të gjithë materialeve përfshirë gjendjen financiare, performancën dhe shpërndarjen e aksioneve.
Lidhur me krijimin e këtyre marrëdhënieve këto biznese duhet të fokusohen në:
- Publikimin e zgjeruar të informacioneve sasiore lidhur me gjendjen financiare dhe rezultatet operative;
- Krijimin e mundësive që investitorët të aksesojnë informacionin në mënyrë të barabartë.
Mbrojtja e Aksionarëve në Minorancë
Bizneset e listuara në Bursë duhet t’i sigurojnë trajtim të barabartë të gjithë aksionarevë, duke përfshirë edhe aksionarët në minorancë dhe aksionarët e huaj.
Lidhur me të drejtat e aksionarëve këto biznese duhet të fokusohen në:
- Zhvillimin dhe përmirësimin e një sistemi i cili ndalon transaksionet abuzive të kryera nga punonjësit, organet drejtuese dhe aksionarët kontrollues në dëm të aksionarëve të tjerë në minorancë;
- Publikim të zgjeruar të informacionit tek aksionerët në rastet kur palët e interesuara kryejnë veprime të cilat dëmtojnë interesat e aksionarëve;
- Ndalimin e benefiteve të veçanta që u mundësohen disa aksionarëve.
