Publikime · Materiale Edukuese
Edukimi Financiar: Investimet, Bursa, Tregjet, Ndërmjetësit dhe Instrumentat Financiare
Ky grup videosh të animuara është përgatitur nga një projekt i përbashkët bashkëpunimi mes Bursës Shqiptare të Titujve ALSE dhe Junior Achievement Albania (JAA) me fokus edukimin financiar dhe tregun e kapitaleve.
Videot do të shërbejnë si instrument ndërgjegjësimi dhe edukimi për publikun e gjerë dhe të rinjtë në veçanti në lidhje me edukimin financiar në drejtim të parimeve bazë financiare si: kursimet, investimet, tregu financiar, titujt, bursa dhe tregu i kapitaleve.
Videot janë të grupuara sipas tematikave që trajtojnë, për t'iu përgjigjur më mirë interesit dhe fushave të caktuara për investitorët dhe publikun.
Tema 01
↑ Të gjitha tematBono e Thesarit dhe Obligacionet e Thesarit
Instrumentet e borxhit publik që emeton Qeveria e Shqipërisë për të financuar Buxhetin e Shtetit — nga koncepti bazë te karakteristikat kryesore që duhet të njohë çdo investitor.
Çfarë janë Bonot dhe Obligacionet e Thesarit
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Karakteristika të Bonove dhe Obligacioneve të Thesarit
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Koncepte Kyçe
Konceptin e „Buxhetit të Shtetit“
Forma e buxhetit familjar, apo e një xhepi te individi, që ka të ardhura dhe shpenzime. Jo gjithmonë të ardhurat na mjaftojnë të realizojmë shpenzimet individuale, ndaj kërkojmë para hua nga të tjerët (prindërit, miqtë). Ashtu edhe Buxheti i Shtetit që ka të ardhura vetëm taksat nga bizneset dhe qytetarët, realizon shpenzime në formën e kostove për administratën (pagat, pensionet, zyrat etj.) dhe në formën e investimeve publike (rrugë, ura, shkolla, spitale).
Nevoja e Buxhetit të Shtetit për huamarrje
Të cilën e bën duke marrë hua nga shtete të tjera, ose duke emetuar (shitur) tituj apo siç njihen ndryshe letra me vlerë. Titujt e borxhit që emeton Qeveria për të financuar nevojat e Buxhetit të Shtetit dhe që i shet me interes tregtar quhen Bono Thesari dhe Obligacione Thesari.
Investitorët e Bonove dhe Obligacioneve të Thesarit
Janë kryesisht qytetarët me kursimet e tyre modeste, por edhe çdo institucion tjetër privat apo publik i cili ka fonde të tepërta (kursime) për një periudhë të shkurtër kohore. Investitorët blejnë bono thesari dhe obligacione thesari duke pritur në këmbim një fitim monetar në formën e interesit mbi paratë e tyre që kanë investuar (në gjuhën financiare quhet principal).
Rreziku i Ulët i Mospagesës së Detyrimeve nga Qeveria
Një tjetër arsye pse investitorët e preferojnë investimin në Bono dhe Obligacione Thesari është fakti se janë të sigurt që paratë e tyre kthehen mbrapsht së bashku me interesin. Kjo për faktin se emetuesi (shitësi), i cili është Qeveria, ka gjithmonë të ardhura të pashterrshme (ka aftësi paguese), pasi ka të drejtën e dy instrumenteve ligjore mjaft të fuqishëm që i vijnë në ndihmë për të paguar detyrimet siç janë: e drejta ligjore për të vendosur taksa (politika fiskale), dhe e drejta ligjore për t'i kërkuar Bankës së Shqipërisë të hedhë në qarkullim para më shumë edhe në mënyrë të kontrolluar (procesi i emetimit të parasë). Megjithatë, për shkak të rrezikut të vogël që ato mbartin, edhe përfitimi (interesi) që kanë investitorët në Bonot dhe Obligacionet e Thesarit është i vogël.
Karakteristikat e Titujve të Borxhit të Qeverisë
Karakteristikat kryesore janë Jetëgjatësia (ose siç njihet ndryshe Maturimi), Principali (ose siç njihen ndryshe Paratë e Investitorit), Vlera Nominale, dhe Pagesa e Interesit (ose siç njihet ndryshe Kuponi).
Jetëgjatësia (Maturimi)
Bonot dhe Obligacionet e Thesarit ndryshojnë në jetëgjatësinë e tyre — janë në thelb kontrata që përfaqësojnë detyrimin që u ka Qeveria investitorëve për një periudhë kohore të caktuar. Nëse periudha e detyrimit është afatshkurtër, emetohen tituj borxhi afatshkurtër (Bono Thesari) me jetëgjatësi 3, 6 ose 12 muajore. Nëse periudha është afatgjatë, emetohen tituj borxhi afatgjatë (Obligacione Thesari) me jetëgjatësi mbi 1 vit. Në Shqipëri Qeveria ka emetuar obligacione thesari 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjeçare, ndërsa në tregjet e zhvilluara maturimi i Obligacioneve të Thesarit shkon nga 30 deri në 99 vite.
Principali
Janë paratë që investitori i ka të lirshme (kryesisht kursime) për t'i investuar. Principali i kthehet gjithmonë investitorit i plotë, në fund të periudhës së maturimit (jetëgjatësisë), së bashku me pagesën e interesit.
Vlera Nominale
Është vlera për njësi që mbart çdo titull borxhi në vetvete, ose ndryshe vlera e një kontrate huamarrjeje të Qeverisë ndaj investitorëve. Vlera Nominale e një Bono Thesari në Shqipëri është 10.000 lekë, ndërsa ajo e një Obligacioni Thesari është 100.000 lekë. Qeveria shet me mijëra njësi (copë) bono dhe obligacione thesari sa herë i duhet të marrë hua nga publiku investitor. Tek Bonot e Thesarit, Vlera Nominale është shuma totale e Principalit + Interesit; tek Obligacionet e Thesarit, Vlera Nominale është e barabartë me Principalin, ndërsa interesi në formën e kuponit i jepet investitorit veçmas kësaj shume.
Pagesa e Interesit (Kuponi)
Është pjesa e përfitimit të investitorit nga investimi në titujt e borxhit të Qeverisë (bono dhe obligacione thesari). Për Bonot e Thesarit interesi jepet si diferencë mes çmimit që paguan investitori në fillim dhe vlerës nominale që merr ai në fund të maturimit — investitori paguan një çmim të skontuar (të zbritur), ndërsa në fund merr vlerën nominale, e cila përfshin principalin dhe interesin. Për Obligacionet e Thesarit, interesi jepet veçmas, në formën e një kuponi që Qeveria e ndan për investitorët çdo 6 ose 12 muaj.
Tema 02
↑ Të gjitha tematLetra Tregtare dhe Obligacionet e Korporatave
Si financohet biznesi privat, si e rrit kapitalin një korporatë duke emetuar borxh, dhe çfarë duhet të dijë investitori përpara se të blejë Letra Tregtare apo Obligacione Korporate.
Çfarë janë Letrat Tregtare dhe Obligacionet e Korporatave
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Karakteristikat e Letrave Tregtare dhe Obligacioneve të Korporatave
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Financimi i Biznesit Privat
Financimi i Biznesit Privat
Biznesi privat ka gjithmonë nevojë për financim, në mënyrë që të rritet vazhdimisht e t'u shërbejë më mirë qytetarëve në një shtrirje gjeografike sa më të madhe.
Format e Financimit të Biznesit
Çdo biznes në fillimet e veta ka qenë i vogël dhe ka filluar aktivitetin e tij me kursimet e ortakëve, të cilat kanë vënë kapitalin fillestar. Më pas, rritja e volumit të biznesit ka kërkuar më shumë financime për ta zgjeruar ose për të bërë investime. Format më të përdorura janë:
Këto forma e ndihmojnë biznesin të rritet nga biznes i vogël në biznes të mesëm. Në këtë fazë, biznesi i mesëm kalon në forma të tjera financimi që lidhen direkt ose indirekt me tregun financiar dhe investimet financiare:
Korporatat dhe Financimi i Tyre
Këto forma financimi e ndihmojnë biznesin të rritet dhe të arrijë përmasat e biznesit të madh, ose siç njihet ndryshe “korporata”. Korporatat kërkojnë financime në vlera mjaft të mëdha, prandaj e financojnë aktivitetin e tyre kryesisht nga kreditë që marrin nga bankat — por kjo nuk është e vetmja mënyrë.
Huamarrja e Korporatave nëpërmjet Titujve të Borxhit Privat
Një tjetër formë financimi është që korporata t'i drejtohet jo bankës, por publikut investitor, duke emetuar dhe shitur letra me vlerë, të njohura ndryshe si titujt e borxhit privat. Termi “privat” tregon se nuk është titull i garantuar nga shteti, por që huamarrësi është një korporatë private. Llojet e titujve të borxhit privat që mund të emetojnë korporatat janë kryesisht afatshkurtra, të quajtura Letra Tregtare, ose afatgjata, të quajtura Obligacione Korporate.
Investitorët dhe Rreziku
Investitorët e Letrave Tregtare dhe Obligacioneve të Korporatave
Janë kryesisht qytetarët me kursimet e tyre modeste, por edhe çdo institucion tjetër privat apo publik që ka fonde të tepërta për një periudhë të shkurtër kohore. Fitimi duhet t'i shpërblejë investitorin jo vetëm për kohën e bllokimit të parave, por edhe për rrezikun që mund të paraqesë korporata si biznes privat.
Rreziku i Lartë dhe MosPagimi i Detyrimeve
Rreziku më i madh kur blen Letra Tregtare apo Obligacione Korporate është që emetuesi privat të mos paguajë detyrimet ndaj investitorit. Ky rrezik varet nga mundësia e falimentimit, sektori ku operon korporata dhe menaxhimi i saj — ndaj titujt e borxhit privat mbartin risk më të lartë se bonot dhe obligacionet e thesarit të shtetit, dhe investitorët kërkojnë një nivel më të lartë fitimi.
Agjencitë e Vlerësimit të Rrezikut (Rating Agencies)
Rreziku i korporatave përcaktohet nga institucione financiare të specializuara që quhen Agjenci të Vlerësimit të Rrezikut. Këto agjenci vlerësojnë notën e rrezikut duke u bazuar në kritere financiare e profesionale. Nota e rrezikut e përcaktuar nga Agjencitë merret në konsideratë nga investitorët përpara se të blejnë titujt e borxhit privat të emetuar nga korporatat.
Llojet e Titujve të Borxhit Privat
Ka disa lloje të ndryshme (kryesisht Obligacione Korporate). Ato mund të jenë:
- Të Garantuara ose Pagarantuara në pagesë me asete apo subjekte të tjera.
- Në valutë të huaj ose në valutën vendase, në varësi të nevojave për financim të korporatës emetuese.
- Me Normë Interesi Fikse ose të Ndryshueshme (norma e interesit ndryshon ose mbetet vetëm në datat e pagesës së interesit apo kuponit).
- Të Mbështetura ose jo në Asete (emetimi bëhet duke lënë peng pasuri të paluajtshme në pronësi të korporatës emetuese).
- Të Pagueshme Para Afatit të Maturimit, nëse korporata emetuese ka pritshmëri të mira për ardhura që t'i paguajë detyrimet para afatit.
- Të Konvertueshme në Aksione — u japin mundësinë investitorëve që, pasi shohin seriozitetin dhe suksesin e korporatës, të bëhen bashkë-aksionerë në të ardhmen.
- Borxh i Varur, çka tregon se investitori është i fundit që merr pagesat e borxhit në radhët e huadhënësve të korporatës.
Karakteristikat e Titujve të Borxhit Privat janë Jetëgjatësia (Maturimi), Principali (Paratë e Investitorit), Vlera Nominale dhe Interesi (Kuponi), si dhe Rreziku — që ka të bëjë me mundësinë e mospagimit të detyrimeve nga korporata që emeton titujt.
Karakteristikat e Titujve të Borxhit Privat
Jetëgjatësia (Maturimi)
Letrat Tregtare dhe Obligacionet e Korporatave janë në thelb kontrata që përfaqësojnë detyrimin që i ka Korporata private investitorëve për një periudhë kohore të caktuar. Nëse periudha e detyrimit është afatshkurtër, emetohen Letra Tregtare, me jetëgjatësi 3, 6 ose 9 muajore. Nëse është afatgjatë, emetohen Obligacione Korporate, me jetëgjatësi mbi 1 vit.
Principali
Janë paratë që investitori i ka të lirshme (kryesisht kursime) për t'i investuar. I kthehet gjithmonë investitorit i plotë në fund të periudhës së maturimit, së bashku me pagesën e interesit.
Vlera Nominale
Vlera për njësi që mbart çdo titull borxhi, e ndryshueshme dhe e përcaktuar nga vetë korporata emetuese. Zakonisht sugjerohet të jetë sa më e vogël, me qëllim që t'u japë mundësi investimi edhe qytetarëve me pak kursime.
Pagesa e Interesit (Kuponi)
Për Letrat Tregtare, interesi jepet si diferencë mes çmimit të paguar në fillim dhe vlerës nominale të marrë në fund të maturimit (çmim i skontuar). Për Obligacionet e Korporatave, interesi jepet veçmas, në formën e një kuponi që korporata emetuese e ndan për investitorët zakonisht çdo 6 ose 12 muaj.
Të Ardhura Fikse (të pandryshueshme)
Për shkak se periodiciteti i pagesës së interesave është standard sipas datës së emetimit, këto tituj konsiderohen si tituj me të ardhura fikse. Nëse norma e kuponit është e ndryshueshme, atëherë edhe të ardhurat për investitorin ndryshojnë sipas ecurisë së normës.
Likuiditeti
Nëse investitorët duan ta kthejnë investimin e tyre në likuid (para cash), në çdo moment mund t'i shesin letrat tregtare dhe obligacionet e korporatave para afatit të maturimit, në një bursë ku këto tituj janë listuar dhe lejohen të tregtohen.
Spread
Është diferenca e çmimit me të cilin blihet dhe shitet i njëjti titull borxhi në bursë — një tregues likuiditeti. Sa më e vogël kjo diferencë, aq më likuid dhe aq më pak i rrezikshëm është ai titull, dhe anasjelltas.
Tema 03
↑ Të gjitha tematTitujt e Kapitalit – Aksionet
Çfarë përfaqëson një aksion, si e rrit kapitalin një korporatë duke i shitur, dhe pse investitorët i konsiderojnë tituj me rrezik dhe potencial kthimi më të lartë se titujt e borxhit.
Çfarë janë Titujt e Kapitalit – Aksionet
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Karakteristikat e Titujve të Kapitalit – Aksionet
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Shënim: në materialin origjinal të dyja videot (3a dhe 3b) linkoheshin te i njëjti URL — e kemi ruajtur pikërisht kështu siç e keni dhënë; na konfirmoni nëse Video 3b duhet të lidhet me një link tjetër.
Çfarë janë Aksionet
Çfarë janë Aksionet
Letra me vlerë ose tituj të cilat përfaqësojnë të drejtën e pronësisë mbi asetet e një korporate. Të drejtat që mbajnë aksionet janë:
Mjet për Rritjen e Kapitalit
Aksionet janë një instrument i mirë për të rritur kapitalin dhe financuar aktivitetin e korporatave pa borxh. Duke mos pasur kufizim në numrin e aksionerëve, mund të emetohen aksione të reja të cilat u shiten aksionerëve të rinj. Fondet nga shitja e aksioneve të reja janë kapital i ri, shumë i rëndësishëm për financim.
Çmimi Kontabël dhe Çmimi i Tregut
Çmimi Kontabël ka të bëjë me vlerën që ka 1 aksion në bilancin e kompanisë. Çmimi i Tregut është çmimi i të njëjtit aksion në bursë, sipas kërkesës dhe ofertës — zakonisht më i lartë, pasi përfshin pritshmëritë e investitorëve, famën, markën, imazhin dhe shtrirjen gjeografike të korporatës.
Mënyrat e Shitjes së Aksioneve
Në mënyrë direkte
Aksionerët ekzistues përzgjedhin cilët do të jenë aksionerët e rinj që bashkohen me korporatën. Zakonisht aksionet e reja u shiten institucioneve financiare (fonde pensioni, fonde investimi, kompani sigurimesh), të cilat i blejnë për një periudhë investimi afatmesëm (zakonisht 3–5 vjet).
Në Bursë
Aksionet e reja u ofrohen publikut të gjerë; aksionerët ekzistues nuk kanë mundësi të refuzojnë investitorë të rinj. Korporata konsiderohet e ofruar publikisht dhe aksionet e saj listohen në Bursë, ku mund të tregtohen çdo moment duke qenë mjaft likuide — kjo i bën tërheqëse për investitorët.
Karakteristikat e Aksioneve
Pse korporatat shesin aksione në Bursë
Sepse kanë nevojë për fonde afatgjata dhe në shuma të mëdha. Në ndryshim nga titujt e borxhit, fondet e siguruara nga shitja e aksioneve nuk duhet të kthehen mbrapsht tek investitorët — forma më e pakushtueshme e financimit për korporatat.
Pse investitorët blejnë Aksione në Bursë
Sepse synojnë dy lloj përfitimesh:
Shpërndarja e Dividendit
Korporata nuk ka asnjë detyrim të shpërndajë dividend. Sidomos në fazën e rritjes, aksionerët kryesorë mund të vendosin ta ri-investojnë fitimin në biznes në vend që ta shpërndajnë — forma më pa kosto e financimit. Korporatat e listuara i bëjnë publike planet e tyre për dividendin, që investitorët të jenë të qartë me pritshmëritë.
Rreziku i Lartë
Aksionet mbartin rrezik të lartë: nga pikëpamja ligjore, aksionerët janë të fundit që përfitojnë në rast falimentimi, ose mund të humbasin gjithçka. Çmimi i tyre në bursë luhatet shpesh, pasi ndikohet nga çdo informacion i lidhur me aktivitetin e korporatës.
Kthimi i Lartë
Për shkak të rrezikut të lartë, norma e kthimit dhe përfitimit që kërkojnë investitorët nga investimi në aksione është më e lartë sesa nga investimi në tituj borxhi.
Tregtimi i Aksioneve në Bursë
Investitorët blejnë ose shesin lehtësisht në Bursë, nëpërmjet një ndërmjetësi financiar (bankë ose shoqëri brokerimi). Investitori duhet të ketë një kontratë me ndërmjetësin, si dhe një llogari bankare për lekët cash dhe një llogari për titujt që do të tregtojë.
Çmimi i Aksioneve të Listuara në Bursë
Përcaktohet nga kërkesa dhe oferta e investitorëve. Nëse pritshmëritë janë pozitive, rritet kërkesa dhe çmimi rritet; nëse janë negative, rritet oferta dhe çmimet bien.
Luhatshmëria
Çmimi i aksioneve të listuara në bursë është shpesh i paparashikueshëm. Luhatshmëria vjen nga sjellja e investitorëve që blejnë ose shesin bazuar në pritshmëritë ose informacionet mbi suksesin e korporatës.
Vlerësimi i Rrezikut
Ashtu si titujt e tjerë, rreziku i korporatave me aksione të listuara vlerësohet nga ndërmjetës të specializuar, të quajtur Agjenci të Vlerësimit të Rrezikut.
Indikatorë të tjerë vlerësues
Përveç notës së rrezikut, investitorët shohin edhe indikatorë të tjerë mbi suksesin e korporatës, si Çmimi sipas Fitimit (P/E) dhe Fitimi për Aksion (EPS).
Tema 04
↑ Të gjitha tematTregjet Financiare
Si funksionon tregu financiar, kush janë operatorët e tij dhe si klasifikohen tregjet sipas natyrës së fondeve dhe titujve që tregtohen.
Tregjet Financiare
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Karakteristikat e Tregjeve Financiare
Çfarë Është Tregu
Mekanizmi që bën të mundur përputhjen e kërkesës me ofertën për një aset të caktuar (mallra ose shërbime). Zhvillimi i teknologjisë ka zhdukur konceptin fizik të tregut, pasi blerësi dhe shitësi nuk kanë më nevojë të njihen apo të takohen fizikisht — mjafton një mekanizëm që u përputh nevojat në çdo moment.
Çfarë është Tregu Financiar
Mekanizmi që bën të mundur përputhjen e kërkesës dhe ofertës për fonde (para) në ekonominë e vendit. Këto fonde qarkullojnë nga ata që i kanë të pa-angazhuara (kryesisht kursimet) drejt subjekteve që kanë nevojë për fonde për të financuar aktivitetin e tyre si biznes, qeveri apo individë.
Operatorët e Tregut Financiar
Emetuesit e Titujve
Subjektet që kanë nevojë për fonde: emetojnë titujt dhe i shesin në tregun financiar për të grumbulluar të ardhura që do t'i përdorin për të financuar aktivitetin e tyre. Mund të jenë bizneset, Qeveria ose institucione të tjera.
Investuesit e Titujve
Subjekte me fonde të tepërta e të pa-angazhuara, në kërkim të një alternative investimi. Kryesisht individë me kursimet e tyre, por edhe investues institucionalë si fondet e pensioneve dhe fondet e investimit.
Ndërmjetësit Financiarë
Institucione financiare që lehtësojnë përputhjen e kërkesës dhe ofertës për fonde e letra me vlerë, duke i përshtatur sipas nevojave të secilës palë — banka, bursa, firma brokerimi, kompani sigurimesh, fonde investimi dhe fonde pensioni.
Bursa
Treg i letrave me vlerë — mekanizmi që mbledh së bashku të gjithë operatorët: emetuesit e titujve, investuesit dhe ndërmjetësit financiarë.
Rregullatorët
Institucione shtetërore të pavarura që kontrollojnë operatorët e tregut për t'i mbrojtur investuesit nga abuzimet e mundshme — nëpërmjet filtrimit të hyrjes në treg (licensim) dhe monitorimit të vazhdueshëm (mbikëqyrje).
Klasifikimi i Tregjeve Financiare
Tregu Bankar kundrejt Tregut Jo-Bankar
Ka të bëjë me pranimin e depozitave. Ndërmjetësit që lejohen të pranojnë depozita janë operatorë të tregut bankar; të tjerët konsiderohen operatorë të tregut jo-bankar.
Tregu i Parave kundrejt Tregut të Kapitaleve
Ka të bëjë me afatgjatësinë e qarkullimit të fondeve. Fonde me maturim deri në 1 vit janë tituj të tregut të parasë; me maturim mbi 1 vit (ose pa afat, si aksionet) janë tituj të tregut të kapitaleve.
Tregu Primar kundrejt Tregut Sekondar
Kur titujt krijohen dhe shiten për herë të parë, konsiderohet treg primar; çdo ndërrim pronësie më pas konsiderohet treg sekondar. Tregjet sekondare sigurojnë likuiditet dhe rrisin besimin tek tregu financiar.
Bursa si treg sekondar i kapitaleve
Bursa është një treg sekondar ku titujt tregtohen (ndërrojnë pronësi) mes blerësve dhe shitësve në çdo moment, pasi janë hedhur më parë në tregun primar nga emetuesit. Në bursë tregtohen kryesisht titujt e kapitalit me afat maturimi të gjatë (obligacionet) ose pa afat maturimi (aksionet).
Tema 05
↑ Të gjitha tematÇfarë është Bursa dhe si funksionon ajo
Kush përfiton nga Bursa, cilët janë aktorët kryesorë të saj, dhe si funksionojnë proceset e listimit, anëtarësimit dhe tregtimit të titujve.
Çfarë është Bursa dhe si funksionon ajo
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Anëtarët Brokera dhe Tregtimi në Bursë
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Çfarë është Bursa
Çfarë është Bursa
Mekanizmi që mundëson përputhjen e kërkesës me ofertën për kapitale afatgjata — nga ata që kanë fonde të pa-angazhuara (kryesisht kursime), drejt subjekteve që kanë nevojë për fonde për të financuar aktivitetin e tyre si biznes, qeveri apo individë.
Bursa si treg
Nga ana funksionale, bursa i ngjan një supermarketi. Ashtu siç korporatat listojnë nëpër rafte produktet e tyre dhe qytetarët i blejnë sipas nevojave, në bursë korporatat listojnë dhe shesin titujt tek qytetarët që investojnë me qëllim fitimin.
Kujt i shërben Bursa
Biznesit dhe Emetuesve të tjerë, si Qeveria
Për të rritur kapital në vlera të mëdha duke shitur letra me vlerë (tituj). Bursa i ndihmon bizneset të kenë një çmim tregu më të saktë të aksioneve të tyre, duke i ndihmuar të njohin vlerën reale në treg të sipërmarrjes.
Qytetarëve (Investitorëve)
Për të rritur vlerën e kursimeve të tyre, si dhe për të diversifikuar rrisqet e ndryshme të investimit.
Aktorët në Tregun e Bursës
Korporatat e Listuara (Emetuesit)
Listojnë dhe shesin në bursë titujt e tyre për të gjeneruar fonde dhe financuar aktivitetin e tyre.
Titujt
Instrumentet financiare që listohen dhe më pas tregtohen çdo ditë në bursë, me qëllim likuiditeti dhe fitimi.
Anëtarët
Ndërmjetësit financiarë që kanë akses në sistemin e bursës për të shitur dhe blerë titujt e listuar, për vete ose për llogari të klientëve të tyre.
Investitorët
Fizikë ose institucionalë, që përdorin Bursën si mjet për të alokuar kursimet e tyre me qëllim gjenerimin e fitimit dhe kthimin në likuiditet të pozicioneve të investimit.
Procesi i Listimit të Emetuesve në Bursë
Regjistrimi në Bursë i titujve të emetuar nga Korporatat dhe Qeveria, me qëllim tregtimin e tyre nga investitorët.
Titujt e listuar dhe emetuesit e tyre duhet të jenë të besueshëm, për të krijuar besim tek investitorët.
Emetuesi dhe gjithë procesi i ofrimit publik duhet të jenë të autorizuar nga enti rregullator dhe të plotësojnë kërkesat e Bursës ku listohen.
Emetuesi përgatit Prospektin — materiali i detajuar informativ („pasaporta“) që i vihet në dispozicion investitorit, për t'i mundësuar vendimmarrje të drejtë.
Prospekti miratohet nga enti rregullator, i cili nuk garanton rrezikun e investimit, por vetëm që informacioni është bërë publik sipas ligjit. Më pas nis Oferta Publike Fillestare (IPO).
Pas mbarimit të Ofertës Publike, titujt listohen në bursë dhe vijojnë të tregtohen çdo ditë mes investitorëve.
Procesi i Anëtarësimit të Ndërmjetësve në Bursë
- Ndërmjetësit financiarë, ose siç njihen ndryshe Brokerat e Bursës, janë kryesisht institucione financiare, banka ose firma brokerimi.
- Para se të bëhen Anëtarë në Bursë, këto subjekte duhet të kenë licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti nga enti rregullator i vendit.
- Anëtarësimi në Bursë nënkupton të drejtën e privilegjuar për të pasur akses në sistemin elektronik të tregtimit dhe për të tregtuar titujt për vete ose për llogari të klientëve. Anëtarët duhet të plotësojnë rregulla shtesë të vendosura nga Bursa, për të ruajtur integritetin e tregut dhe shmangur abuzimin.
- Në disa Bursa, Anëtarët marrin pjesë fizikisht nëpërmjet brokerave të tyre në sallën e tregtimit; në pjesën më të madhe të bursave në botë, brokerat futin urdhra nga zyra e tyre nëpërmjet Aksesimit në Distancë (remote access).
- Qytetarët që duan të investojnë në Bursë mund ta bëjnë këtë vetëm nëpërmjet një Anëtari të bursës, duke nënshkruar një marrëveshje dhe hapur llogari në tituj dhe në cash.
Procesi i Tregtimit të Titujve në Bursë
- Pasi listohen për herë të parë, titujt tregtohen mes investitorëve të hershëm që duan të likuidojnë pozicionin e tyre dhe investitorëve të rinj që duan të angazhohen në një pozicion investimi.
- Tregtimi në Bursë realizohet çdo ditë, në orare të caktuara e të bëra publike për anëtarët dhe investitorët.
- Çmimet e titujve të listuar dhe të tregtuar në Bursë luhaten çdo çast, në varësi të kërkesës dhe ofertës së investitorëve.
- Kërkesa për tituj rritet, duke sjellë rritjen e çmimeve, kur pritshmëritë e investitorëve ndaj korporatës emetuese janë pozitive; ndodh e kundërta kur pritshmëritë janë negative.
Barometri i performancës
Çmimi i titujve të tregtuar çdo ditë në Bursë është barometri më i mirë për të vlerësuar performancën e një korporate.
Tema 06
↑ Të gjitha tematÇfarë është Fondi i Investimit
Si funksionon investimi kolektiv, kush administron fondet, dhe si klasifikohen fondet e investimit sipas rrezikut dhe qëllimit të tyre.
Çfarë janë Fondet e Investimeve dhe si Funksionojnë Ato
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Klasifikimi i Fondeve të Investimit
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Procesi i Investimit në Tituj
Ka dy forma të investimit në tituj:
Investimi Direkt
Investitori vendos vetë se në çfarë sasie monetare dhe në cilin titull do të investojë kursimet e tij. Edhe pse duket i thjeshtë, u rekomandohet vetëm investitorëve profesionistë, me njohuri teknike të mjaftueshme dhe të ndërgjegjshëm mbi nivelin e rrezikut që marrin.
Investimi i Tërthortë
Vendimmarrjen për të përzgjedhur titujt ia delegon profesionistëve (fondet e investimit ose pensioneve), ndërsa qytetari vendos vetëm për sasinë monetare që dëshiron të investojë. Në këtë mënyrë merr një produkt financiar të gatshëm, me më pak rrezik sepse është diversifikuar nga ekspertët e tregut.
Çfarë është një Fond Investimi
Një skemë kolektive e investimit të kursimeve të qytetarëve, e menaxhuar në mënyrë profesionale.
Pishinë Fondesh
Fondi i investimeve i ngjason një pishine ku mblidhen fonde (para) nga investitorë të ndryshëm që duan të kenë më shumë të ardhura nga kursimet e tyre.
Administrimi
Bëhet nga ndërmjetës financiarë të specializuar, të quajtur Shoqëri Administruese (Asset Management Companies), që kanë burimet njerëzore dhe kapacitetet teknologjike për të administruar sasi të mëdha fondesh. Ato marrin një komision simbolik mbi fitimin, përpara se t'u shpërndahet investitorëve.
Investimi i Fondeve në Tituj
Bëhet nga Shoqëria Administruese pas analizave të detajuara të tregut. Procesi është transparent për qytetarët që kanë investuar, dhe ndjek një logjikë diversifikimi të rrezikut në klasa titujsh që mbartin rreziqe të ndryshme. Për shembull:
Rreziku i Lartë
100%
Rreziku i Mesëm
Obligacione 50%
Rreziku i Ulët
100%
Ilustrim i shpërndarjes së portofolit të fondit sipas nivelit të riskut, siç paraqitet në materialin origjinal edukues të ALSE.
Termat Kryesorë të Fondit
Kuotat/Aksionet e Fondeve
Tituj në formën e certifikatave të pjesëmarrjes në fond, që vihen në dispozicion të investitorëve në momentin e investimit. Investitorët mund t'i shesin në çdo moment tek Shoqëria Administruese, duke kthyer në cash pozicionin e tyre.
Vlera/Çmimi i Kuotave
Rritet në varësi të rritjes së vlerës së titujve ku janë investuar fondet, si dhe sa më shumë rritet numri i investitorëve në fond. Rritja e vlerës/çmimit të kuotave dhe fondeve është fitimi që gëzon qytetari nga ky investim.
Asete nën Administrim (AUM)
Vlera totale e tregut që kanë titujt apo asetet ku janë investuar paratë e një fondi investimesh.
Vlera Neto e Aseteve (NAV)
Vlera neto e tregut që kanë titujt apo asetet e fondit, pasi janë zbritur kostot dhe administrimi. Përllogaritet çdo ditë dhe publikohet së bashku me çmimin e kuotave, për të informuar publikun.
Klasifikimi i Fondeve të Investimit
Ka një klasifikim të ndryshëm të fondeve, por në përgjithësi ato përmblidhen në 3 klasa kryesore:
Fonde Investimi Tradicionale (mutual funds)
Gjejnë përdorim më të gjerë në treg, për thjeshtësinë e funksionimit, transparencën dhe nivelin krahasimisht të ulët të rrezikut. Mund të jenë të hapura për hyrjen dhe daljen e investitorëve të rinj (open-ended), ose fonde të mbyllura, të dedikuara vetëm disa investitorëve themelues (closed-ended). Zakonisht ofrohen publikisht dhe synojnë investitorët e vegjël me edukim financiar modest, prandaj kanë kërkesa të larta transparence nga rregullatorët. Investohen kryesisht në tituj, por edhe në asete të tjera si depozita, indekse burse apo forma të tjera të tregut të parasë.
Fonde Investimi Alternative
Mbartin nivel të lartë rreziku, për shkak të aseteve të diversifikuara dhe industrisë ku operojnë. U adresohen kryesisht investitorëve institucionalë dhe profesionistë, ose spekulatorëve në kërkim të normave të larta kthimi. Grupet kryesore janë:
Fonde të Tregtueshme në Bursë (ETFs)
Krijohen posaçërisht për të rritur likuiditetin. Diversifikohen kryesisht në titujt e një indeksi të caktuar burse, çka e bën më të lehtë tregtimin e tyre dhe diversifikon rrezikun në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndryshim nga fondet tradicionale, kuotat e fondeve ETF tregtohen në bursat e titujve në çdo çast, duke krijuar një nivel të lartë likuiditeti për qytetarët investues.
Tema 07
↑ Të gjitha tematÇfarë është Fondi i Pensionit
Pse kursimi për pension është një vendim që nuk duhet shtyrë, dhe si mund të bëhet çdo qytetar pjesë e një fondi pensioni.
Çfarë janë Fondet e Pensioneve dhe si Funksionojnë Ato
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Si të Bëhesh Pjesë e një Fondi Pensionesh
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Pensioni si Koncept
Pensioni si Koncept
Koha kalon shumë shpejt dhe ne mendojmë se do kemi gjithmonë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar normalisht në çdo kohë — por jo. Kjo është arsyeja pse fondi i pensionit është një formë kursimi, nëpërmjet të cilit qytetarët transferojnë aftësinë për të konsumuar në një kohë më të vonë, kur janë të pamundur për të fituar shumë të ardhura.
Të Ardhurat e Qytetarëve
Janë një kurbë e lakuar që tregon edhe ecurinë e aftësisë së tyre për të gjeneruar të ardhura gjatë jetës. Këto të ardhura varen kryesisht nga mosha, shkollimi apo eksperienca e individit ndër vite.
Shpenzimet e Qytetarëve
Për një jetë normale janë një kurbë pothuajse konstante, për shkak të natyrës së individit.
Pse duhet të Kursejmë për Pension
Janë një mënyrë për qytetarët që të kursejnë për të financuar konsumin në një periudhë të jetës kur nuk mund të ofrojnë krahun e punës në treg e të fitojnë të ardhura.
Fondet e Pensioneve
Skema kolektive të kursimeve të qytetarëve, që menaxhohen në mënyrë profesionale dhe i ndihmojnë qytetarin të transferojë kursimet e tij në një kohë më të vonë.
Administrimi
Bëhet në formë të ngjashme me administrimin e fondeve të investimit, por për shkak të ndjeshmërisë tek publiku, kursimet e pensioneve investohen në mënyrë më konservatore, për të mbrojtur qytetarët.
Përfitimet që Sjellin Fondet e Pensioneve
Kursimet „në vazo“ duket sikur mundësojnë të njëjtin funksion — „ndarjen e parave për një ditë të vështirë“. Por kjo formë nuk e mbron qytetarin nga efekti i zhvlerësimit të parasë (inflacioni) dhe nuk sjell të ardhura shtesë, ndërsa kursimet në fonde pensioni investohen duke sjellë më shumë të ardhura për qytetarët. Një tjetër përfitim është përjashtimi i kursimeve nga tatimi mbi të ardhurat, deri në një nivel të caktuar.
Si mund të Bëhesh Pjesë e një Fondi Pensionesh
Përzgjidhet Fondi
Qytetari përzgjedh tek cili Fond Pensionesh do t'i besojë kursimet e tij. Në këtë përzgjedhje merr për bazë:
Përzgjidhet Forma e Pagesës
Qytetari mund të zgjedhë që kursimet t'i bëjë në mënyrë periodike dhe automatike nga paga që merr çdo muaj, ose mund të përzgjedhë të paguajë herë pas here, sipas mundësive të tij.
Mos neglizho
Qytetarët mendojnë se pensioni është larg dhe kanë kohë të mendojnë, duke shtyrë vendimin për kursime nëpërmjet fondeve. Rutina dhe problematika e jetës na rrëmbejnë dhe na pengojnë të kursejmë në fond pensionesh — kështu humbasim nga inflacioni, humbasim fitimet nga investimet, dhe nuk kemi të ardhura të mjaftueshme në moshën e pensionit. Mosha e tretë vjen shpejt. Mos neglizho!
Tema 08
↑ Të gjitha tematÇfarë janë Firmat e Brokerimit dhe Shërbimet që Ofrojnë
Roli i ndërmjetësve financiarë në tregun e titujve, llojet e firmave të brokerimit, dhe hapat konkretë që duhet të ndjekë çdo investues për të blerë ose shitur tituj.
Çfarë janë Firmat e Brokerimit dhe Shërbimet që Ofrojnë
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Çfarë Duhet të Bëjë një Investues për të Blerë/Shitur Tituj
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Ndërmjetës Financiarë në Tregun e Titujve
Firmat e Brokerimit
Apo siç njihen ndryshe „shoqëritë komisionere“, janë ndërmjetës financiarë në tregun e titujve që u shërbejnë:
Përfitimi i Firmave të Brokerimit
Firmat e brokerimit marrin komision mbi shërbimet e ndërmjetësimit që ofrojnë për investuesit dhe klientët e tyre.
Llojet e Firmave të Brokerimit
Ndërmjetësit financiarë që lejohen të ofrojnë shërbimin e tregtimit të titujve janë firma brokerimi banka ose jo-banka, të licensuara nga rregullatorët. Shoqëritë komisionere ofrojnë kryesisht dy lloje shërbimesh:
Broker
Firma e brokerimit thjesht ekzekuton transaksionet e blerjes/shitjes për klientët e saj në bursë, pa marrë asnjë pozicion vetë si institucion financiar.
Dealer
Firma e brokerimit ekzekuton, përveç transaksioneve për klientët, edhe transaksione nga portofoli i saj, duke mbajtur pozicion në blerje/shitje titujsh.
Roli dhe Kriteret e Firmave të Brokerimit
Roli i Firmave të Brokerimit
Kriteret për të Qenë Firmë Brokerimi
Çfarë Duhet të Bëjë një Investues për të Blerë/Shitur Tituj
Të marrë kontakt me një Firmë Brokerimi të licensuar dhe anëtare të bursës ku dëshiron të tregtojë.
Të hapë një llogari për para, si dhe një llogari në tituj, në bankën kujdestare me të cilën bashkëpunon Firma e Brokerimit.
Zakonisht bankat janë vetë edhe kujdestare titujsh për klientët e tyre.
Firmat e Brokerimit jo-banka caktojnë një bankë si kujdestare e titujve për llogari të klientëve të tyre.
Brokeri
Punonjësi i Specializuar i Firmës së Brokerimit
Brokeri është një punonjës i specializuar i Firmës së Brokerimit, i autorizuar për të:
Si Transmetohen Urdhrat tek Brokeri
Telefonit
Investuesi kontakton drejtpërdrejt brokerin e Shoqërisë Komisionere.
Emailit
Urdhri transmetohet me shkrim tek brokeri i licensuar.
Aplikacion Celulari
Nëpërmjet një aplikacioni të specializuar për transmetimin e urdhrave në kohë reale.
Transparenca
Firma e brokerimit ka detyrimin të informojë rregullisht investuesit në lidhje me transaksionet ditore të ekzekutuara, si dhe pozicionet e parasë cash dhe titujve që zotëron secili investues në llogaritë përkatëse.
Tema 09
↑ Të gjitha tematÇfarë janë Rregullatorët Financiarë dhe Funksionet e Tyre
Pse institucionet financiare kanë nevojë për rregullim, dhe cilat janë funksionet dhe parimet e veprimtarisë së institucioneve publike rregullatore.
Çfarë janë Rregullatorët Financiarë
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Funksionet e Rregullatorëve Financiarë
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania.
Institucionet Financiare
Ngjajnë me çdo biznes tjetër normal
Nevoja për Rregullim të Institucioneve Financiare
Institucionet financiare janë biznese që bazohen mbi besimin e qytetarëve, ndërkohë që aktiviteti i tyre prek direkt financat e qytetarëve. Ndaj është shumë e rëndësishme që institucionet financiare të mos dështojnë e të mos shkojnë në falimentim, pasi kjo do të kishte ndikim të jashtëzakonshëm tek qytetarët dhe tek stabiliteti ekonomik i vendit. Kjo është arsyeja pse aktiviteti i institucioneve financiare duhet rregulluar dhe mbikëqyrur, që të ruhet interesi i qytetarëve dhe publikut — këtë rol e kanë institucionet publike rregullatore.
Funksionet e Rregullatorëve
Kuadri Ligjor e Rregullativ
Hartojnë dhe zbatojnë të gjithë legjislacionin dhe rregullat që mundësojnë funksionim normal të industrisë financiare.
Licencimi
Licensojnë institucionet financiare që duan të hyjnë rishtazi në treg, duke përcaktuar kritere cilësore dhe sasiore mjaft rigoroze.
Mbikëqyrja
Monitorojnë, mbikëqyrin dhe korrektojnë operatorët e tregut, në mënyrë që të mos abuzojnë as me tregun, as me qytetarët konsumatorë.
Mbrojtja e Konsumatorit
Duke marrë parasysh nivelin modest të edukimit financiar, një ndër funksionet kryesore është mbrojtja e interesave të qytetarëve konsumatorë nga abuzimet në treg.
Nxisin Zhvillimin e Industrisë
Tregjet financiare janë subjekt i trendeve mjaft të shpejta të zhvillimit, kryesisht nga zhvillimi i IT-së — ndaj rregullatorët mbajnë një qasje proaktive dhe nxitëse ndaj zhvillimeve në industri.
Parimet e Veprimtarisë së Rregullatorëve
Të Paanshëm
Duke mundësuar një konkurrencë të lirë dhe të ndershme mes operatorëve të tregut.
Të Pavarur
Nga ndërhyrjet e politikës dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, duke ruajtur integritetin e tregut. Zakonisht rregullatorët varen dhe raportojnë direkt në Parlamentin e vendit.
Profesionalë
Duke investuar në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, për të ecur me ritmin e zhvillimit të tregut dhe operatorëve të tij.
Transparentë
Transparenca në vendimmarrje krijon besim mbi pa-anshmërinë e rregullatorëve, duke ofruar statistika e raporte që mundësojnë analiza të pavarura akademike mbi zhvillimin e tregut.
Tema 10
↑ Të gjitha tematÇfarë është Diversifikimi i Portofolit dhe Investimeve
Pse shpërndarja e kursimeve në asete të ndryshme mbron investitorin, dhe si zbatohet diversifikimi sipas llojit të titujve, kohëzgjatjes dhe industrisë.
Çfarë është Diversifikimi i Portofolit dhe Investimeve
Video edukuese animuese nga ALSE & Junior Achievement Albania — përfshin edhe një përmbledhje vizuale të llojeve të diversifikimit.
Portofoli dhe Diversifikimi
Koncepti i Portofolit të Investimeve
Ka të bëjë me investimin e tërthortë në instrumenta financiare apo tituj që përfaqësojnë të drejta mbi asete reale (prona, pasuri të patundshme, pasuri të tundshme etj.). Quhet portofol sepse ngjan realisht me një ambjent që përmbledh lloje të ndryshme instrumentash financiare, ku investuesi vendos të shpërndajë kursimet e veta.
Koncepti i Diversifikimit
I ngjan shprehjes „mos i vër të gjitha vezët në një shportë“ — edhe nëse rrëzohet njëra shportë, nuk do të thyhen të gjitha vezët. Ashtu edhe në investime, sugjerohet që qytetari të mos përqendrojë të gjitha kursimet në një aset të caktuar, por t'i shpërndajë në asete të ndryshme, për të qenë më i mbrojtur.
Përse Qytetari Duhet të Diversifikojë
- Shpërndan rrezikun, duke ulur probabilitetin e humbjeve.
- Mundëson norma kthimi të pranueshme dhe optimale.
- Amortizon çdo lloj krize të mundshme ekonomike me efekt afatshkurtër.
- Ruan dhe shton vlerën e kursimeve dhe investimeve.
Mënyrat e Diversifikimit
E Drejtpërdrejtë
Qytetari vendos vetë për çdo detaj të shpërndarjes së kursimeve në asete të ndryshme.
E Tërthortë
Qytetari ia delegon këtë të drejtë profesionistëve të licensuar, si fondet e pensioneve dhe investimeve apo menaxherët e portofolit, për të realizuar diversifikimin e kursimeve të tij.
Llojet e Diversifikimit
- Sipas llojeve të titujve (obligacione apo aksione).
- Sipas kohëzgjatjes (afatshkurtër apo afatgjatë).
- Sipas industrisë dhe vendndodhjes gjeografike ku operon, apo karakteristikave të veçanta të Emetuesit që shet titujt.
Qasja e Investuesit ndaj Riskut
Investues me Tolerancë ndaj Riskut
Kanë vullnet për të marrë më shumë risk mbi supe dhe kërkojnë një normë më të lartë kthimi nga investimi.
Investues Konservatorë
Nuk duan riskun, i shmangin investimet në tituj të tillë, por pranojnë një normë kthimi më të ulët.
Suksesi dhe Dështimi në Investim
Investimi është një proces që rezulton me fitim dhe sukses nëse vendimet janë marrë drejt, ose me humbje dhe dështim nëse janë marrë vendime të gabuara. Sa kohë procesi i investimit ka qenë ligjor, transparent dhe pa abuzim, investuesi nuk mund të fajësojë askënd tjetër për dështimin dhe humbjet që vijnë nga një investim i gabuar.
Përmbajtja edukuese është përgatitur nga Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE) në bashkëpunim me Junior Achievement Albania (JAA).
