Menu Close
Close
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

ALSE / SHËRBIMET / KLERIMI DHE SHLYERJA

Shërbimet e Klerimit dhe të
Shlyerjes së Titujve

Si përllogariten dhe shlyhen detyrimet financiare neto që lindin nga transaksionet në tituj, të ekzekutuara në Bursë ose jashtë saj.

I gjithë procesi i përllogaritjes së detyrimeve financiare neto (procesi i klerimit) dhe shlyerja fundore e këtyre detyrimeve (procesi i shlyerjes) që lindin nga transaksionet në tituj — të ekzekutuara në Bursë ose jashtë saj, mes ndërmjetësve financiarë të specializuar që veprojnë për llogari të portofoleve të tyre ose të klientëve të tyre — kryhet nga institucionet financiare partnere të Bursës ALSE, të specializuara për ofrimin e këtyre shërbimeve.

1

Institucionet e Klerimit dhe Shlyerjes

Të gjitha transaksionet e ekzekutuara në Bursën ALSE klerohen dhe shlyhen nga institucionet përkatëse, të specializuara dhe të licensuara nga AMF.

AFISAR

Aktiv

Sistemi i menaxhuar nga Banka e Shqipërisë për klerimin dhe shlyerjen e transaksioneve në tituj.

Fushëveprimi
Tituj të borxhit të Qeverisë

ALREG

Aktiv

Institucion që realizon klerimin dhe shlyerjen e transaksioneve në tituj jo-Qeveritar.

Fushëveprimi
Tituj jo-Qeveritar
2

Koha e Klerimit dhe Shlyerjes

Afati i klerimit dhe shlyerjes — T+2
Transaksione të dështuara (defaulted)
Transaksionet që nuk arrijnë të shlyhen brenda periudhës prej 2 ditësh pune konsiderohen të dështuara.

ALSE, në bashkëpunim me institucionet kleruese, bën të pamundurën për të qenë sa më rigoroze në drejtim të mos-lejimit të dështimit të transaksioneve, pasi këto dëmtojnë integritetin e tregut dhe besimin e publikut investitor.

Rregullore të posaçme me masa të ashpra penalizuese për subjektet jo-korrekte.
Anëtarët e bursës (firmat e brokerimit) mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative.
Brokerët garantojnë mbylljen e pozicioneve, edhe për llogari të klientëve të tyre.
3

Parimi i Klerimit dhe Shlyerjes

Delivery versus Payment (DvP)

Procesi i klerimit dhe shlyerjes ndjek praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, me qëllim reduktimin e riskut. Parimi bazë për transaksionet e ekzekutuara në Bursën ALSE është Shpërndarja kundrejt Pagesës.

Shpërndarja e titujve ⇄ Pagesa (cash) → Transaksion i mbyllur njëkohësisht