Identiteti ynë
Kush jemi Ne
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. është e para bursë titujsh me kapital privat që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë. Në Bursën ALSE tregtohen të gjithë llojet e instrumenteve financiare që njihen nga Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” (i ndryshuar), dhe që plotësojnë kriteret e listimit apo kuotimit të përcaktuara në rregulloret përkatëse të ALSE.
Rrugëtimi Ynë
Nga sistemi financiar shqiptar dhe rrugëtimi i Bursës së Tiranës, tek themelimi dhe licencimi i Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE) — historia e ndërtimit të tregut të parë privat të kapitaleve në Shqipëri.
VIZIONI
Vizioni i ALSE është krijimi i një tregu kombëtar titujsh i cili të kthehet një një pikë kyçe të tregut financiar vendas dhe një nyje e rëndësishme lidhëse me tregjet e huaja, për të mundësuar aksesin sa më të lehtë e të shpejtë të biznesit shqiptar tek burimet e lira të financimit. Ky vizion do ta kthente ALSE jo vetëm në një treg të besueshëm në sytë e biznesit dhe investitorëve vendas por edhe në një partner serioz e të besueshëm për investitorët e huaj, apo institucionet homologe ndërkombëtare në industrinë e titujve.
MISIONI
Misioni i ALSE është krijimi i një tregu funksional e të centralizuar i cili do të mundësojë përputhjen e kërkesës dhe ofertës për tituj në tregun vendas. Gjithashtu, ALSE synon organizimin e tregtimit të titujve në një ambjent eficient nga pikëpamja e kostove të ulëta të ndërmjetësimit, treg transparent, të pa-anshëm dhe me standarde që garantojnë mbrojtjen e investitorëve të portofolit.
ALSE
Organet Drejtuese
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. është një shoqëri aksionere me dy nivele administrimi e krijuar në bazë të ligjit.
Empower financial
Empower financial freedom through innovative digital solutions that enhance user experience and accessibility.
0%
Repeat clients
0+
Clients served
0
Years of experience
0+
Projects delivered
0
Completed campaigns
0
Awards won
Sistemi Financiar në Shqipëri
Shqipëria ka një sistem financiar të zhvilluar në mënyrë asimetrike me shtyllën e zhvilluar të sektorit bankar, dhe një sektori jo-bankar të zhvilluar në mënyrë modeste.
Kështu, si pjesë e sektorit financiar jobankar, Shqipëria ka një treg ku pothuajse mungon tregu i kapitalit, edhe pse shumë operatorë të tregut janë të licencuar (firma brokerimi, kujdestarë, fondet e investimeve, fondet e pensioneve, jeta-sigurimit, etj). Nga ana tjetër, pavarësisht nga një prani e qartë e skemave të kursimit kolektiv (fondet e investimeve dhe fondet e pensioneve, skemat e sigurimit të jetës) gjatë 10 viteve të fundit, zhvillimi i tyre i mëtejshëm është penguar në mënyrë rigoroze nga mungesa e tregut të brendshëm të kapitaleve dhe investimeve alternative.
Bursa e Tiranës
Për vite me radhë, Bursa e Tiranës (BT) ishte e vetmja bursë e krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Fillimisht, ajo u krijua si një departament i Bankës së Shqipërisë (BSH) me synim shkëputjen pas një periudhe të caktuar kohore. Aktiviteti kryesor i BT-së përfshinte organizimin e tregut primar dhe sekondar për letrat me vlerë të borxhit afatshkurtër qeveritar (bonot e thesarit).
BT u shkëput përfundimisht nga BSH në muajin Korrik 2002, për t'u krijuar e më pas funksionuar si një shoqëri e pavarur aksionere me kapital shtetëror.
BT mori nga Komisioni i Letrave me Vlerë (sot AMF) licencën përfundimtare për të operuar si një treg i rregulluar letrash me vlerë në vitin 2003 dhe e rinovoi atë përsëri në vitin 2005. Megjithatë, BT për arsye nga më të ndryshmet nuk arriti kurrë të bëhej një partner i besueshëm për biznesin shqiptar duke mbetur thjesht një koncept juridik.
Për këtë arsye, në muajin Prill 2015, AMF vendosi të pezullojë licencën e këtij tregu në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me vendimin e aksionarit nr. 16 datë 07.04.2015.
Bursa Shqiptare e Titujve
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. nisi në vitin 2014 si një projekt ambicioz me mbështetjen e Bankës Credins, me një ekip ekspertësh të specializuar në letrat me vlerë dhe tregjet e kapitalit, me qëllim krijimin e një platforme elektronike tregtimi në pronësi private, që do të bëjë të mundur përputhjen e ofertës dhe kërkesës për letra me vlerë në Shqipëri.
Kjo platformë elektronike do të mbushte mungesën e tregut të organizuar (bursës), ku biznesi vendas mund të rrisë kapitalin në mënyrë alternative nga sektori bankar. Projekti u lobua tek palët e interesuara (institucione financiare brenda e jashtë vendit) me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare. Më pas u kalua tek studimi i tregut, identifikimi i sistemeve elektronike të tregtimit, përgatitja e rregulloreve dhe dosjes së licencës pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Duke parë potencialin e lartë të zhvillimit të këtij projekti si dhe kushtet e favorshme për zhvillimin e tregut vendas të kapitaleve, në vitin 2016 kësaj iniciative iu shtuan edhe dy institucione të tjera financiare: AK Invest dhe Banka Amerikane e Investimeve.
Licensimi i ALSE
Me vendimin e tij nr. 88, datë 03.07.2017, Bordi i AMF licencoi shoqërinë "Bursa Shqiptare e Titujve ALSE" sh.a., si bursa e parë shqiptare me kapital privat e licencuar në vend.
Vendimi i Bordit të AMF-së erdhi pas vlerësimit në përputhshmëri me kërkesat e legjislacionit të të gjithë dokumentacionit lidhur me objektin e aktivitetit, kapitalin, organet drejtuese të shoqërisë, infrastrukturën dhe sistemet teknologjike të nevojshme për realizimin e aktivitetit të saj.
Tregtimi zyrtar i Titujve të Borxhit Qeveritar (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari) në Bursën ALSE, ka nisur për herë të parë në Shkurt 2018.
Pyetjet më të shpeshta
Pyetjet e Përgjithshme (FAQ)
Çfarë është ALSE?
ALSE (Bursa Shqiptare e Titujve) është bursa e parë e titujve me kapital privat që operon në Republikën e Shqipërisë. Ajo mundëson tregtimin elektronik të titujve financiarë si aksione, obligacione shtetërore dhe letra me vlerë private, përmes tre segmenteve kryesore të tregut: Tregu Kryesor, Tregu Standard dhe Tregu Fillestar, si dhe tregtim OTC.
Si mund të filloj të investoj/tregtoj në ALSE?
Për të tregtuar në ALSE, investitori duhet fillimisht të hapë një llogari tregtimi, të gjejë dhe kontaktojë një broker të licencuar anëtar i bursës, të paraqesë urdhrat e tregtimit përmes tij dhe më pas të kryejë transferimin e fondeve dhe titujve pas përfundimit të transaksionit.
Si mund të bëhet një kompani anëtare e ALSE ose të listojë titujt e saj?
Kompanitë e interesuara për anëtarësim (bëhet fjalë kryesisht për brokerë dhe ndërmjetës financiarë) duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe të ndjekin "Procesin e Anëtarësimit dhe Hapat" e përcaktuara nga bursa. Për listim të titujve, kompanitë duhet të plotësojnë kriteret specifike të njërit prej tre tregjeve (Kryesor, Standard, Fillestar), të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm dhe, kur kërkohet, të marrin miratimin e prospektit.
Si mund të kontaktoj ALSE për më shumë informacion?
ALSE mund të kontaktohet përmes email-it info@alse.al, në numrin e telefonit +355 4 2243808, ose duke vizituar zyrat në adresën Rr. Nikolla Tupe, Nr. 1, Kat 3, Ap. 3, Tiranë. Orari i punës është nga e Hëna në të Premte, 8:30–17:0
