Orari
Kalendari i Tregtimit
Ditë tregtimi sipas Rregullores së ALSE
Ditë tregtimi në bazë të Rregullores së bursës ALSE do të konsiderohet çdo ditë e planifikuar për tregtim. Duke nisur nga data 26.04.2022, tregtimi i titujve të listuar në Bursën ALSE nuk do të jetë më dy ditë në javë (E Martë dhe E Enjte), por çdo ditë pune (E Hënë – E Premte), në oraret zyrtare 10:00 – 14:00.
Përjashtim do të jetë vetëm në raste të veçanta si festa zyrtare, ngjarje të jashtëzakonshme etj. Çdo ndryshim lidhur me ditët e tregtimit do të bëhet publik me anë të njoftimit zyrtar, pas miratimit të këtij ndryshimi nga Këshilli Mbikëqyrës i bursës ALSE.
Shpallja e Ditëve të Tregtimit
Ditët e Tregtimit në çdo vit të caktuar kalendarik shpallen nga ALSE në Njoftimin e publikuar jo më vonë se në Ditën e fundit të Tregtimit të vitit paraardhës. Duke nisur nga data 26.04.2022, tregtimi i titujve të listuar në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE është i mundur çdo ditë pune (E Hënë – E Premte), në oraret zyrtare 10:00 – 14:00.
Orari zyrtar i tregtimit
10:00 – 14:00
E Hënë – E Premte, çdo ditë pune
* Në rastet kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), pushimi shtyhet në ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).
Festat kombëtare — 2026
Më poshtë gjenden datat e festave zyrtare për vitin 2026. Bursa Shqiptare e Titujve ALSE është e mbyllur në datat 16 mars, 23 mars, 6 prill, 13 prill, 7 shtator, 23 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2026.
| Data | Festë / Ngjarje | Shënim |
|---|---|---|
| 01 janar 2026 | Festat e Vitit të Ri | |
| 02 janar 2026 | Festat e Vitit të Ri | |
| 14 mars 2026 | Dita e Verës | * |
| 20 mars 2026 | Dita e Bajramit të Madh | ** |
| 22 mars 2026 | Dita e Nevruzit | * |
| 05 prill 2026 | E diela e Pashkëve Katolike | * |
| 12 prill 2026 | E diela e Pashkëve Ortodokse | * |
| 01 maj 2026 | Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve | |
| 27 maj 2026 | Dita e Kurban Bajramit | ** |
| 05 shtator 2026 | Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës | * |
| 22 nëntor 2026 | Dita e Alfabetit | * |
| 28 nëntor 2026 | Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë | * |
| 29 nëntor 2026 | Dita e Çlirimit | * |
| 08 dhjetor 2026 | Dita Kombëtare e Rinisë | |
| 25 dhjetor 2026 | Krishtlindjet |
* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).
** Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të vihet në dijeni me anë të një njoftimi të dytë.
Seancat
Oraret e Tregtimit
Në ditët e përcaktuara të tregtimit, bursa ALSE do të mundësojë sesionet e tregtimit të titujve nga ora 10.00 deri në orën 14.00, ku do të përfshihen të gjitha proceset e tregtimit sipas standardeve më të mira ndërkombëtare: para-tregtimi, tregtimi, tregtimi i fundit dhe pas-tregtimi.
-
08:00 – 10:00
Para-Tregtimi
Një seancë hapjeje prej 120 minutash mbahet në fillim të çdo Dite Tregtimi para fillimit të tregtimit të vazhdueshëm. Menaxhimi i urdhrave në Librin Qendror të Urdhrave (COB) është i mundur, por ekzekutimi i tregtimit nuk është i mundur.
-
10:00 – 13:45
Seanca Kryesore e Tregtimit
Pas përfundimit të seancës së hapjes, tregtimi do të bëhet mbi bazë të Metodës së Tregtimit të Vazhdueshëm në fazën kryesore të tregtimit, ku janë të mundshme menaxhimi i urdhrave dhe ekzekutimi i tregtimit. Çdo urdhër hyrës kontrollohet menjëherë për ekzekutim të mundshëm përkundrejt urdhrave në anën tjetër të COB.
-
13:45 – 14:00
Tregtimi në Mbyllje
Me përjashtim të disa llojeve të titujve të caktuar nga ALSE, në fund të një Dite Tregtimi lejohet një periudhë prej 15 minutash, gjatë së cilës mund të regjistrohen urdhra për ekzekutim me çmimin e fundit të tregtuar.
-
Pas 14:00
Pas-Tregtimi
Të gjitha transaksionet që negociohen dhe zhvillohen jashtë seancës së tregtimit zyrtar të bursës ALSE quhen tregtime jashtë burse (Off-Exchange). Ato raportohen gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në orarin e përcaktuar për fazën e tregtimeve jashtë burse (OFF1 dhe OFF2), ose gjatë çdo dite tjetër pune në orarin zyrtar 9:00 – 17:00 me njoftim paraprak.
Raportimi i tregtimeve jashtë burse
Të gjitha transaksionet e negociuara jashtë seancës së tregtimit zyrtar duhen të raportohen:
- gjatë ditëve zyrtare të tregtimit, në orarin e përcaktuar për fazën e tregtimeve jashtë burse (OFF1 dhe OFF2);
- gjatë çdo dite tjetër pune në orarin zyrtar të punës 9:00 – 17:00, me kushtin e njoftimit paraprak të bursës për këtë raportim, duke përdorur mjetet elektronike të njohura zyrtarisht (telefon dhe e-mail).
