Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u njoh dhe analizoi zhvillimet e fundit në tregjet financiare, me fokus të veçantë në mbiçmimin e shpejtë të kursit të këmbimit. Pasi vlerësoi ndikimin e pritur të tij në ecurinë e inflacionit në afatin e mesëm, si dhe përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare për arritjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  1. Të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje në nivelin 1.00%
  2. Të ulë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë me 0.15 pikë përqindje, në nivelin 0.10%
  3. Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë me 0.35 pikë përqindje, në nivelin 1.90%
  4. Të ndërmarrë operacione të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor.

SCAN

Gjatë ditës së tregtimit të datës 05.06.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 984,800 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 05.06.2018 klikoni këtu.

Kete postim vetem niveli i pare i perdoruesve ka te drejte ta shikoje.

Ne kete nivel si members kemi vetem Subscribers

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, atë të edukimit nëpër auditore të universiteteve të ndryshme si dhe sipërmarrje, mbi rëndësinë e investimit.

Drejtori Ekzekutiv i ALSE shpjegon për TV SCAN se ka nisur edhe evidentimi i bizneseve me potencial investues, dhënia e informacionit financiar dhe orientimi i tyre drejt listimit në bursë.

Gjergji zhvilloi një leksion të hapur me studentë të ekonomisë dhe financës dhe stafin pedagogjik të një universitetit privat në kryeqytet, ku shpjegoi gjithçka rreth bursës, faktin që ofron mundësinë e rritjes së kapitalit, të investimit dhe likuiditet.

Njëkohësisht drejtori ekzekutiv i ALSE shpjegoi mënyrat se si mund të investohet në bursë.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nisur aktivitetin e saj më 22 shkurt, me tregtimin e Titujve të Qeverisë (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari).

Sot më 01.06.2018, në ambjentet e Bursa Shqiptare e Titujve ALSE u organizua takimi me eksperten e Bankës Botërore zj. Adriana Tanasoiu, e cila po asiston Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për studimin e tregut në lidhje me depozitarin qëndror të titujve në Shqipëri. Zj. Tanasoiu është një eksperte me experiencë të gjatë në industrinë e tiujve, për shkak të anagzhimit të saj disa dhjetra vjecar si drejtuese e lartë e Depozitarit Qendror të Titujve në Rumani.

Gjatë takimit, u bisedua në lidhje me mundesitë e procesit të klerimit dhe shlyerjes së titujve që tregtohen në Bursën ALSE, duke u fokusuar jo vetëm tek depozitari i titujve të Qeverisë (AFISaR) që administrohet nga Banka e Shqipërisë, por edhe për rëndësinë e ekzistencës së një depozitari tjetër i cili të administrojë procesin e regjistrimit, klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në tituj të emetuar nga biznesi (aksionet, obligacionet e korporatave, letrat tregtare etj.). Në takim një vend i vecantë iu dha edhe skemës së klerimit dhe shlyerjes së fondeve cash nëpërmjet sistemit AIPS të administruar nga Banka e Shqipërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në përfundim të Monitorimit të Parë të kryer pas Përfundimit të Programit me Shqipërinë, ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare. Raporti nënvizon se ekonomia shqiptare ka vazhduar të rritet, duke shënuar një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.8% gjatë vitit 2017.

Në analizën e tregjeve financiare jobankare, raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson pozitivisht punën e bërë nga AMF dhe thekson se “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë një progres rrënjësor lidhur me përmirësimin dhe adoptimin e kuadrit të ri rregullativ në lidhje me mbikëqyrjen e tregut të kapitaleve dhe fondeve, duke përmendur hartimin e rregulloreve të reja mbi administrimin e likuiditetit të fondeve të investimeve, transaksionet me palët e lidhura, etj.

Autoriteti është i angazhuar për plotësimin e gjithë rekomandimeve të lëna nga Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me:

  • Kuadrin rregullator për menaxhimin e krizave për fondet e investimeve, që aktualisht në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë është drejt përfundimit;
  • Krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe rregullator për instrumentet e reja, për bursën e sapo licencuar, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Për të lexuar raportin e plotë të Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ju lutem klikoni këtu

Sot datë 29.05.2018, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Tirana Bank.
Tirana Bank është banka e parë e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë me vendimin nr. 1 datë 21.05.2010. Më pas, Tirana Bank u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 15 datë 23.03.2018 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë. Duke filluar nga data 29.05.2018 Tirana Bank është anëtari i katërt i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve dhe Bankën Ndërkombëtare Tregtare.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 29.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Asnjë transaksion nuk u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange)
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 2 Vjeçare dhe 10 Vjeçare
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 39 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 4,057,920 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.05.2018 klikoni këtu.

Lëvizje te postimet