Tirana Bank, anëtari më i ri, fillon zyrtarisht tregtimin në Bursën ALSE

Sot datë 29.05.2018, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Tirana Bank.
Tirana Bank është banka e parë e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë me vendimin nr. 1 datë 21.05.2010. Më pas, Tirana Bank u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 15 datë 23.03.2018 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë. Duke filluar nga data 29.05.2018 Tirana Bank është anëtari i katërt i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve dhe Bankën Ndërkombëtare Tregtare.