Katër vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH – Ulet norma bazë e interesit me 0.25%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u njoh dhe analizoi zhvillimet e fundit në tregjet financiare, me fokus të veçantë në mbiçmimin e shpejtë të kursit të këmbimit. Pasi vlerësoi ndikimin e pritur të tij në ecurinë e inflacionit në afatin e mesëm, si dhe përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare për arritjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  1. Të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje në nivelin 1.00%
  2. Të ulë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë me 0.15 pikë përqindje, në nivelin 0.10%
  3. Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë me 0.35 pikë përqindje, në nivelin 1.90%
  4. Të ndërmarrë operacione të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor.

SCAN