NJË MOMENT HISTORIK – 5 KORRIK 2023 !

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE organizoi ditën e djeshme ceremoninë e listimit të titullit të parë të borxhit privat në Bursë.

Krenarë për këtë arritje të madhe dhe pafund mirënjohës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë , sapo kemi shtruar një rrugë që së shpejti do të ndiqet edhe nga korporata të tjera Shqiptare.

Frymëmarrje për financimin e bizneseve, alternativa të reja investimi për investitorët…këto i siguron tregu i kapitaleve dhe Bursa Shqiptare e Titujve ALSE !

Tingujt e këmbanës së Bursës mblodhën dje shumë dëshmitarë të listimit të parë në ALSE…Faleminderit të gjithë të pranishmëve, banka, institucione financiare dhe bizneset më të mëdha që operojnë në Shqipëri, që u bëtë pjesë e eventit më të rëndësishëm të tregut shqiptar të kapitaleve !

Përgëzime NOA.Financojme – E para në Bursë!