NJOFTIM LISTIMI

Këshilli Mbikëqyrës i Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sha, me vendimin e tij nr. 60, dhe datë hyrje në fuqi 05 Korrik 2023, ka pranuar listimin zyrtar të titullit të parë të borxhit privat të emetuar nga Institucioni Financiar Jo-Bankë, NOA sha, me ISIN AL0022100146 në segmentin e Tregut Zyrtar Standard të platformës së tregtimit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Subjektet e interesuara për të tregtuar (blerë apo shitur) këto tituj para afatit të maturimit, mund t’i paraqesin kërkesat dhe ofertat e tyre në platformën elektronike të tregtimit në ALSE nëpërmjet bankave apo shoqërive komisionere që janë të anëtarësuara pranë Bursës Shqiptare të Titujve ALSE sh.a.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a., është e vetmja Bursë në Republikën e Shqipërisë e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare me vendimin nr. 2, datë 03.07.2017 dhe vendimin nr. 1 datë. 28.04.2022.

Për informacion më të detajuar në lidhje me Prospektin (dhe dokumentacionin shoqërues) e obligacioneve të NOA sh.a. të listuara në Bursë klikoni këtu