Konferenca ndërkombëtare “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”

Më 19 Maj 2022, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), organizuan konferencën ndërkombëtare me temë “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”.

Konferenca pati një pjesëmarrje të nivelit të lartë me përfaqësues nga Qeveria Shqiptare, Mbikëqyrësit Financiarë si edhe institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Z.Mete në fjalën e tij shprehu rëndësinë e zhvillimit të tregut të kapitaleve si dhe nevojën e rritur për likuiditet, që ka ardhur si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatës pandemike të viteve të fundit.

Zhvilimet e fundit në kuadrin rregullativ, të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian, së bashku me plotësimin e infrastruktures së tregtimit dhe pastregtimit, dhe zhvillimit të mëtejshëm të investitorëve institucionalë do t’i japin më shumë hov zhvillimit të tregut të kapitaleve në vend.

Z.Mete, u shpreh gjithashtu se, tregu i kapitaleve në vend ka shumë hapësirë për emetues të rinj, përtej emetimit të bonove dhe obligacioneve nga ana e qeverisë apo obligacioneve me ofertë private, për këtë arsye një listim i mundshëm i disa kompanive me kapital shtetëror apo emetim prej tyre i obligacioneve në ofertë publike  do të ishte një shembull i mirë për emetuesit e tjerë korporativë.

Një sistem financiar i larmishëm, me një treg kapitali funksional është i dobishëm për zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Edhe pse i vogël, tregu i kapitalit në Shqipëri është dinamik dhe ka të gjithë potencialin për të luajtuar një rol kyç në zhvillimin e vendit në terma afatgjatë, shprehet z. Meier.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z.Ahmetaj,  shprehet se një vend si i yni ka nevoja të vazhdueshme dhe të panegociueshme për reforma. Strategjia për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, vijon z.Ahmetaj, nuk duhet të mbetet vetëm si një strategji, por duhet të kalohet për miratim në parlament sepse jemi duke folur për një sektor i cili është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë.

Ne, në strategjinë tonë kemi nevoj për një plan veprimi dhe pjesë e këtij plani të jetë përgatitja e një ose dy kompanive që të jenë të gatshme të hyjnë në tregjet e kapitait për të dhënë energji dhe siguri të gjithë aktorëve në vend.

Gjithashtu z.Ahmetaj shprehet se, sipas mendimit të tij, qeveria duket të jetë pjesë e bursës si aksionare,  dhe së bashku me aktorët aktual dhe palët e interesit që janë pjesë e bursës do ta bënte një instrument spektakolar për kompanitë që kërkojnë të futen në tregjet e kapitaleve.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, u përfaqësua në këtë konferencë nga z.Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Banka Amerikane e Investimeve/Aksionar i Bursës ALSE.

Z.Ballta shprehet se diskutimi mbi nevojën apo jo të bursës tashmë është një diskutim i mbyllur. Përfshirja në këtë iniciativë e shtetit, e bankave lokale dhe jo vetëm, do të ishtë ishte dicka fantastike, pasi kjo është një iniciativë që sjell benefite të cila prekin popullsinë në baza të gjëra.

 

Erinda Fiku

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE