Miratimi i Përshtatshmërisë së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me Ligjin 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka përfunduar me sukses procesin e përshtatjes së aktivitetit të saj me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”. Ky proces është finalizuar me miratimin e përshtatshmërisë nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financare me Vendim Bordi nr.90 datë 28.04.2022.

Miratimi i përshtatshmërisë sjell njëkohësisht zëvendësimin e Lincencës së aktivitetit të Bursës Nr. 2 datë 03.07.2017 lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Licencën Nr.1 datë 28.04.2022.

Përshtatja me Ligjin është shoqëruar me përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit të brendshëm rregullativ të shoqërisë Bursa Shqiptare e Titujve ALSE.

Për t’u njohur me rregulloret e ndryshuara klikoni këtu