
Ministria e Financave e Shqipërisë shiti 3 miliardë lekë (29 milion dollarë / 24.4 milion euro) Obligacione Thesari tre vjecare në një ankand në 12 Prill 2021, të dhënat këto të marra nga banka qendrore e vendit.
Kuponi për emetimin e Obligacionit të Theasarit u percaktua në 2.80%, i pandryshuar krahasuar me ankandin e mëparshëm të letrave me vlerë tre vjecare të qeverisë të mbajtur në shkurt, sipas shifrave të botuara nga Ministria e Financave.
Ky emetim i ri i letrave me vlerë të Qeverisë do të maturohet në 23 Shkurt 2024.
Detajet si më poshte:
| Data e Ankandit | 12 Prill | 19 Shkurt |
| Shuma e ofruar (miliarde lek) | 3 | 4 |
| Shuma e shitur (miliarde lek) | 3 | 4 |
| Totali i ofertave (miliarde lek) | 5.6 | 4.49 |
| Raporti i Mbulimit te Shumes se Ofruar | 1.87 | 1.12 |
| Yeldi maksimal i kërkuar | 3.34% | 3.30% |
| Yeldi minimal i kërkuar | 2.79% | 2.70% |
| Kuponi | 2.80% | 2.80% |
Burimi: SeeNews
