ALREG nis operimin në sistemin AIPS. Tregtimi i titujve të biznesit në Bursën Shqiptare ALSE tashmë i mundshëm

Duke filluar nga data 1 Mars 2021, Regjistrari Shqiptar i Titujve ALREG, një institucion i ri financiar, i cili pritet të operojë si regjistrar dhe depozitar qendror për titujt e biznesit është pranuar si anëtar operator në sistemin e pagesave me vlerë të madhe (AIPS) të administruar nga Banka e Shqipërisë.

Lidhja e sistemit të depozitarit qendror të titujve të biznesit ALREG si me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE ashu edhe me sistemin e pagesave AIPS, plotëson të gjithë arkitekturën e nevojshme për procesin e “tregtimit-klerimit-shlyerjes” së titujve të tregtuara në bursë. Ky padyshim është një hap revolucionar në drejtim të zhvillimit të tregut të kapitaleve në vend, pasi i hap rrugën pa asnjë pengesë procesit të listitmit të biznesit vendas në Bursën Shqiptare ALSE.

Në kushtet e efekteve negative që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në ekonominë e vendit, si dhe rritjes së nivelit të sjelljes prudenciale që po ndjek sektori bankar në drejtim të kredisë së re për ekonominë, bursa shikohet si një alternativë mjaft e domosdoshme për financimin afatgjatë të biznesit në Shqipëri.

Për më shumë info ndiqni specialen e përgatitur nga SCAN TV duke klikuar ketu.