Më datë 31.08.2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi ndryshimet e fundit në Rregulloren e Bursës ALSE.
Rregullorja e Bursës ALSE është dokumenti më i rëndësishëm i cili lidhet me mënyrën e organizimit të tregut si dhe ka për synim mirë-funksionimin e tij. Ndër ndryshimet e miratuara më kryesoret janë:
- Baza e nevojshme rregullative e cila për herë të parë i hap rrugën tregtimit në bursë të obligacioneve korporative të emetuara me ofertë private;
- Mundësimi i aksesit për marrjen e informacioneve mbi çmimet e tregut të titujve në kohë reale nga media dhe investitorë institucionalë (si fonde pensionesh, fonde investimesh, kompani sigurimi etj) në statusin e “Observer-it”;
- Krijimi i Komisionit të Disiplinës si një organ i pavarur me kompetenca këshillimore dhe vendimarrëse me qëllim sigurimin e një procesi sa më të drejtë,transparent e të pa-anshëm për investitorët dhe pjesmarrësit e tregut;
- Ndryshimi i strukturës së tarifave dhe komisioneve me qëllim nxitjen e rritjes së volumeve të tregtimit nga ana e operatorëve të tregut.
Për më shumë informacion rreth ndryshimeve në Rregulloren e Bursës ALSE klikoni këtu.
Për të lexuar variantin final të rregullores së përditësuar klikoni këtu.
