Këndvështrim i Përgjithshëm

Viti 2019 shënoi vitin e dytë të operimit të Bursës ALSE. Edhe gjatë këtij viti u tregtuan vetëm Tituj Qeveritarë në ALSE. Volumi i tregtimit në bursë qëndroi në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018. Përkundrejt këtij fakti, gjatë vitit 2019, u pa një rritje interesi lidhur me anëtarësimin në Bursën ALSE, ku dy anëtarë të rinj u bashkuan (një bankë dhe një firmë brokerimi), duke sjellë numrin total të anëtarëve në katër.

Në kuadrin e përgjithshëm, gjatë vitit 2019, vlera totale e tregtuar në bursë ishte 2.46 miliard LEK, ose rreth 20.2 milion EUR, me një volum total prej 52,350 njësish të tregtuara në 101 transaksione. Në një analizë të përgjithshme të karakteristikave të tregtimit gjatë këtij viti, u vu re se kanë dominuar:

  • Transaksionet me Klientët (76.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet e ekzekutuara gjatë Orarit Zyrtar (59.8% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në Obligacionet e Thesarit (86.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në valutën LEK.

Përsa i përket llojit të titullit, shumica e tregtimeve janë kryer në Obligacione Thesari me maturitet 5 dhe 10 vjeçar, të ndjekur nga ato me maturitet 3 vjeçar. Ndërkohë, shumica e tregtimeve në Bono Thesari janë kryer me ato me maturitet 12 mujor, të ndjekura nga ato me maturitet 6 mujor.

Mungesa e një Depozitari Qendror Titujsh (DQT) funskional në arkitekturën e tregut financiar vendas, e ka bërë të pamundur tregtimin e titujve korporativ (aksione dhe obligacione korporative). Megjithatë, gjatë vitit 2019 një punë intensive është kryer nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) për të përgatitur kuadrin e plotë rregullativ, i cili nevojitet per licencimin e Rregjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG). Një DQT funksionale do të plotësojë infraskturën e munguar, e cila mundëson tregtimin e titujve korporativ vendas në bursë.

ALREG është i licensuar nga AMF si regjistrar titujsh që nga Janari 2019, si dhe nga BSH si operator i shlyerjes së titujve që nga Dhjetori 2019. Aktualisht, ALREG është gati për të ofruar shërbimet back – office (të klerimit dhe shlyerjes) për transaksionet me titujt korporativ të ekzekutuar në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Për më shumë informacione rreth aktivitetit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE gjatë viti 2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 87 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 9,754,440 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 26.12.2019 klikoni

këtu

18 Dhjetor 2019 – Bursa e Zagrebit blen 5.3% të aksioneve të Bursës së Maqedonisë në një transaksion të raportuar nga kjo e fundit.

Kjo është blerja e dytë e aksioneve të një burse rajonale nga Bursa e Zagrebit, pas blerjes së 100% të aksioneve të Bursës së Lubljanës gjatë vitit 2015 nga Bursa e Vienës.

Bursa e Zagrebit ka bashkëpunuar për shumë vite në mënyrë të sukseshme me Bursën e Maqedonisë duke shkëmbyer njohuri (know – how), ide dhe ekspertizë që nga viti 2014, kur bursa rajonale SEE Link u themelua së bashku me Bursën e Bullgarisë. Të tre Bursat themeluese ndanin pronësi të barabartë ne SEE Link. Bashkëpunimi u intensifikua më herët këtë vit, kur Bursa e Maqedonisë nënshkroi një marrveshje ekskluzive bashkëpunimi me kompaninë Kroate, Funderbeam South East Europe (SEE), në të cilën Bursa e Zagrebit zotëron 20% të pronësisë, dhe është pjesë e Estonia Funderbeam Group, të cilët operojnë si një platformë financimi start – up pë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs). Partneriteti me Bursën e Maqedonisë është bërë kryesisht për qëllime edukative dhe për të promovuar kompanitë vendase me mundësinë për të rritur kapital nëpërmjet një platforme inovative me qëllimin e zhvillimit të mëtejshëm të biznesit deri në maturimin e tyre në mënyrë që të arrijnë fazën për të qënë potencial për t’u listuar në Bursën e Maqedonisë.

“Ndërlidhja e tregjeve të kapitalit është një rrugë logjike jo vetëm në rang rajonal por edhe global ndërsa tregjet – veçanërisht të voglat – kanë nevojë për transparencë më të madhe dhe invesitorët janë në kërkim të shërbimeve më ekonomike dhe eficiente. Eksperienca që ne morëm nga blerja e Bursës së Ljubljanës ishtë mjaft pozitive, dhe besojmë se një pjesë e saj do të implementohet në mënyrë të suksesshme në rolin tonë si aksioner në minorancë në Bursën e Maqedonisë. Nëpërmjet eksperiencës sonë në Kroaci dhe Slloveni ne jemi të vetëdijshëm që secila nga ekonomitë rajonale ka nevojë për një treg vendas kapitali më të fortë dhe në këtë drejtim ne do të ndihmojmë në rritjen e rolit të Bursës së Maqedonisë në ekonominë vendase. Ne besojmë se Bursa e Maqedonisë ka dukshëm mundësi për rritjen dhe zgjerimin e gamës së produkteve që ofron dhe synojmë të jemi pjesë aktive në këtë zhvillim, veçanërisht përsa i përket përputhshmërisë së legjislacionit Maqedonas me atë Europian, në të cilën ne kemi mjaftueshëm eksperiencë” – u shpreh Ivana Gazic, Presidente e Bordit Drejtues të Bursës së Zagrebit.

 

Gjatë datës 17.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 94 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 932,480 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 17.12.2019 klikoni

këtu

 

Gjatë datës 16.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 1,059,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 16.12.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 13.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 493,100 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 13.12.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 12.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,300 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.12.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 10.12.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 50,190,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhënat e tregtimit të datës 10.12.2019 klikoni

këtu

Licencimi i plotë i ALREG mundëson tashmë që Bursa të mund të kryejë edhe në praktikë një tregtim të tillë. Vitet e fundit, potencialet për zhvillimin e bursës në Shqipëri janë në rritje. Disa kompani, kryesisht brenda sektorit financiar, kanë aplikuar me sukses emetimin e obligacioneve me ofertë private.

Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Lëvizje te postimet