Gjatë datës 31.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE nuk u ekzekutua asnjë tregtim.
Sot datë 29.05.2018, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Tirana Bank.
Tirana Bank është banka e parë e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë me vendimin nr. 1 datë 21.05.2010. Më pas, Tirana Bank u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 15 datë 23.03.2018 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë. Duke filluar nga data 29.05.2018 Tirana Bank është anëtari i katërt i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve dhe Bankën Ndërkombëtare Tregtare.
Gjatë ditës së tregtimit të datës 29.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione
- Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
- Asnjë transaksion nuk u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange)
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 2 Vjeçare dhe 10 Vjeçare
- U tregtuan gjithsej një numër prej 39 Obligacione Thesari
- Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 4,057,920 LEK.
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.05.2018 klikoni këtu.
Gjatë datës 24.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
- U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
- Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) u krye jashtë burse në datë 24.05.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë 24.05.2018
- Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
- U tregtuan gjithsej një numër prej 140 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 14,259,000 LEK
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të raportimet e tregtimit të datës 24.05.2018 klikoni këtu.
Gjatë ditës së tregtimit të datës 22.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione
- Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe një transaksion u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
- Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
- U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari dhe 115 Obligacione Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 983,700 LEK dhe në Obligacione Thesari ishte 11,707,000 LEK,
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 22.05.2018 klikoni këtu.
Sot me datë 16.05.2018, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Z. Artan Gjergji pati një takim me Presidentin e Shoqatës së Tregtimit të Letrave me Vlerë në Shqipëri, z. Blodi Çuçi. Takimi u fokusua në problematikat që karakterizojnë aktualisht industrinë e titujve në vend si dhe mungesat që ka arkitektura e tregut financiar. Gjithashtu një vëmendje e veçantë iu kushtua problematikave konkrete që kanë firmat e brokerimit në industrinë e titujve në vend, si dhe hapat që ato duhet të ndërmarrin për anëtarësimin në Bursën ALSE. Së fundmi, u bisedua mbi sfidat që shoqërojnë industrinë dhe mbi nevojën e koordinimit dhe bashkërendimit të punës në funksion të zhvillimit sa më të shpejtë të tregut në vend.
Gjatë datës 17.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE nuk u ekzekutua asnjë tregtim.
Gjatë ditës së tregtimit të datës 15.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari Thesari 12 Mujore;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 200 Bono Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 1,991,200.00 LEK,
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 15.05.2018 klikoni këtu.
Gjatë datës 11.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
- U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
- Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) u
krye jashtë burse në datë 11.05.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë
11.05.2018 - Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
- U tregtuan gjithsej një numër prej 190 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në
19,361,000 LEK
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimet e tregtimit të datës 11.05.2018 klikoni këtu.
Gjatë ditës së tregtimit të datës 10.05.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua gjithsej 2 transaksione në 1 titull;
- Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari Thesari 5 Vjeçar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 Obligacione Thesari;
- Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 104,210,000 LEK,
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.05.2018 klikoni këtu.
