Bursa ALSE publikon Raportin Vjetor 2020

Sot më datë 21.05.2021 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikoi Raporti Vjetor 2020, në të cilin pasqyrohet mbarëvajtja e aktivitetit gjatë vitit të tretë të funksionimit si treg i organizuar aktiv. Në këtë Raport përfshihen informacione rreth anëtarësimeve, listimit të titujve të borxhit Qeveritar dhe transaksioneve me to, aktiviteteve dhe nismave të organizuara nga Bursa ALSE në kuadër të edukimit të publikut si edhe një gamë të gjerë informacionesh të detajuara, pjesë e veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit ushtrimor.

Edhe pse 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështirë në historinë e njerëzimit, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, i cili futi në një krizë të thellë shëndëtsore, sociale dhe ekonomike mbarë botën, për tregun e financiar të vendit ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në drejtim të revolucionarizimit të kuadrit ligjor. Parlamenti Shqiptar miratoi 4 ligje shumë të rëndësishme që mbulojnë tregjet financiare (sektorin e tregut të kapitaleve, fondeve të investimeve, sistemit të pagesave dhe sektorin e teknologjisë së regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT) ose siç njihet ndryshe “Teknologjia Blockchain”.

Sa i përket menaxhimit të situatës dhe efekteve që solli pandemia COVID-19 në të gjithë tregun financiar dhe sjelljen e konsumatorëve, Bursa ALSE arriti të menaxhonte me sukses në mënyrën më të mirë të mundshme të gjithë problematikën e krijuar, duke mos e ndikuar në asnjë moment mbarëvajtjen e seancave të tregtimit të titujve dhe punëve të përditshme. Raporti vjetor përfshin informacion më të detajuar në lidhje me masat e marra nga Bursa ALSE për menaxhimin e situatës post-COVID.

Për më shumë informacion klikoni këtu