Union Bank mori këtë muaj miratimin e Bankës së Shqipërisë për të ushtruar veprimtarinë e tregtimit të letrave me vlerë për llogari të klientëve. Banka qendrore njoftoi zyrtarisht se Union Bank është tashmë e licencuar “në tregtimin për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar ose ndryshe të letrave me vlerë të transferueshme”, në ndërmjetësimin për transaksionet monetare të marrjes në kujdestari, si edhe në shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse të lidhur me tregtimin e titujve.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars Union Bank zotëronte asete totale në vlerën e rreth 69 miliardë lekëve, ose 4.4% të aktiveve totale të sistemit bankar shqiptar. Portofoli i letrave me vlerë në bilancin e Union Bank në fund të muajit mars arriti në 23.6 miliardë lekë, në rritje vjetore me 32%.
Burimi: Paraja.net

